Prodani: Zgjedhjet në FSHF më datë 2 mars përbëjnë vepër penale, kush merr pjesë ndëshkohet nga ligji

21 Shkurt 2022, 10:40Sport TEMA

Presidenti i Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani, mendon se më datë 2 mars nuk duhet të ketë zgjedhje në FSHF, pasi përbëjnë vepër penale. I ftuar në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, ai shpjegoi pse nuk duhej mbledhur ajo Asamble.

“Siç qëndrojnë vendimet e gjykatave sot, mbajtja e zgjedhjeve me 2 mars, është vepër penale.

Kam pyetur ekspertë dhe të gjithë që e kryejnë këtë vepër penale, do të jenë subjekt i ndëshkimit nga ligji.

Do ta shihja nga një këndvështrim tjetër, pavarësisht kontestimeve që mund të ketë Federata, gjykatat duhen respektuar.

Nuk ka kontribut më të mirë për shoqërinë se sa duke respektuar vendimin e gjykatës”, tha Prodani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje