Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK gjyqtaren: Veprime skandaloze dhe abuzim me detyrën

28 Dhjetor 2021, 14:21Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar kallëzim në SPAK për një gjyqtare të Tiranës.

Bëhet fjalë për gjyqtaren Klorinda Çela, e cila u shkarkuar javën e fundit të tetorit nga KPK.

Sipas Manjas, kjo gjyqtare ka bllokuar investimet e qeverisë.

“Jam sot këtu për të bërë publik një kallëzim që sot do ta depozitojmë në SPAK për një vendimmarrje të një gjykatëseje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke penguar një investim madhor.

Rast skandaloz, i turpshëm i abuzimit me detyrën e lartë. Gjykatësja K.Ç. gjykatëse e gjykatës civile, ka lënë peng fëmijët duke bllokuar punën për Qendrën Kombëtare të Fëmijëve. Kur sapo ministria bëhet gati të nisë punën, prona e shtetit na del me barrë”, tha Manja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje