Djali i vogël i Nazmi Bastriut dhe Lirie Kondit tregon për herë të parë gjithë përjetimet e fëmijës që kujtimet e vetme të fëmijërisë i lidh me orarin e drekës, kur duhet të lypte ndonjë kafshatë buke.
Si u martua e ëma, e bija ekonomiste e kolonel Elmaz Kondit, me të atin e tij nga komuniteti rom. Ç’u bë me ta pas martesës së padëshiruar nga familja e bardhë dhe presione të vazhdueshme të Sigurimit, që çuan deri në vdekjen e së ëmës dhe burgosjen e të atit. Persekutimi nga ish-zv. ministri i Brendshëm Xhulio Çiraku, i afërm i Hysni Kapos
Ç’ka ndodhur shoku kolonel?
-Shoku m*t, më thuaj.
-Po ti fol mor burrë, ç’i ka ndodhur vajzës?
-Dashuron një… arixhi.
-Arixhi?, klithi studenti i Shkollës së Partisë.
-Po, po, arixhi safi! Bato Kazanxhiu e quajnë. Jeton në Bregun e Lumit. Në barake me llamarina. Mes evgjitërve barkëjashtë e këmbëzbathur.
-Si kështu? Blerta është vajzë e urtë, e sjellshme. Vërtet e heshtur, po, deri këtu… Dashuri me arixhiun! Ç’do të thotë bota xhanëm? Po ju çfarë keni bërë o kolonel?
-Unë Telo Mezani, kolonel i Ministrisë së Brendshme me nipër e mbesa arixhinj… Për ideal të Partisë, e tmerrshme! E kobshme! Më e zezë se vdekja. Që ta gjesh në një roman artistik këtë dialog, asgjë të çuditshme nuk ka. Por, kur që në krye të faqeve të romanit shkruhet dukshëm që të gjitha ngjarjet janë të bazuara në ngjarje të vërteta, atëherë historia ndërlikohet. Emrat e personazheve të sipërpërmendur nuk janë ata realët, ama duhet të jenë diku nëse ngjarja është e vërtetë. Këtë dilemë që ngjalli romani “Nata e syrit të gjelbër” me autor Mina Qiricin, na e zgjidhi vetë autori.
Drita e qetësisë nuk u pasqyrua asnjëherë në sytë e mëdhenj ngjyrë gjelbër të dy protagonistëve të ngjarjes. Ky nuk është vetëm fakt i marrë nga ngjyrat artistike të romanit, kërkimi rreth ngjarjes shkoi shumë afër së vërtetës. Të paktën te emrat dhe ngjarjet, po. Aq sa i lejonte kujtesa një djaloshi gjysmë rom e gjysmë të bardhë, që i rënduar nga kujtimet e vrazhda të fëmijërisë emigroi qysh në vitet e para, kur mundën të gjithë, për të mos iu kthyer më gjatë për të jetuar. Mjaftueshëm, sa për të takuar të atin e shenjosur në trup e shpirt nga e shkuara, deri dy vjet më parë, kur u largua njëherë e përgjithmonë.
Alfred Bastriu është i biri i protagonistit të ngjarjes së romanit. Pjellë e dashurisë së luftuar në çdo kohë. Portreti i tij është i vrazhdë, i egër. Sado që gjatë bisedës përpiqet edhe të buzëqeshë, me gjithë dhembjen që i shkakton historia që duhet të tregojë, sytë e tij (të shkruar, me nuanca të lehta të jeshiles të së ëmës) nuk e shmangin dot njëfarë “urrejtje ndaj botës”.
I ati nuk ua pati ushqyer kurrë këtë ndjenjë urrejtjeje, edhe pse ishin përherë të përçmuar e keqtrajtuar, megjithatë ai nuk e shmang dot. Kur ishte 5 vjeç e shkonte lypte koraçka (kore buke) te komshinjtë, i ndërgjegjshëm që ishte duke shkuar ai, sepse vëllezërit e mëdhenj turpëroheshin nga kjo gjë, në shikimin e tij akumuloheshin të gjitha; urrejtja instiktive ndaj gjithçkaje dhe asgjëje, turpi, pafuqia. Kështu u rritën sytë e tij. Edhe sot, që kanë fituar të gjitha tiparet e burrërisë, nuk e kanë të lehtë buzëqeshjen. E kush do të mundej!? Me ato përpëlitje që të shkaktonte shfletimi i albumit të tij familjar të fotografive, ndërsa edhe ai vetë i shihte pas kaq vitesh e bënte bashkë copëza historish, edhe aq, shikimi ishte i mirë. Cila është e shkuara e këtij djaloshi të sapokthyer nga përbuzja e emigrimit për të ndërtuar një shtëpi të re, po aty ku i ati për 62 vite pati të vjetrën. Në po ato rrugica të “Alliasit” (lagje e komunitetit rom), ku u rrit e ku kërkoi bukë. Ç’ishte kjo gjëmë e madhe që prindërit i kishin bërë të tjerëve aq sa për të ardhur policia në shtëpi e të kërkonte me dhunë t’i çonte drejt jetimores. Qysh atëherë, fëmijët i jepnin këtyre pyetjeve përgjigje të pjesshme. Edhe pak vite akoma dhe gjithçka do të ishte e qartë.
HISTORIA E DASHURISË SË DJALIT ROM ME TË BIJËN E KOLONELIT
Emri i vërtet i Blertës së romanit të autorit Mina Qirici ishte Liri (i tëri ironik fati me të, qysh kur u shtiu ndër mend prindërve të saj t’i vinin të bijës këtë emër). Liri Kondi. Kujdesi që prindërit kishin treguar për të në të gjitha fazat e rritjes, e kishte bërë atë një vajzë të mirërritur e të shkolluar. Për një kolonel të Ministrisë së Brendshme, që në një mënyrë a në një tjetër do të kishte domosdo lidhje me “të mëdhenjtë”, kjo gjë ishte lehtësisht e mundur. Vetëm se fati nuk mund të kontrollohet e as të zmbrapset. Me të kryer studimet, Liria nisi të punonte në fermën ‘Gjergj Dimitrov’ si ekonomiste. Ishte aty ku u ndeshën shikimet e tyre.
Një burrë i gjatë, bukurosh, me sy të mëdhenj të gjelbër e tipare të forta, nuk i shpëtonte vëmendjes së vajzave të reja. Sado që djaloshi nuk ishte si ajo, në një zyrë duke u marrë me llogaritë e inventaret e mallrave. Ishte njëri prej punëtorëve të fermës. Por, ky disnivel arsimor nuk ishte e vetmja pengesë. Nazmiu ishte rom. E ç’punë i prishte Lirisë kjo gjë, për të ai ishte më i miri, më i bukuri. As që e çonte në mend se ngjyra e tij e lëkurës do t’i kushtonte jetën. Pavarësisht së ardhmes së hidhur, kështu nisi dashuria e vajzës së kolonelit me djalin me ngjyrë.
Ishte fundi i viteve ’60-të, kohë kur racizmi de jure dënohej bindshëm, por po të ulje këmbët në tokë, kuptoje realitetin e ndryshëm nga fjalët. Kështu, Nazmi Bastriu u kthye në qendrën e sulmit për kolonelin Elmaz Kondi dhe të ëmën e tij ca më të afërt me ‘ata’ të Sigurimit, Trëndelina Kondi. Pyetjes nëse pas këtyre fshihej dikush tjetër, sot Alfred Bastriu ia ka gjetur njëfarësoj përgjigjen, a së paku mendon t’ia ketë gjetur.
“Nga ato çfarë na tregonte babai, mendoj që pas stërgjyshes sime, Trëndelinës, fshihej një tjetër më i fuqishëm, i afërmi i saj Xhulio Çiraku”. Xhulio Çiraku ishte gjeneral e zëvendësministër i Brendshëm e me gjithë postet, si për rastësi, ishte djali i tezes së Hysni Kapos. Domosdo që gjëra në dorë kishte plot, të paktën aq sa t’ia bënin të hidhur jetën Nazmiut. Aq sa, edhe në ditët e fundit të jetës, nuk i ishin zhdukur, vetëm sa i ishin përforcuar shenjat e torturave të burgut në trup. E megjithatë, Nazmiu asnjëherë nuk u ankua përpara tre djemve. “Ishte shumë burrë për ta bërë këtë, do ishte si të përbaltte kujtimin e sime mëje”.
TMERRET E ‘LUFTËS’ SË FAMILJEVE
Shkëmbimi i vështrimeve të të rinjve ishte vendimtar. Për asnjërin prej të dyve nuk kishte kthim mbrapa. Qoftë për Nazmiun që po merrte një mijë e një kërcënime që të ndahej nga vajza e kolonelit, qoftë për Lirinë, që presionet e familjes po i vinin me breshëri. Asnjëri prej të dyve nuk u tërhoq nga vendimi që kishin marrë zemrat në heshtje në fermë. Liria u largua nga shtëpia për t’iu bashkuar familjes së Nazmiut. Domosdo që hoqi dorë një herë e mirë nga familja. Por, ata nuk hoqën prej saj. Familja e re u shtua me tre djem, që erdhën në jetë njëri pas tjetrit. Pra, shanset që të ndaheshin ishin zero. Elmaz Kondi megjithatë vazhdonte me presionet e tij.
Ndikoi në jetën e familjes Bastriu, aq sa për ta detyruar të bijën të punojë grumbulluese mbeturinash, bashkë me anëtarët e tjerë të komunitetit rom. “Mendonte se kështu, duke e bërë të vuaj, duke e bërë të prekë skajet e varfërisë, do ta bënte ta linte e të kthehej te familja e saj”. Gjë që Liria nuk e bëri as kur mbeti e vetme, pa të shoqin. “Së pari, babain e internuan e çuan në Fushë-Krujë, në fermën “Halilaj”. Lajmi që mamaja po shkonte ta takonte edhe atje, falë agjentëve të Sigurimit, mbërriti shumë shpejt, kështu që duhet të merreshin masa më të forta. U krijua menjëherë skenari për burgosjen e tij. Ka qenë shumë e thjeshtë atëherë që njerëzit e pushtetshëm të krijonin një ngjarje, një alibi dhe të dënonin kë të kishin dëshirë. Kështu bën edhe me babain. Morën një pistoletë dhe ia futën në xhaketë.
Akuza: “armëmbajtje pa leje”. Të gjitha këto ngjarje, varfëria, ligështimi, puna e rëndë, presionet e vazhdueshme edhe mbi fëmijët, po fillonin të rëndonin shëndetin e Lirisë. Aq sa pa ndonjë sëmundje të diagnostifikuar, domosdo që edhe pa mjekim, (nëse do të ishte sëmundje që zgjidhej me hape) u largua nga jeta ende pa i mbushur të 40-tat. Por, a kishte mbaruar me kaq? Ç’shkonte nëpër mendjen e atyre njerëzve që e kishin shpënë të bijën drejt vdekjes?! A kishin reshtur prej dhimbjes së të luftuarit?! “Unë kam qenë shumë i vogël, gati nuk e kujtoj time më. Kam ndonjë moment të turbullt që më shumë i ngjan një ëndrre të harruar se sa realitetit. Kam qenë 4-5 vjeç kur ajo ka vdekur. Por, kur u rrita, i shihja gjërat ndryshe nga ajo kohë, po që ruaj kujtime. Pas vdekjes së nënës, me babain në burg, ne na mbante halla. Kujtoj sa herë makinën tip xhips që vinte në po këto rrugica, ku kaluam bashkë pak më parë, për të na marrë. Na merrnin në pyetje, por asnjëri prej nesh nuk u kthente përgjigje, kërkonin të na merrnin, të na çonin në jetimore.
Ky ishte qëllimi i tyre që në ditët e para që lindëm, kështu nuk do të rrezikonin t’ju prishej raca në sy të të tjerëve. Veçse, po të mos pranoje, nuk të merrnin me zor”. Kështu kaloi jeta e këtij fëmije që nga mosha 4-vjeçare e deri në klasë të katërt, kohë kur babai i doli nga burgu. Aty do të tregoheshin gjithë peripecitë në kohën e mungesës së tij. Të gjitha herët që kishte trokitur te komshinjtë me shpresën për të marrë një copë buke prej vërteti (jo koriçkat e mbetura) për ta lagur me ujë e për ta ngrënë. Po ç’ishin këto përpara vuajtjeve të të atit që sigurisht nuk mund t’i ndante me fëmijët, veçse vite më vonë, me miqtë. Autori i librit “Nata e syrit të gjelbër” është një nga miqtë e tij të cilit Nazmiu i ka folur për tmerret e burgut. Për torturat e rrahjet që i kanë bërë.
RACIZMI MBETET PO AI
Në ato rrugica të panjohura të “Alliasit”, ku ende jetojnë dy vëllezërit Bastriu, (njëri prej tyre ka humbur jetën në një aksident) dikur, prej familjes së të ëmës vinte vetëm tezja e tyre, Shpresa Kondi. Edhe pas vdekjes së të ëmës, fshehtas, gjente mënyrën për t’u ardhur disi në ndihmë. “Kujtoj që në mënyrë gati të fshehtë, nëpër cepat e ndërtesave të lagjes vinte për të na dhënë ndonjë çokollatë a ndonjë ushqim, ç’të kishte mundësi”. Shpresa ka qenë e vetmja që e ka luftuar fort që në fillim vendimin e familjes. Madje, kur e kishte të motrën gjallë, shkonte ndonjëherë për darkë në shtëpinë e tyre. Por, çfarë ka ndodhur sot me ta?
A u thyen ndonjëherë barrierat mes tyre? Apo është bërë vërtet më keq?! “Unë kam jetuar në Itali prej 19 vitesh dhe kam vetëm pak ditë që jam kthyer, por po ju tregoj një histori të pak kohëve më parë. Takova tezen dhe pak larg nesh u duk i vëllai i saj, pra ai që më bie dajë. Ndali dhe më tha që të mos i thoshim gjë se kush isha. U ulëm në një bar, ai erdhi, u ul, më njohu dhe pa thënë asgjë u ngrit nga tavolina dhe iku”. Shikimi i Nazmi Bastriut është lehtësisht i lexueshëm në sytë e të birit, që megjithëse ashtu të ashpër, diku e lexon butësinë që mund të kishte pasur nëse nuk do të kishte bërë jetën që bëri.(Panorama)
Vellai yne gjysem arixhi e gjysem i fisem!Po te njohesh realitetin e asaj kohe por besoj se edhe tani pak ka ndryshuar,ne themi rroft liria e fjales,e te jetuarit etj.Babai juaj ndoshta nuk kuptonte se ku jetonte ne kasolle apo çadra dhe nuk ishte ne gjendje te kuptonte se kishte te bente me vajzen e nje koloneli te sigurimit?çfar priste tufa me karafila ?Ne ate kohe te ishja ne vendin e babait tuaj edhe mos te ishja arixhi, menjeher kishja nderprer çdo lidhje me vajzen,sepse njiheshin pasojat qe do te ndodhnin.Ju do te thoni se s’ka logjik percptimi im ndaj ngjarjes,ka dhe ka shume,keta eleminonin njeri tjetrin ne qeveri dhe jo me nje arixhi apo qytetar te çdo rangu qofte.Neqoftese Daja nuk ju ka afruar jane problemet e tij personale dhe nuk mund te impononi qe ai te kete mardhenie.Sa raste ka patur qe familjet nuk ishin dakort dhe kishte ferkime ose ndarje te perjetshme ndaj vajzave apo djemeve,nuk eshte vetem problemi i rraces sepse ne shqiptaret jemi koka prej çimentoje.
Tronditese ashtu si çdo histori e vertete e asaj kohe sa e eger aq edhe idiote..
Histori e dhimshme.
Tragjedia ka ndodhur kur nena e tij ka vdekur, kjo i ka nderlikuar hallet.
Cfare ka ndodhur me pas, eshte nje gje e parashikueshme. Shtepia shkaterrohet , po iku gruaja, sidomos ne ate kohe.
Andi Bushati, i paska kushurinj !?
Jo nuk kane asnje lidhje fisnore.Xhulio çiraku ishte nga vermiku dhe jo nga Terbaci,skane as nje lidhje gjaku apo krushqi.Kondi ishte nga fushebardha,serish jo lidhje gjaku.Historine e treguar nuk e gjykoj sepse skam te drejte por lidhje gjaku nuk kemi.
Fiks…..hahahahaha
O njerez ky eshte komenti me i gjetur krahasuar me te gjitha traplliqet e tjera qe po shkruani.
BATO, rrofsh!
Një nga protagonistët quhej BATO. Po ta përkthejmë simbolikën e emrit, babai i personit me këtë emër kishte një identitet të fortë, për lakmi, – iliro-arbnor.
Po këtë identitet bartin dhe kanë shumë artistë e virtuoz që na nderojnë e forcojnë identitetin tonë kulturor muzikor, jo rrallë edhe duke afirmuar kulturën shqiptare në BOTË – “Të Ka Lali Xhan”, resp. ju kemi xhan o arbnorë të etnisë sonë kolekive historike.
O Mina Qi rri ci.Nese flisni per ngjarje reale flisni me emra reale.Ndryshe beheni te pabesueshem.1-xhulio ciraku,emri eshte xhule ciraku ,gjeneral major,njeri shume i mire me kariere te merituar personale,pa ndihme nga familia Hysni Kapos.Keshtu i ka patur femijet ,niperit dhe mbesat.2-emri i vertete i kolonelit me mbiemrin kondi.Hasaf kondi?Njeri i nderuar.Mos e ke gabim ne lidhjet fisnore me Hysniun?Lidhet me shume,te pakten nga mbiemri,me Vito kondin,apo Kapon,pra gjyshen e And i Bushatit.Hasaf kondi,nese eshte ky,ka qene njeri i nderuar me kontributet e veta.3-per te gjithe harrixhinjte,pikerisht ne ate kohe,regjimi i “poshter “,racist”i Enverit ngriti pallate per ti hequr nga cadrat.Ne Halilaj te FushKrujes kane qene tre pallate per te.Ne peqin disa te tjere.Madje u ngrit dhe kenge “te rroje enveri,te rroje partia,qe na beri me shtepija”.Dhe e kendonin vete arrixhinjte.Ne 1978 kam shkuar ne Halilaj dhe kam pare keto pallate.Kati i pare me dritare te shkaterruar,dyer te SHQYERA,cadrà e ngritur ne mes te dhomes dhe vatra e zjarrit ne dysheme.Vete i shkaterruar.Pra ,jo nga racizmi i asafeve dhe xhuleve.Ti Mina,i ke pare harrixhinjte ne ato vite?Jo.per racizem?Tani,edhe une ,djale rritur ne tirane shok feminie me Luan Zhegun,Gudar Beqiraj(jakupi),e plot te tjere,meqenese kur mbarova universitetin me rezultate shume te mira,”dhe me biografi te mire”me emeruan ne shijak,do ta quaj vehten te persekutuar.Po ti ,Mina,qe vjen nga jugu i shqiperise dhe emerohesh ne Tirane ,si do ta quash vehten?Konfliktet familiare nuk duhet ti shtrish me tej se te tilla.Raste qe vajza te bardhe jane merituar me harrixhinj dhe jevgj ka sa te duash,por asnje nuk eshte perndjekur per keto motive.
Ngjarja nuk ka lidhje me racizmin, por me statusin e familjes ne shoqeri.
Martesa ndermjet nje djali nga fshati dhe nje vajze nga qyteti, eshte e veshtire te realizphet edhe sot, megjithese djali dhe familja e tij mund te jene me lart nga niveli arsimor apo edukata pse jo dhe emancipimi.
Po keshtu, ndermjet nje djali te varfer dhe nje vajze nga nje familje e pasur.
Ndryshe nga kafshet, shoqeria jone klasifikohet sipas statuse, ku dikush ka statusin e nje te varferi, tjetri te nje funksionari te larte, e dikush tjeter ka statusin e familjes mbretetore.
Edhe sot, ne pergjithesi keshtu behen martrsat, secili brenda statusit te vet
Dashuria nuk pyet mund te thote ndonjeri.
Dashuria nuk vjen brenda nje sekonde.
Nuk ke pse e trashe muhabetin me nje djale ose vajze kur statuset e familjeve jane ne nivele ekstreme.
Si ve faj ketij diteziut se Ky me te veten mire e kishte po ajo lumemadhe me sa mend vajti u ngaterua po hajde rahmet te kete .po si ajo pune e vate mjere prinderit e shkrete thuaj .Çta ben femija ata ben Perendija
Cfare ka ketu per tu habitur??
Te gjithe jemi paragjykues edhe “raciste”.
A ka ndonje shqiptare sot me 2022 qe do pranonte qe vajza apo motra e tij te martohej me nje evgjite?
Asnje!!!!
Edhe kur shet makinen personale apo shtepine e vjeter te behet qejfi kur e blen dikush qe e miremban sepse ke shume kujtime te bukura qe lidhen me to.
Merre me mend si eshte ndjere i shkreti Kolonel qe i tha vajzen evgjitit te bregut te lumit qe flinte ne nje barake me llamarina.
Pale kur mendon sa shume do vuajne niperit edhe mbesat produkt i nje lidhje te tille…
Jemi raciste… Po, jemi e kjo nuk eshte me e keqja . Ajo qe eshte me e renda, NUK jemi humane, perderisa vazhdojme e gjykojme viktimat e verteta te kesaj historie te dhimbshme, ciftin dhe femijet e tyre. Nuk e di PERSE eshte kthyer te jetoje ne Shqiperi ai djale, ne nje ambjent aspak miqesor.. njerezor me bijte e tokes se vet por me njyre ndryshe. Besoj, shpejt do ta kuptoje dhe do te kthehet ne Itali. Nga zemra i uroj gjithe te mirat Shqiptarit tone me mé pak fat se ne fatlumét lekurebardhe!
Me dakord do isha me martu menaj Shkavell motren, sesa me Grek, Maxhup, Arab, Spanjoll apo Turk
O bole nuk perndiqet femija yt.
E ben hasha por jo ta besh qellim t’i nxish jeten. Nje cope pune te jetonte donte ajo. Mund ta degdiste ne Cerrik a Libofshe se e kishte mundesine. Ajo S’kerkonte favore.
PO mire, e dine zoterinjte se çfare beri Ismahil Kadaré vajzes kur dashuroi me djalin e Janulles? E njejta gje, Ismahili merr vajzen e çon ne spitalin absetrik-gjinekologjik dhe i heq femijen; lajmeron sigurimin e shtetit dhe e bejne te vdekur djalin e Janulles deri sa e kthyen ne budalla. Kam degjuar se kane ikur pas 1990 ne Amerike, nuk e di rrojne apo jo. Por kur kete pune e ka bere Ismahil Kdaré, ç’ngelet per te tjere. Sot kush denohet ne Shqiperi, Ilir Meta apo atij qe i shpeton shurra dhe shkon e e ben ne lulishte? Shikojeni dhe mendojeni vete. Dhe Ismahilin e ka torturuar diktatura!
Xhulio? Wtf?
Hahaha emer italian e jo lab i forte e shume i respektuar, babaxhan, trim, Idealist, njeri i mrekullueshem,
Teper i nderuari dhe i respektuari Xhule Çiraku.
Per kete djale me vjen keq. Po ketu skish te bente regjimi apo qeveria. Keto ishin zakonet e popullit, si para komunizmit, nje person nuk lejohej te martohej me nje te nje feje tjeter. Rralle ka bere vaki qe te rinjte jane martuar ne fshehtesi. Po ata u bene hasha nga familja e sfolen e nuk u bene gjjthe jeten.
Nje baba nga jugu sado i moderuar e perparimtar te ish, nuk e kish per zemer cupa apo djali i tij te merrte dike nga Shkodra pale nga Puka apo Tropoja apo Mirdita sepse nuk kishin kulturen e zakonet njelloj. Do uronte ne heshtje : ishalla slidhet me nje nga …
Sepse ne Universitet qeme te gjithe te perzier dhe sdihet ku te con dashuria.
Njesoj nje prind nga veriu. Megjithese jugu ish historikisht me mire si nga ana kulturore ashtu dhe nga ana materiale.
Mendoni tani motra mbesa shoqja tuaj te martohet me nje punetor bujqesie nga India, Nepali, Bangladeshi, Afganistani, Afrika, Arab Duabai apo Egjypti.
He cfare do thoshit?
Cte bente koloneli i gjore ne ate moshe, nga fshatrat e Vlores, nga nje martese e tille qe beri cupa e tij?
Cpune ka bere ai regjim popullor qe arixhinte te vendoseshin neper shtepira e mos te jetonin si endacake, me adrese fixe, me aresim te detyrueshem 8 vjecar. Ne shkolla qeme te gjithe bashke vajza e djem, te bardhe apo me ngjyre, myslyman e te krishtere (qe ne fakt nuk dinim fare se cqe feja), bije punetoresh apo zyrtaresh.
Ne universitet ne Tirane, studentet konviktore nga rethet e tjera, nga qytetet apo fshtatrat me te thella malore, ishin bashke ne Auditor me studentet nga Tirana, shoke e miq.
Sa e Sa dashurira e simpatira e martesa e familja te shendosha dolen nga keto Auditore.
Po dhe ne pallate e ne lagje ishim nga te gjithe krahinat e Shqiperise.
Familja ishte shume e forte. Ishte baza e gjithshkaje.
Ne quheshim te fejuar dhe te martuar nga festimet ne familje. Atje vulosej bashkimi.
Asnjeri nga ne nuk mban mend kur kemi bere celebrimin ne gjendjen civile. Ajo eshge data zyrtare ku ne konsideroheshim ligjerisht te martuar. Ne hotel nuk pranoheshe nese nuk kishim ne leternjoftim vulen : i/e martuar me filanen/ filanin dhe partneri/partnerja emrin tend ne leternjoftimin e vet.
Data e marteses qe mbajme mend te gjithe eshte e djela qe festohej dasma te dhenderi, me familje e kushurinj e shoke e shoqe.
Prandaj mos nxini cdo gje. Sidomos keta qe njohin vetem keto 30 vjetet e fundit dhe e kane te gjithe me te “degjuar” nga propaganda non stop qe do te terheqi vemendjen nga rrenimi i cdo vlere morale, kulturore, aresimore, morale, vjedhjet korrupsionin imoralitetin, analfabetizmin,hendekun gjithmone ne rritje midis te pasur e te varfer dhe zbrasjen e Shqiperise e mbushjen me emigrante te varcer e me ngjyre.
Shume shpejt do ta njihni nga afer keto qe ka perjetuar ky djali ne nje kohe tjeter.
Qe ne fund te fundit zakon qe na rruajti race te paster dhe nje popull i vogel si ky yni i mbijetoi historikisht asimilimit
Xhulio? Wtf?
Hahaha emer italian e jo lab i forte e shume i respektuar, babaxhan, trim, Idealist, njeri i mrekullueshem,
Teper i nderuari dhe i respektuari Xhule Çiraku.
Per kete djale me vjen keq. Po ketu skish te bente regjimi apo qeveria. Keto ishin zakonet e popullit, si para komunizmit, nje person nuk lejohej te martohej me nje te nje feje tjeter. Rralle ka bere vaki qe te rinjte jane martuar ne fshehtesi. Po ata u bene hasha nga familja e sfolen e nuk u bene gjjthe jeten.
Nje baba nga jugu sado i moderuar e perparimtar te ish, nuk e kish per zemer cupa apo djali i tij te merrte dike nga Shkodra pale nga Puka apo Tropoja apo Mirdita sepse nuk kishin kulturen e zakonet njelloj. Do uronte ne heshtje : ishalla slidhet me nje nga …
Sepse ne Universitet qeme te gjithe te perzier dhe sdihet ku te con dashuria.
Njesoj nje prind nga veriu. Megjithese jugu ish historikisht me mire si nga ana kulturore ashtu dhe nga ana materiale.
Mendoni tani motra mbesa shoqja tuaj te martohet me nje punetor bujqesie nga India, Nepali, Bangladeshi, Afganistani, Afrika, Arab Duabai apo Egjypti.
He cfare do thoshit?
Cte bente koloneli i gjore ne ate moshe, nga fshatrat e Vlores, nga nje martese e tille qe beri cupa e tij?
Cpune ka bere ai regjim popullor qe arixhinte te vendoseshin neper shtepira e mos te jetonin si endacake, me adrese fixe, me aresim te detyrueshem 8 vjecar. Ne shkolla qeme te gjithe bashke vajza e djem, te bardhe apo me ngjyre, myslyman e te krishtere (qe ne fakt nuk dinim fare se cqe feja), bije punetoresh apo zyrtaresh.
Ne universitet ne Tirane, studentet konviktore nga rethet e tjera, nga qytetet apo fshtatrat me te thella malore, ishin bashke ne Auditor me studentet nga Tirana, shoke e miq.
Sa e Sa dashurira e simpatira e martesa e familja te shendosha dolen nga keto Auditore.
Po dhe ne pallate e ne lagje ishim nga te gjithe krahinat e Shqiperise.
Familja ishte shume e forte. Ishte baza e gjithshkaje.
Ne quheshim te fejuar dhe te martuar nga festimet ne familje. Atje vulosej bashkimi.
Asnjeri nga ne nuk mban mend kur kemi bere celebrimin ne gjendjen civile. Ajo eshge data zyrtare ku ne konsideroheshim ligjerisht te martuar. Ne hotel nuk pranoheshe nese nuk kishim ne leternjoftim vulen : i/e martuar me filanen/ filanin dhe partneri/partnerja emrin tend ne leternjoftimin e vet.
Data e marteses qe mbajme mend te gjithe eshte e djela qe festohej dasma te dhenderi, me familje e kushurinj e shoke e shoqe.
Prandaj mos nxini cdo gje. Sidomos keta qe njohin vetem keto 30 vjetet e fundit dhe e kane te gjithe me te “degjuar” nga propaganda non stop qe do te terheqi vemendjen nga rrenimi i cdo vlere morale, kulturore, aresimore, morale, vjedhjet korrupsionin imoralitetin, analfabetizmin,hendekun gjithmone ne rritje midis te pasur e te varfer dhe zbrasjen e Shqiperise e mbushjen me emigrante te varfer e me ngjyre.
Shume shpejt do ta njihni nga afer keto qe ka perjetuar ky djali ne nje kohe tjeter.
Qe ne fund te fundit zakon qe na rruajti race te paster dhe nje popull i vogel si ky yni i mbijetoi historikisht asimilimit
U ngeli ne goje sigurimi e sigurimi.
As pirdhte njeri se me ke domartohej vajza e ….
Famimja e fisi po. Mire qe nuk e kane rrahur e zhdepur mire babane e ketij qe te mos i afrohej asaj cupe.
Bile ndoshta se per gjera te tilla ai regjim te denonte sipas ligjeve te kohes, dhe garantonte lirine, ka arritur ajo cupa te martohej me ate qe desh.
Ne kohe tjeter do ta kishin vrare ate djalin dhe cupen per ate turp do ta kishin mbytur ne pus.
Kjo eshte e verteta. Lerini prallat me sigurim.
Xhaxhi Xhulja, komshiu tone, ishte nja nga njerezit me te mire qe kam njohur ne jeten time.
eshte nje Teme e “Nxehte”…por nuk duhet ti shikojme Gjerat te Sistemi..ai gjithe se si kishte te keqijat e tije..por edhe te Mentaliteti i Njerezve qe shikonin “Xhise e fise”..
Behet Fjale per vitet 1960-te..po e BESOJ Ngjarjen dhe Shprehe Keqardhje per Viktimat,qe ne kete Raste ishin te Persekutuar edhe nga Sigurimi i Shtetit,por edhe pas Sigurimin, kame pasur Rastin te NJIHEM personalishte me nje “Cifte te dashuruarish” nga Peshkopia…ne Aksjonin e Hekurudhes Milot-Rreshen me 1988-ten…
Ishte nje Djale i Zakonshem-simpatik me trup Mesatare, dhe Vajza po e tijje me Floke “Kapelon” te kohes,dhe Pantallona Kadifeje…u Njohem ne sallen e Vallezimit ne Mbremje…dukeshin shume te dhene me njeri Tjeterin dhe nuk e Fshihnin..dhe mire benin…se si erdhi Biseda dhe nje i saponjohur Aksjonist dhe Banore i Peshkopise na THOTE:Ata jane te Dashuruar qe Femije..por nuk MUnde te Martohen,sepse Vajza eshte “Jevge”?????????Si eshte Jevge i them-Ajo eshte me e Bardhe se Ne??Po ma ktheu-Bashkebiseduesi..eshte e VERTET, por ne Peshkopi kemi shume te tille,qe nuk Njoihen..por jane ROME…me erdhi keq..
1-Fati e solli te isha Ushtare ne Peshkopi…i shikoja se bashku,dhe i pershendesja..si dhe ata…Akoma nuk ishin Martuar….u Lirova pas 2-vitesh….i lashe ne te njetin Sttus…Uroje qe te jene Martuar sepse ishin vertet nje Cifte i Mire..pa rendesi ka “Etiketa” e Mentalitetit..lol
Tarrasi d.v., keni shkruar qarte dhe sakte.
Dukuria e racizmit eshte e edukuar brenda per brenda botkuptimit, formimit tone, prej shekujsh. Partia e Punes imponoi zhdukjen e dallimit racial, fetar dhe pasunor, por kjo nuk u arrit 100%. Dallimet raciale, pasunare dhe fetare ishin futur thelle ne ndergjegjen e shqiptareve.
Por, do te theksoja,
se ate c’ka Diktatura beri per te zhdukur dallimet raciale, fetare dhe pasunare meriton vec lavderime dhe jo perbaltje. Jo sic po behet ne kete shkrim, qe perpiqet te baltose persona qe kane pase pushtet ne ate kohe, sic permendet Xhule Ciraku, nje funksionar i larte i Ministrise se Brendeshme, por mbi te gjitha me cilesira te larta si njeri. Kane kaluar mbi 30 vite dhe emri i Xhule Cirakut nuk permendet askund, te pakten nuk e kam lexuar ne ndonje rresht gazete. Ju, te gazetes, u perpoqet ta baltosnit edhe duke i vendosur lidhjen fisnore me Hysni Kapon. Vec keq-ardhje ndjen kur lexon brockulla te tilla.
Por
Tarrasi d.v., keni shkruar qarte dhe sakte.
Dukuria e racizmit eshte e edukuar brenda per brenda botkuptimit, formimit tone, prej shekujsh. Partia e Punes imponoi zhdukjen e dallimit racial, fetar dhe pasunor, por kjo nuk u arrit 100%. Dallimet raciale, pasunare dhe fetare ishin futur thelle ne ndergjegjen e shqiptareve.
Por, do te theksoja,
se ate c’ka Diktatura beri per te zhdukur dallimet raciale, fetare dhe pasunare meriton vec lavderime dhe jo perbaltje. Jo sic po behet ne kete shkrim, qe perpiqet te baltose persona qe kane pase pushtet ne ate kohe, sic permendet Xhule Ciraku, nje funksionar i larte i Ministrise se Brendeshme, por mbi te gjitha me cilesira te larta si njeri. Kane kaluar mbi 30 vite dhe emri i Xhule Cirakut nuk permendet askund, te pakten nuk e kam lexuar ne ndonje rresht gazete. Ju, te gazetes, u perpoqet ta baltosnit edhe duke i vendosur lidhjen fisnore me Hysni Kapon. Vec keq-ardhje ndjen kur lexon brockulla te tilla.
Ishte koha kur i kendohej mesueses se po martohej me nje traktorist.
Dhe per kete ngjarje gezonte i gjithe fshati socialist.
Interesante tema e marteses dhe e rracizmit. Te dyja tema te medha dhe te trajtuara qysh ne kohen e Homerit (te pakten martesa). Trajtuar ne mesjet nga Shekspiri(Romka me Xhulken) . Desha te them se komunizmi nuk ka gisht ne vuajtjet e personazhit tone fatkeq. Thjeshte rastesi eshte qe ngjarja ka ndodhur nene ate sistem . Ne vitet 60 mund te kishte ndodhur edhe ne SH.B.A. edhe ne Gjermani apo kudo tjeter. Nje nga betejat sociale qe beri sistemi i kaluar ka qene pikerisht martesat si marveshje midis fiseve , shkuesite . (Kujtoj ketu martesat qysh ne djep qe aplikoheshin ne zonat qe mepas luftuan kundra komunizmit dhe pro demokracise ). Tema tjeter qe viet re eshte abuzimi me pushtetin ( sulmi nga pozitat e pushtetmbajtesit), ka ndodhur dhe atehere fhe nuk besoj se demokracia i ka gjetur ilaçin .