EKSKLUZIVE/ “Mos zbatimi i vendimit të Gjykatës nga Duka ngjason me metodat e Berishës”, Arsen Hoxha: Ka ardhur koha për krijimin e një elite futbollistike, zgjedhjet duhen shtyrë të paktën 3- muaj

20 Shkurt 2022, 18:51Sport TEMA

Ish-arbitri i njohur i FIFA-s, Arsen Hoxha, ka komentuar ngjarjet e fundit rreth zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku pas vendimit të Gjykatës janë pezulluar votimet për në datën 2 mars, pas falsifikimeve dhe manipulimeve të kryera nga drejtuesit e FSHF-së në Shoqatat Rajonale.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Gazetës TemA, Fatjon Baze, ish-disenjatori i arbitrave shprehet se vendimi i Armand Dukës për të shkelmuar vendimet e Gjykatave janë të ngjashme me metodat që përdor Sali Berisha.

Sipas tij ka ardhur koha që futbolli shqiptar të kriojë një elitë të vërtetë futbollistike, të përmiresohet legjislacioni dhe te zgjidhen njerëzit e peshtatshem.

Më poshtë intervista me z. Arsen Hoxha, realizuar nga Fatjon Baze

Si i shihni zgjedhjet dhe procesin  e tyre ne nje kohe qe shume personalitete  te sportit kane hedhur kritika  per mungese transparence dhe ndryshim delegatesh?

Shoqata e madhe e futbollit, duke qene ne nje krize mosbesimi midis antareve, pa ndroje mund te themi se  eshte ne krizen me te thelle te saj.

Shqetesimet e personaliteteve te futbollit tone kombetar, jane  te drejta, te arsyshme, por per fat te keq te bera jo ne kohen e duhur.

Kur ne muajn Dhjetor 2020 Asambleja e Pergjitheshme miratoj ligjet e menyres sesi do te zhvilloheshin zgjedhjet brenda FSHF-se, gaboi shume rende. Ajo nuk mori ne konsiderat udhezimet e organeve te larta te futbollit boteror ku kohezgjatja e presidentit te nje federate nuk mund te jete me shume se tre mandate, por ra viktime e egoizmit te shfrenuar te zotit Duka.

Ne gazeten: “Panorama  Sport” dhe “ Tema “ une shkruajta artikullin me titull: “ Mos u merzit Armando! Te gjithe mbreterit kane perjetuar makthe”.

Ne tre rreshtat e para thash se me vendimin e fundit te te ashtuquajtures asamble, zgjidhe perfundimisht dilemen se  c’fare do te beje me konkurentet e mundshem per postin tuaj te privatizuar te pushtetit te presidentit, por asnje nga personalitetet qe ju tregoni, nuk u be i gjalle. Eshte kjo arsya qe une them se jane teper te vonuar.

Me veprimet qe z. Duka i imponoje asaj asambleje, mund te themi pa hezitim se edhe zgjedhja e tij si president, u be po ate dite. Besoj se mjaft prej tyre  e uruan z.Duka per mandatin e gjashte  menjehere pas mbledhjes se asamblese.  Keshtu sipas tyre ne daten 2 Mars 2022,  zgjedhejet  do te jepen vetem te filmuara.

Cili mendon ju se eshte shkaku qe mekanizmi i mendimit ndryshe ne ate institucion eshte venitur deri ne kufijte e mos egzistences?

–   Arsyet jane te shumta dhe teper komplekse. Keto burimin kryesor e kane te fetishizimi i rolit te presidentit. Z. Duka, me ligjet dhe rregullat qe vendosi me ndihmen e antareve te organeve servile qe ndodhen rreth tij, duke u shendruar ne mbret u be i rrezikshem per te gjithe. Madje ne debatet televizive, vartes te z. Duka si zotrinjte Tafaj , Riza e te tjere hodhen mendime se ai eshte i pa zevendesueshem dhe se ne shqiperi nuk ka nje te dyte si ai!

Se cdo gje e ka bere shume mire dhe ne menyre te vecante, nese ai humbet postin e antarit te Kryesise  te Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, vendi yne do te humbase shume gjera, jane thellesisht te gabuara dhe jo reale. Qendrime te tilla servile jane te pa justifikuara sepse nuk jane etike qe titullarin e larte te nje institucioni, publikisht ta vleresoje apo ta marre ne mbrojtje nje vartes.   Ate mund ta beje vete z. Duka, mund ta beje nje antare komiteti apo zedhenesi i institucionit, por jo punonjesit e thjeshte.

FIFA dhe UEFA ne ndihmat ekonomike qe japin apo edhe ne investimet nuk udhehiqen nga njohjet personale qe kane antaret e komitetit te saj.

Ajo shperndarje behet e studjuar dhe barabarte per te gjithe antaret e tyre.  Justifikime te tilla nuk jane parimore dhe krijojne iluzione per te favorizuar elemente te vecante.

Duka ka shperfillur vendimin e Gjykates per mos zhvillimin e zgjedhjeve . Mendoni se do ta çoje deri ne fund kete veprim te jashte ligjshem te tij ?

–   Ai ne shume praktika ngjason me z.Berisha. Ka shume tipare te perbashketa me te sepse edhe prejardhjen afersisht e kane te perafert.

Berisha e shpalli veten president kur vendi ndodhej ne kushtet e nje gjendje te jashtezakonshme te shpallur zyrtarisht. Egoizmi dhe ambicjet e tij, ja humben llogjiken per te analizuar se sa ajo qe po bente i vlente popullit te kombit te tij, per pasoj u kalua ne trazira qe jo vetem shkatruan demokracine e brishte shqiptare, por humben edhe mijra jete njerzish.

Nese z. Duka do te ndjeke te njejtat metoda, do te kete te njejtin perfundim.

Iluzioni se mund t’a perkrahe UEFA do ta demtoje edhe me rende imazhin e futbollit shqiptar, po edhe te tij personalisht.   Alibija se fushatat zgjedhore prishen nga grupimi tjeter politik eshte qesharak.

Te gjithe i dime se ndikimi politik ne keto fushata eshte aq evidente e i barabarte nga te dy krahet, sa qe nuk ja vlene fare te behet objekt diskutimi si faktor.

Nese mbeshtetja e UEFA-s sigurohet mbi kete baze eshte plotesisht jo morale dhe nje turp per ate vete.  Detyra e organeve te specializuar te saj eshte ta ç’veshi kete fushate nga cdo abuzim e mashtrim dhe sportedashesve e te interesuarve t’u ktheje besimin e nje gare zgjedhore te paster.

Cili eshte mendimi juaj per personat qe kane shpallur kandidaturen per postin e presidentit apo edhe te antareve te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se?

Per kanditaturen e z. Duka, une fola me larte dhe qartesisht thashe se ai parimisht dhe moralisht eshte i gabuar ne kete kandindim te gjashte, qe do te thote se nese je parimisht dhe moralisht i gabuar, nuk duhet te kandidosh. Me kete nuk dua te mohoj punen e madhe që ai ka bere, ashtu si nuk dua te anashkaloj ato difekte serioze te karakterit te tij ku egoizmi i ka kaluar kufite e llogjikes normale.

Persa i perket kandidimit te z. Starova  dhe z. Shakohoxha, akoma nuk jam i bindur se ata e kane seriozisht kete kandidim. Me shume me duket si nje loje per te fituar disa favore nga pushteti i z. Duka, sesa per te fituar vete titullin e pretenduar te presidentit.

Kete bindje e kam krijuar sepse ne kete situate morale teper te pa pershtateshme per z. Duka,  ata nuk kane bere as perpjekjen me te vogel per ta shfrytezuar ne favor te tyre.

Edhe pse faktet jane te konsiderushem ata çuditerisht heshtin dhe te krijojne pershtypjen sikur ne subkoshiencen e tyre thone: “ Gjunah Duka  i shkrete sa po vuan.  Po e lane edhe kater vjet te tjera çu be?

Veprimet e deritanishme te tyre  tregojne se ata ne vetvete  nuk perfaqesojne figuren e nje lideri te vertete, per te cilet shoqata e madhe e futbollit ka nevoje orgjente.

Deri tani ata nuk kane paraqitur publikisht asnje lloj vizioni dhe programi konkret per prioritetet qe do te kene mbi ato te z. Duka ne qeverisjen e tyre.

Ne keto kushte besushmeria ime ndaj tyre si presidente te ardheshem, eshte zero.  Me mire do te pranoja nje Duke qe po shkel shume norma, por qe ka fituar nje eksperience te mire, sesa ata qe deri tani nuk kane shprehur asgje.

Po me kete llogjike une vleresoje edhe kandidaturat e pretendenteve per antare te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. Ata duhet te flasin e t’u tregojne sportedashesve se do te jene vetem kuklla si deri me sot, apo elitare qe shoqerise futbollistike do t’i sjellin permiresimet e desheruara, pa u trembur nga gogoli Duka.

Eshte fatkeqesi e madhe qe ne keto 20 vjet, per pasoje te mungeses se konkurences te ndershme  te pushtetit te z. Duka, nuk u krijua dot nje pjese elitare e shoqerise futbollistike.   Nuk eshte krijuar dot nje grup individesh qe te demonstrojne diference psikologjike, intelektuale e morale, me nje pergatitje profesionale te nivelit superior te krahasuar mbi nivelin e pergjitheshem.

Per fat te keq kete nivel nuk e ka asnjeri prej kandidateve per president e shume pak prej atyre qe pretendojne per antar komiteti.

Ne keto kushte une mendoj se zgjedhjet duhet te shtyhen se paku tre muaj. Te permiresohet legjislacioni dhe te zgjidhen njerëzit e peshtatshem.

Te zgjidhen ata qe  praktikisht kane  vertetuar se  punojne cdo dite per t’u dalluar nga te tjeret, per te krijuar lidershipin e ri per te cilin sportet tona ne pergjithesi dhe futbolli ne vecanti kane shume nevoj.

(TemA)

8 komente në “EKSKLUZIVE/ “Mos zbatimi i vendimit të Gjykatës nga Duka ngjason me metodat e Berishës”, Arsen Hoxha: Ka ardhur koha për krijimin e një elite futbollistike, zgjedhjet duhen shtyrë të paktën 3- muaj”

  1. Fshf mafia says:

    ANALIZE PERFEKTE NGA ARBITRI ME I RESPEKTUAR I SHQIPERISE

  2. Duka krimit says:

    JU LUMT ARSEN HOXHA NJE GJYGJTARE QE KA LENE GJURM TE MIRA ME GJYKIMET MJAFT KOREKTE RESPEKTE

  3. Pak says:

    Arsen Hoxha me kujtohet si nje personalitet dhe autoritar futbolli, por shume kompetent. E ndiqnim brenda dhe jashte vendit arbitrimin e tij. Por qe ishte i tille, ishte se ne radhe te pare ishte nje njeri i mrekullushem dhe s’behesh dot profesionalisht i tille ne fuboll sepse je para gjithe publikut qe te kontrollon dhe levizjen e qepallave. Ndryshe sot. Sote Armando Duka , por dhe te tjere jane bere paçavure demokratike dhe nuk pyesin as per futbollin as per publikun, shikojne vetem çfare hyne dhe del nga xhepi; u duket sikur do rrojne sa firauni, harrojne qe syte gjarperi do u a nxjerre dhe po nuk ua nxorri dot publiku futbollit qe sot mundesite jane te pakta sepse liria dhe demokracia erdhi per hajdutet dhe kriminelet qe nga presidenti republikes e deri tek ai gazetari Çarçani qe kur u zgjodh para kesaj Duka president, shkoi dhe e puthi duke ju perulur ( e pashe ne tv, megjithese larg mbi 3000 km)i! Ndyresire gazetare, por dhe gjithe ata qe i rrine servila. Njerez pa piken e dinjitetit njerezor, gjallesa amfibe! Respekt Arsen Hoxhe, te kam ndjekur nga afer edhe me “Apollonine” edhe me “Punetorin” qe atehere i thoshnim “Flamurtari B”…Kujtime te bukura.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Një mendim i vlefshëm nga z.Arsen Hoxha ,por jo nga shoqata e gjyqtarëve?
    Një zë i vlefshëm , që të le të shpresojmë për mendime të tjera.
    Kandidatët e tjerë janë fiktivë,pa program, në shërbim të Dukës.
    Janë të pamjaftueshme tre muaj, për të përmirësuar ligjislasionin, njerëzit e zgjedhur janë “ushtarët” e Dukës,ai ka punuar fort për mbajtjen e pushtetit sportiv në Shqipëri.
    Kur e krahasojmë me Berishën duhet të pranojmë se ai ka “pushtuar” çdo gjë. Do duhet ndoshta të zgjidhet një Kryetar i FSHF , për të përgatitur zgjedhjet të rregullta.

  5. Ben says:

    Nuk duhen elita Arsen! Vete termi “Elite” eshte tipik komunist. Te konkurojne ata qe kane vizion. Te paraqesin planin e tyre dhe zgjidhet ai qe eshte me I miri. ProblemI eshte se kush duhet te kete te drejte votimi. Ne SHBA sic e di zotrote presidentet e federated te basketballit dhe futbollit zgjidhen nga pronaret e klubeve qe duan qe sporti I tyre te rruhet. Ne Shqiperi nuk ka pronare te till qe te mendojne se rritja e te gjitha kubeve eshte ne te miren e e gjitheve. Eshte pune mentaliteti qe pengoni zhvillimin. Te kemi vetem une dhe jo ai tjetri.

  6. Sahale-Shpellari says:

    O Ben po i ngatrron shume keto pune is pordhe neper breke… NBA / NFL / NHL jane liga ose asocione private dhe domosdoshmerisht jane pronaret e klubeve qe zgjedhin komisionerin ne krye, dhe si qellim kane perfitimet financiare , dhe nje komisioner i tyre mond te jete ne drejtim per ter jeten ose perderi sa ky person te permbushi premtimet apo xhepat e pronarve… Por kur krahason ata me Presidentin e FSHF-se, keput mufka, sepse FHF-ja eshte nje agjenci shteterore, qe perfaqson sportin si ne vend ashtu edhe ne organizatat nderkombtare ko aderojm, ajo perkujdeset per mbarvajtjen, funksionimin dhe zhvillimin e ketij sporti, percakton dhe mbikqyr normat e rregullat qe drejton kete sport. Pra sic mund t’a kuptosh ose mund t’a dish NBA, NFL, NHL,MBL, MSL nuk perfaqsojne shtetin ne rangjet nderkombtare, edhe ne Amerike ka agjenci shtetrore qe drejtojn dhe perfaqsojn shtetin ne sportet e vecanta, pa asnje lidhjeme ato ligat qe permenda me lart. Pra Presidenti i FSHF-se duhet te jet nje njeri me njohurit e duhura per sportin, profesionist qemud te perfaqsoj denjesisht futbollin shqiptar qoft ne vend apo ne organizatat nderkombtare. Pra ndegjoje Arsenin se ai di”nje cik” meshume se ty e une.

  7. Pak says:

    Ben nuk e di çfare profesioni ke, por te thuash qe fjala “Elit” eshte tipik komunist, me kete e pordhe ne Grabove (i themi ne andej) intelektualizmin tend, ne qoftese je i tille. Fjala “Elit” eshte nje fjale e huazuar, ose neologjizem, si thuhet ne letersine tone; Elita, SElita apo dhe SSelita perdoren ne shkencat bujqesore dhe blegtorale kur prodhohen farerat apo rracat hibrite qe kane kapacitet te larte. Vone, kete fjale e kane huazuar per perfaqesimin e njerezve “te paret e fshatit” apo ajka e intelektualeve. Tani, ku ben pjese komunizmi ketu, une s’e marre vesh apo s’e kuptoj. Por nje shprehje apo dhe tjetersimi i nje fjale kur nuk i di kuptimin real, te ben ose idiot ose injorant duke te nenvletftesuar edhe ate pak intelektualizem te fshehur qe mund te keshe. Kaq kisha une per kete çeshtje . Eshte bere i pa durueshem mediokriteti i njerzeve qe kujtojne se vetem ata dine! Dhe per ta mbyllur kete bisede; me thote dikur njeri qe e kuton ti çdo te thote konklyzion? Qesha, por dhe me erdhi keq per te. Si duket e kish degjuar per here te pare vete dhe kujtoni se nuk e dinte njeri tjeter! Kete ben dhe Beni.

  8. Ben says:

    Me falni per keqkuotimin Sahale dhe Pak! NUK mund tua them se cfare professionI kam por punoj ne perendim dhe jam arsimuar3 shume mire ne Shqiperi dhe ne Perendim. Kam shume vite be perendim ashtu si mbase edhe ju. Kam pershtypjen se ne Shqiperi nuk largohen dot nga mendimet komuniste dhe te velpruarit te lllojit komunist. Prandaj ne Shqiperi si edhe ne Rusi jane te njejtet njerez ne pushtet me dekada te.tera..Nuk mund te mendosh dhe te thuash “ka ardhur koha te krijohetc nje Elite e re” Kete elites kush e krijon? Qeveria apo ata te korruptuarit qe e drejtuan futbolllin per 30 vite..Arseni ka.qene ne kohen e Enverit. Mbase ka qene edhe komunist se kollaj nuk dilja jashte ne ate kohe. Nuk e kam degjuar termin “Elite” per 25 vite ne perendim dhe aq ne shume te punojme te krijojme Elite. Elita qe Arseni ka ne mendje te kujton ata she fat e dikurshem qe nuk.levizinin nga pushteti. Kjo “Elita” nuk krijohet nga dikush por nga vete puna e atyre qe duan te drejtojne. Ne perendim Elita ndryshon se vijne te rinjte me idete dhe punen e tyre. Ne Shqiperi kane mendim tjerer. Ne Shqiperi po je pjese e ” Elites”, do rrish aty deri sa te vdes eshte se nuk mund te Zbrezesh nga maja. Dmth Arseni mendon te ndryshojme kete Elite te tanishme me nje tjeter se ketyre u doli boja..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje