Pse duhet të jetë Tirana në listën e dëshirave të verës?

20 Mars 2022, 20:01Turizëm TEMA

Teksa mendojnë për pushimet verore në Evropë, shumë amerikanë parapëlqejnë Italinë, Francën, Greqinë, Spanjën ose Kroacinë.

Vende, të cilat kanë kryesuar destinacionet turistike për dekada me radhë.

Por vera që po vjen, mund të jetë edhe ajo e Tiranës. Të paktën kështu ka sugjeruar media online “Travel Off Path”.

Për të, Shqipëria është portretizuar si vendi që i ka shpëtuar errësirës.

E kaluara diktatoriale, rrëzimi i regjimit, lufta civile, skemat piramidale, korrupsioni…

Përpos këtij historiku, shfaqet edhe Shqipëria tjetër, si një destinacion i mrekullueshëm turistik.

Po ashtu, si një vend “i lirshëm” ndaj kufizimeve të COVID-it.

Qyteti i rinisë

Këtë vit, Tirana u emërua Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Emërim i veçantë nga Bashkimi Evropian, që tregon gatishmërinë e Tiranës për t’u kthyer në qytetin e dashur të të rinjve në rajon.

Fytyra e qytetit është në ndryshim e sipër, shkruan “Travel Off Path”. Sepse çdo ditë ngrihen ndërtesa të reja, ku disa prej tyre ndërtohen me qëllim të avancimit të iniciativave teknologjike.

Është rasti i Piramidës së Tiranës, monumenti i regjimit të vjetër, që po shndërrohet në një qendër teknologjike që synon të edukojë të rinjtë në kodim apo dizajn.

Dhe përtej sferës së arsimit dhe punës, kultura e kafenesë dhe jeta e natës në Tiranë është e përkryer për të rinjtë e të gjitha interesave.

Gjenden më shumë kafene për frymë se sa në çdo qytet tjetër evropian. Janë të të gjitha llojeve. Nga të thjeshtat për relaks deri te baret e bukura të koktejeve.

Këtu nis ndërthurja mes pjatave të shijshme dhe të rënda të makaronave italiane, pjatave të thjeshta e delikate mesdhetare të Greqisë dhe kuzhinës me mish të pjesës tjetër të Ballkanit.

Është thjesht e pabesueshme, ravijëzon media e huaj. Pasi vaktet janë tejet të shijshme, jo nga ndërlikimi, por nga thjeshtësia dhe freskia.

Koha për në natyrë

Tirana përshkruhet si një qytet “i gjelbëruar”. Kudo ka parqe ku gjenden fusha futbolli, kënde lojërash dhe kafene në natyrë.

Parku më i madh është ai i liqenit. Në muajt e verës, atje sheh shpesh njerëz, teksa qarkullojnë anës liqenit duke u rrezitur në diell, ose duke bërë piknik.

Pastaj, rruga e gjatë përqark liqenit të fton për një shëtitje ose për një xhiro me biçikletë. Thënë shkurt, vend i mrekullueshëm për të kaluar një mëngjes të këndshëm.

Të shkosh për të luajtur

Tifozë të mëdhenj të futbollit i quan shqiptarët “Travel Off Path”.

Sakaq, Tirana është edhe shtëpia e klubit lokal dhe stadiumit krejt të ri e të bukur nën emrin “Air Albania”.

Për krahasim, të shkosh për të luajtur një lojë sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nevojitet disa qindra dollarë për të kaluar një kohë të mirë.

Kurse në Tiranë mund të luash çdo fundjavë.

Ndaj, me këto e shumë të tjera, rezervimi i këtyre pushimeve verore në Tiranë nuk do të bëjë askënd të pendohet.(Albanianpost)

4 komente në “Pse duhet të jetë Tirana në listën e dëshirave të verës?”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Per qitje sume m’ xhamie as qe bohet fjale…….. allah uakbar.

  2. perlat spahiu says:

    Ehhhhhhhhhhhhhhhhh tirona e qelbur me plera dhe me te qelburit qe e drejtojne e me xhami ne cdo rruge.pa trattare. edhIon o edhion ti tironem po e zbukuron.

  3. Aqif Kopertoni says:

    Lol. Cfare do vizitojnë turistet ne Tiron xhamiat e Sulejmanit te madhnueshëm…?!

  4. anti25642654censurë says:

    deri dje na çate trapin xhaija e ethem beut me një minare,tashti duhet të durojmë xhaminë e erdoqënit me katër minare??
    tirana dhe shqipëria nuk kanë nevojë për fotografi përfaqsimi me xhami a kisha me 4 minare a tre këmbana!!
    tirana ka plot pamje të bukura,për të mos u ndyrë me propagandë të fshehtë fetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. p
    pthuuuuuuu

    Te shkerdhefsha xhamine "turistike" o katunare!!!

    1. D
      Detari

      shtet taliban me komb te shartuar. RROFTE GJERGJ KASTRIOTI

      Lini një Përgjigje