“120 mijë euro për të udhëtuar me charter privat” – Rama iu përgjigjet akuzave të PD-së

31 Janar 2022, 16:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjeve që deputetja e PD-së Oriola Pampuri i drejtori ditën e djeshme, pasi e akuzoi atë se harxhon 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për të udhëtuar me “charter privat” për qejfet e veta.

Rama publikon një video me pyetje përgjigjet, të cilën e shoqëron me tekstin: “Ndiqeni një minutë ju lutem, se si pasi 5004 delegatë u ulën në 1958 karrige, 345 euro prodhuan 120 mijë euro karburant…”.

Ndërsa i përgjigjej njërës prej pyetjeve, Rama tha se ai harxhon më pak se sa kanë harxhuar paraardhësit e tij në detyrë.

“Mesatarja vjetore për zhpenzimet e mia zyrtare të cilat paguhen nga fondi i Kryeministrisë është më e ulët se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve të paraardhësve të mi. Pse? 

Për një arsye të thjeshtë. Ata udhëtonin në bussiness Class ndërsa unë kam udhëtuar thuajse tërësisht me ekonomik, me përjashtim të rasteve të veçanta”- deklaroi Rama.

Akuza e PD-së: Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta.  Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve.

Rama: Në fakt jo, unë jam i pari kryeministër në këtë vend që udhëtimet e mia shumë të rralla private me familjen, nuk i bëj kurrë me shpenzimet e shtetit.

Pyetja e PD-së: A përdore charterin privat për të dhënë intervistë për ”Manager Magazine”?

Rama: Jo, kam përdorur me biletë vajtje-ardhje, ulëset ekonomike të Lufthansës, së bashku me gruan dhe djalin e vogël.

Pyetja e PD-së: Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi?

Rama: Bileta ekonomike e Lufthanses ka kushtuar 345 Euro.

Pyetja e PD-së: Kush ka firmosur për udhëtimet e tij? Kush i ka paguar ato?

Rama: Mesatarja vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare, të cilat paguhen nga fondi i Kryeministrisë, është më e ulët se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve të paraardhësve të mi, për arsyen e thjeshtë se ata udhëtonin në business class ndërsa unë kam udhëtuar thuajse tërësisht në ekonomik, me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë – e njëjta gjë edhe për ministrat. Ndërkohë qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompaninë Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme.

Pyetja e PD-së: Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve.

Rama: Sasia më e lartë vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare ka qenë 4.623.089 lekë në vitin 2014. Ndërsa shifra 120 mijë euro karburant për fluturim privat, është produkt i të njëjtës aritmetike fantastiko-shkencore, që nga 1958 ulëset e Pallatit të Kongreseve nxorri 5004 delegatë. Po t’i shumëzosh këta delegatë me 30 dhe pastaj të zbresësh 30, dalin fiks 120 mijë euro karburant për 7×7 brava, baraz 42 fluturime.

10 komente në ““120 mijë euro për të udhëtuar me charter privat” – Rama iu përgjigjet akuzave të PD-së”

  1. Rama me frazat e Berishes wowww??? says:

    Tani Rama ka fillue të perdore frazat e Berishes per Lulzim Bashen dhe Kjo na tregone se te gjith politikanet Shqiptare hajduta dhe Saliu vrase jane 1 jane bashke per të mbrojture interesat e tyre prsonale dhe familjare.. ndoshta Lulzim Basha me ndimen e Amerikanve do të ndahet nga Rama, Saliu dhe Ilir ???

    1. Erdogani i Turkise, 250 mil investim ne Serbi po vetem xhamija ne Shqiperi. says:

      Rofte legen i Rama, Lideri Global i arnautistanit..i beqirave….

  2. I juaji Edi Rama says:

    120 Mije Euro per bileta? Po une kam rrasur 120 Milion Euro te gjobes Bekettit ne Buxhet te Shtetit ore te paudhe!

    1. Mario says:

      Asgje nga kjo nuk i eshte paguar Bekettit.

  3. emigranti says:

    po te gjithe vjedhin kush me pak dhe kush me shume po kriminel si saliu dhe luli e nuk eshte

  4. Bubuzhel Berati says:

    I madhe je gjigand

  5. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Kryeminister legen

  6. Pak says:

    Sqarim korrekt pa nxitim me shifra dhe ironi therese per idiotat qe s’mbushin. Keshtu s’do kemi kurre opozite. Na ngeli Edi Rama ne dere deri sa te ikij vete.

  7. Kris 1 says:

    Kur mori pushtetin ecte me kembe dhe Velina e tij ne Tirane me biciklete

  8. PATRONAZHISTI says:

    Opozita do te bente mire te fliste me fakte e jo me fjale per tymnaje.Shifra 120000 euro tregon nje shifer maramendese ,sikur globit ti vinte verdalle.Duke folur ne te tille menyrei jepni mundesi Atij dhe kujtedo tjeter te fshehe abuzimet e mundeshme dhe nderkohe neser kur te jeni pushtetar te heshtni,per te bere te njejten gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje