Prej sot Muli ka nisur një aksion për të shpalosur strategjinë e ardhshme të Doktorit për bashkim brenda PD.
Sipas tij, strategjia bazohet në tre shtylla kryesore.
Shtylla e parë e fushatës së Doktorit është spastrimi me fshesë të hekurt i mbeturinave të komplotistit Lul Basha brenda PD.
Për këtë do organizohet një turr kombëtar, ku anëtarësia e PD do denoncojë lagje më lagje, fshat më fshat, seksion më seksion, veprimtarinë armiqësore të Lulit dhe bashkëpunëtoreve të tij.
Gjatë kësaj fushate do dalin fakte të tmerrshme për presionin që ka ushtruar mbi demokratët Gjorgj Sorosi me shokët e tij, që demokratët të distancoheshin nga Doktori.
Do të ketë njerëz që me lot në sy do tregojnë tmerret që kanë hequr dhe vendosmërinë e tyre për të mos u përkulur para presioneve të mafies ndërkombëtare.
Të penduarit do diskreditojnë mbeturinat e mbetura brenda PD, me qëllim që të spastrohen tërësisht.
Kjo fushatë do zgjasë së paku tre muaj dhe do shërbejë për pastrimin e bazës nga mbeturinat e Lulit.
Shtylla e dytë e fushatës është paraqitja e tablosë sinoptike dhe detyrat për të ardhmen.
Në këtë fazë Doktori do të shpjegojë para demokratëve se si u organizua komploti ndaj tij.
Në këtë tablo sinoptike do të jepen detaje se si rusët infiltruan Lul Bashën në Kosovë, kur mësuan se aty ishte vajza e Doktorit.
Pastaj ata u investuan që këta të bëheshin miq dhe ajo ta rekomandonte tek Doktori.
Për vite të tëra ai ka qëndruar si nepërka nën gurë, duke mos nxjerrë kokën për të kryer misionin e tij shkatërrimtar.
Edhe pse ka pasur shumë sinjalizime në adresë të Doktorit për këtë pistë rekrutimi, Luli ka mundur të zhdukë informacionet dhe të izolojë Doktorin duke mos e mësuar të vërtetën.
Gjorgj Sorosi ka paguar miliona që të rekrutojë njerëz që heshtnin dhe nuk e tregonin të vërtetën, derisa ajo u bë publike më 19 maj.
Rusët, përmes Gjorgj Sorosit, pushtuan Departamentin e Shtetit dhe bënë atë që bënë ndaj Doktorit.
Këtu u zbulua dhe Luli.
Pas kësaj do të tregohet se si do veprohet në të ardhmen dhe pse Doktori nuk mund t’i besojë më njeriu tani e tutje, se nuk ka dhe moshë që ta korrigjojë prapë gabimin.
Shtylla e tretë e strategjisë së tij është ringritja e PD.
Duke spastruar elementët antiparti të grupit të Lulit, PD do bëhet më e shëndoshë dhe më e fortë, pasi njerëzit do besojnë më shumë tek njëri- tjetri dhe tek Doktori, dhe kështu partia do rritet.
Tradhtarët nuk kanë më vend në parti, se e dinë se çfarë i pret nëse punojnë kundër Doktorit.
Kështu do te shkohet drejt zgjedhjeve të vitit 2025, të cilat do të jenë vendimtare për të provuar nëse këto mbeturina janë spastruar apo jo.
Nëse Edi Rama i fiton përsëri zgjedhjet, atëherë do të duhet një operacion i ri spastrimi pasi është dëshmi që e keqja nuk është larguar akoma.
Pd keshtu do perfundonte sepse demokratet e vertet u zhduken uvrane u helmuan u perjashtuan fryme demokratike ska patur e as do te kete me noken kokalarin etj qe skane asgje demokrate e nuk dihet kujt i sherbejne duhet te krijojne pd me udheheqes e drejtues me te vertet demokrat atdhetar shqiptar
Gjate fushates pd te pyes e te mare pergjigje kush i vrau kush i helmoi e kush i largoi demokratet e vertet dhe pse kush e shkaterroidhe dogji shqiperine te gjenden fajtoret mbrenda pd
Muli te marre persiper te spjegoje kush i vrau i helmoi i largoi i persekutoi demokratet e vertete nga pd dhe qellimi perse eshte vepruar keshtu qe katandisi pd ne kete gjendje