Pas sanksioneve të ashpra të Perëndimit kundër Rusisë, përfshi dhe ato financiare, Muli po mendonte sot se cili vend do thyente embargo për të ndihmuar popullin rus.
Në kohën kur perëndimi vendosi embargo ndaj ish- Jugsollvisë, Doktori filloi të mendojë seriozisht për popullin jugosllav se nuk kishte naftë të punonin traktorët. Ai ishte i shqetësuar se fushat mund të mbeteshin pa mbjellë dhe hapi kufirin me Malin e Zi. Me mijëra tonë naftë në ditë shpëtuan poplin Jugosllav nga vdekja dhe uria dhe I shërbyen paqes në Ballkan.
Tani që perëndimi e izoloi Rusinë duke i bllokuar dhe bankat, dikush duhet t’i ndihmojë ata.
E vetmja bllokadë serioze ishte ajo e bankave. Pra si të mundësosh rusëve të pagujnë pare jashtë sistemit bankar.
Kjo ju duk punë me leverdi. Ndaj vednosi të thërriste Mond Lekun që merret me transferta paresh dhe ti jepte një ide se si “Foltorja” t’i gjendej pranë popullit rus në këto momente të vështira për transferta lekësh.
Pika e dytë ishte importi i grurit. Meqë embargua e Europës ndalonte tregëtinë me Rusinë, Muli filloi të mendonte se një pazar i mirë ishte të hapte një firmë në Kazakistan si vend fiqnjë me Rusinë dhe jo vend evropian dhe të merrte grurë nga Rusia dhe ta faturonte sikur e blente ne Kazakistan. Dhe kjo mund të ishte me leverdi të madhe.
Pika e tretë e thyrjes së embargos ishte importi i naftës Dhe ajo po ashtu mund të nxirrej nga Kazakistani dhe pastaj importohej sikur ishte me origjinë nga ai vend.
Pasi i poqi të treja idetë, pyeti ish-deputetin Ruli që merr vesh nga punët e lekëve, dhe i shpjegoi platformën që mund të financonte fushatën e ardhëshme në vitin 2023 përmes këtyre manovrave.
Ish-deputeti Ruli e dëgjoi me vemendje planin e Mulit dhe në fund i tha:
-Dëgjo mor bir. Ne kemi përvojë si bëhen lek duke hapur kufirin jo si bëhen lek duke punuar. E vetmja gjë që mund të marrësh qyl nga kjo situatë, është ndonjë ukrainase e bukur që të zevendësojë ato cupat që mban Doktori në “Foltore”, ose zonjën Karo. Duhet shfrytëzuar fakti që ato nuk flasin dot se nuk dinë shqip dhe mund të duken dhe të mençura.
Mero, ” embargua” eshte dialektale toskerisht ndersa me standartin shqip thuhet “embargoja”.