Deputeti Helidon Bushati në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, deklaroi se vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës do të ndihmonte për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës së brendshme.
Bushati u shpreh se Basha ka humbur gara, por mund të fitojë betejën për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes.
“Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën Partinë Demokratike të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen. Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitojë betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes së problemit. Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë…DORËHEQJE.
Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas, sakrifikon dhe mendon për ata demokrat ata shqiptarë që presin prej nesh. Sot PD, ka nevojë për një Kuvend Bashkimi”, është shprehur Bushati.