Pas dorëheqjes së Lulit, në Foltore plasi gëzimi, por Mulit ju shtuan kusuret.
Doktori e thirri dhe dukej shumë i zymtë.
-Tani duhet të bëjmë gati Kuvendin, tha.
Duhet të marrësh në dorëzim dhe selinë.
-Na duhet të heqim dyert e blinduara Doktor, i tha Muli.
Të porosisim ndonjë nga këta biznemsenët tanë.
-Jo, jo mos u nxito njëherë.
Le të jenë aty se nuk i dihet si vjen puna.
Sorosi ka kërkuar që unë të largohem nga kryetar dhe të mos kandidojë.
Dhe këta të Evropës marrin mend e tij e vijnë më thonë mos kandido.
U thashë nuk ka zot që më ndalon tek vota e lirë, se unë jam dashnor i votës së lirë.
Atëhere më thanë, do të izolojmë.
Kështu që lëri një herë ato dyert se na duhen.
-Dakord. Po i lë. Po këtë skenografinë e re të Kuvendit ku do ta bëjmë, se Luli s’na i jep më ato veglat e veta se i ka private?
-Lëre njëherë mos u nxito, duhet të presim.
Duhet ta shtyjmë dhe një herë atë Kuvendin se është afër fundi i prillit.
Duhet t’i lëmë kohë këtyre të PPE ta kuptojnë se unë e kam luftën me Sorosin, jo me SHBA.
-Po me këtë Albanën çdo bëjmë, se ajo thotë po e pashë Gridën para do ta hedh nga shkallët, se më ka marrë zyrën.
-Shiko lëre njëherë thuaj. Le të jenë të dyja kryetare.
-Dakord Doktor, po kam hallin e zyrës tënde.
Kë zyrë të rregulloj, se tek zyrë e Lul Bravës nuk mund të hysh.
-Shiko, nuk kam thënë Lul Brava, e keni keqkuptu. E keni dëgju gabim.
Kam thënë Lul Bravo. Mos i shtrembëroni gjerat.
Sali Berisha nuk fyen kurrë njeri.
-Po Doktor e kuptova. Na hapi shumë punë kjo fitorja.