Muli është bërë konfuz në debatin juridik për vulën 

28 Korrik 2023, 18:28Antena TEMA

Tani që Gaz Bardhi shpalli partinë e tij digitale, Muli është konfuz se si do vazhdojë debati juridik për vulën. 
Thirri Lelon ta sqaronte këtë punë. 
-Ku jemi me gjyqin për vulën i tha Muli. 
-Jemi në pjesën që Gaz Bardhi ka paditur Doktorin duke ngulur këmbë që vula i takon Lulit. Dhe Gjykata ja ka hapur rrugën Lulit. 
-Po tani me këtë partinë e re? 
-Tani Gaz Bardhi do padisë Lulin që vula nuk i takon Lulit por Gazit. Dmth do t'i thotë “lidhur me kërkesën time të mëparshme ku them që vula nuk i takon Doktorit por Lulit, duhet të nënkuptoni që nuk i takon Lulit por mua. 
-Po sikur ta fitojë Gazi tani vulën ndërkohë ne të fitojmë gjyqin me Lulin, kush e merr vulën ne apo Gazi? 
-Besoj në atë kohë Tabaku do hedhi në gjyq Gazin dhe do t'i kërkojë që vula t'i kalojë Tabakut se ajo ka qenë dhe me Lulin dhe me Doktorin dhe me Gazin kështu që është më konsesuale. 
-Po nëse vula i mbetet Lulit dhe Gazi mbetet pa vulë, çfarë do bëjmë me partinë digitale? 
-S'ka problem i quamë fansa të Doktorit se ai ka 1 milion e gjysmë. Nuk na prishin punë. 
-Qartë tha Muli. 
 
 

1 Komente

  1. E
    Evisa

    Fantastike, sureale, situatë më komike dhe qesharake nuk mund të mendohet! Vërtetë i mënçur ai që e ka formuluar si shkrim.

    Lini një Përgjigje