Muli propozon sanksione shtesë ndaj Rusisë

28 Shkurt 2022, 20:37Antena TEMA

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të vendosur një sër sanksione kundër Rusisë, Muli është në hall, pasi nuk përshëndet dot sanksionet e qeverisë, dhe vendosi të shpallë disa sanksione të vetat:

“Të dashur foltoristë!

Qeveria e Edi Ramës është aleate me Putinin, por bën sikur i vë sanksione.

Ne si Foltore kemi qëndrime të qarta kundër Putinit dhe propozojmë këto sanksione, të cilat duhet t’i zbatojë qeveria shqiptare.

Në rast se nuk i zbaton, atëhere tregon që është me Putinin.

1-Gjithë fishekët dhe predhat që kanë mbetur pa u demontuar në Gërdec, të nisen drejt Ukrainës.

Nëse qeveria nuk e bën dot këtë, ne si Foltore u ofrojmë ekspertizën e Zenit për dërgimin dhe përdorimin e tyre aty.

2-Edi Rama të tërheqë Lul Bashën nga gara për bashkitë më 6 mars dhe të na garantojë neutralitetin e tij deri në zgjedhjet e reja brenda partisë më 22 mars.

Ndryshe ata po bëjnë lojën e Putinit.

3-Erion Veliaj të tërhiqet nga procesi gjyqësor me Mand Dukën, pasi kjo është goditje e unitetit kombëtar në kulmin e luftës Rusi-Ukrainë.

4-Ambasadorja Yuri Kim të mos shfaqet në ekrane deri më 6 mars, pasi humbet neutraliteti dhe është provokim ndaj sigurisë kombëtare.

5-Presidenti Zelinski të jap intervistë tek Zeni.net dhe të dëshmojë që Doktori është i vetmi pro amerikan që po ndihmon Ukrainën.

Këto pesë kushte duhet të shtohen tek paketa e sanksioneve kundër Rusisë në emër të Foltores.

Nëse Edi Rama heziton, atëhere ai bën lojën e Putinit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje