Avionët e Air Serbisë janë ndër të pakëtit avionë evropian që do të vazhdojnë të fluturojnë në hapësirën ajrore të Federatës së Rusisë.
Air Serbia, e cila ka tetë fluturime javore në relacionin Beograd – Moskë dhe anasjelltas, ka shitur biletat deri të enjten e tre marsit.
Ndërsa kjo kompani tani thuhet sipas mediumit serb Portal EX, ka filluar të planifikojë aeroplanin e saj Airbus A330-200, i cili ka trup të gjerë për datat e ardhshme gjatë kësaj jave për të ofruar më shumë vende, përcjell mediumi B92.
Pas invazionit rus mbi Ukrainën, si masë sanksionuese të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera demokratike në Evropë dhe në kontinentet e tjera të botës, kanë bllokuar hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse.
Gjithashtu, sanksionet ndaj Rusisë janë zgjeruar në shumë sfera, përfshi atë të ekonomisë dhe diplomacisë.