Muli merr masa për seancën e Babales më 12 Prill 

2 Prill 2024, 20:25Antena TEMA

Njoftimi se seanca e Babales do të zhvillohet më 12 prill e mobilizoi Mulin. 
Thirri Lelon me urgjencë për të bërë një plan masash. 
-Duhet një sulm i përgjithshëm i tha. Nëse Apeli dënon Salianjin, atëherë tregon që këta gjyqtarë nuk kanë më frikë nga ne. Duhet ti sulmojnë personalisht të tre, tu tregojmë se skanë ku futen në vrimë të miut po dënuan Salianjin. 
-Po Salianji është dhe pro drejtësisë së re tha Lelo? 
-Jo nuk është shprehur, se po pret vendimin ndaj tij. Pastaj do marrë qëndrim. Por ne duhet ta mbrojmë fort. 
Atë ditë të shkojmë të gjithë në sallë, të mbajmë parrullat “Salianji i dënuar politik”, dhe të bëjmë lidhje direkt me penxheren e Doktorit që të përshëndes njerëzit. 
-Po nëse e dënojnë tha Lelo, çfarë duhet të bëjmë pastaj. 
-Nuk e njohim vendimin. Se ata duan ti ndërpresin mandatin dhe të mos e lënë të kandidoj në zgjedhjet e reja vitin tjetër. Por nuk e lëshojmë. 
-Po si do ta mbrojmë tha Lelo. 
-Cdo ditë dhe ai bashke me Doktorin do ngjitet tek penxherja dhe të diskretitojmë këtë drejtësinë e Edi Ramës. Vetëm nga penxherja vjen shpëtimi ynë. 

Lini një Përgjigje