Kandidati i cili kërkon që New Yorku të jetë si Tirana në komunizëm

24 Korrik 2025, 17:28Blog TEMA
Kandidati i cili kërkon që New Yorku të jetë si Tirana

Nga Peter Lucas

Do të isha i lumtur po të ishte me mua socialisti demokrat Zohran Mamdani, herën e fundit që ‘bëra Pazar’ në një dyqan ushqimor në pronësi të shtetit.

Por kandidati kryesues 33-vjeçar për kryetar bashkie në Nju Jork, i cili ka trazuar politikën kombëtare demokrate, ende nuk kishte lindur atëherë.

Prandaj nuk ka asnjë ide për çfarë po flet, ndërsa premton, ndër të tjera marrëzira se, nëse zgjidhet, do të krijojë dyqane ushqimore të drejtuara nga bashkia në Nju Jork, duke e kthyer qytetin në Tiranën e Shqipërisë nën komunistët.

Fjalën “pazar” e vura në thonjëza me arsye, sepse në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë të asaj kohe, nuk ishte pazar, por më shumë si lypje ose imponim. Një parajsë socialiste për punëtorët nuk ishte.

Në fakt, kishte pak dyqane dhe ato pak kishin shumë pak për të shitur, përveçse nëse ishe ndonjë bos i Partisë së Punës. Ata sundonin.

Ishte fundi i viteve 1980 kur u bëra gazetari i parë amerikan që vizitonte vendin e mbyllur për 30 vjet. Enver Hoxha, diktatori paranojak komunist që drejtonte vendin si Koreja e Veriut, sapo kishte vdekur, kështu që arrita të gjej një mënyrë për të hyrë.

Ishte ende një diktaturë komuniste nën pasardhësin e tij, Ramiz Alia. Askush nuk mund të hynte, dhe askush nuk mund të dilte. Shteti kontrollonte gjithçka, përfshirë edhe dyqanet ushqimore apo të ashtuquajturat dyqane “të përgjithshme”.

Ndërsa sot vendi është një kaos trafiku, atëherë nuk kishte trafik sepse nuk kishte makina. Qeveria kishte ndaluar pronësinë private të makinave, dhe vetëm zyrtarët e rëndësishëm të Partisë i kishin ato.

Nuk kishte turistë, as bare, restorante apo kafene. Dhe të paktët vizitorë që vinin ishin kryesisht nga vendet e bllokut komunist lindor.

Gjithsesi, isha në vend për herë të dytë në vitin 1987, duke menduar si mund të shkruaja një libër mbi mundësitë e ndryshimeve demokratike pas vdekjes së Hoxhës.

Sëissair fluturonte në një aeroport bosh në Tiranë një herë në javë. Pastaj vazhdonte drejt Libisë para se të kthehej në Zyrih.

Këtë herë, avioni u largua nga Tirana për në Libi me valixhet e mia ende në bord. Që do të thoshte se, përveç çantës së dorës, nuk kisha asgjë me vete. Avioni nuk do të kthehej për një javë tjetër, dhe unë mbeta me rrobat që kisha veshur.

Ishte gusht, nxehtësi e padurueshme në një vend që nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për kondicioner. Dhe unë nuk kisha as të brendshme të pastra apo rroba të tjera.

“Nuk ka problem,” më tha shoqëruesi im komunist kur arritëm në hotel në Tiranë. “Do të të gjejmë të brendshme.”

Më çoi në një dyqan shtetëror ushqimor/veshjesh bosh, ku njerëzit rrotull habiteshin duke parë një amerikan. Unë po habitesha edhe më shumë kur pashë raftet bosh. Nuk kishte asgjë për të blerë.

Por ata gjetën një copë materiali që ngjante me të brendshme, të cilën shitësja e nxori pasi shoqëruesi im komunist i pëshpëriti disa fjalë efektive.

Të brendshmet nuk ishin aspak si bokserat e mi “Fruit of the Loom” që tashmë ishin në Libi. Këto ishin të bardha, të fryra, me përmasa unike për të gjithë, të pambukta, dhe shumë të mëdha për mua. Nuk kishin as lastik. Ngjanin si velë për një varkë me vela.

“Nuk mund t’i vesh këto,” i thashë. “Do të më bien. Nuk kanë as lastik.”

“Duhet t’i veshësh,” tha ai. “Kaq ka. Të gjithë i veshin. Ndoshta javën tjetër vijnë të tjera nga Turqia. Ndoshta jo.”

“Le të shkojmë në një dyqan tjetër.”

“Nuk ka dyqan tjetër.”

“Do të thotë që në gjithë Tiranën, këtë parajsë socialiste të punëtorëve, nuk ka një dyqan tjetër për të blerë të brendshme? Vetëm ky dyqan shtetëror? Një dyqan për gjithë socializmin?”

“Saktë. Të gjithë këtu vijnë.” “Përveç shefave të partisë,” thashë. “Ata i marrin të brendshmet nga Italia.”

“Kjo është propagandë borgjeze amerikane. Nën socializëm të gjithë trajtohen njësoj.” “Po, njësoj keq,” thashë. Ai u vrenjt, unë u nxeha.

I mora të brendshmet. Pastaj kalova një javë duke i mbajtur me dorë, ndërsa kërkoja kot për gjilpëra sigurie, duke pritur që Sëissair të kthehej me valixhet dhe bokserat e mi shumë të munguar 'Fruit of the Loom'.

Është e vështirë të të marrin seriozisht kur të bien të brendshmet. Ky ishte socializmi në punë. Ndoshta dyqanet e Mamdanit do të jenë më mirë të mbushura. 

Boston Herald

18 Komente

  1. T
    Tironci

    Cfare idiot'sirash qe shkruan ..... Ky Lucas'i paska rrjedhur fare ...... Nuk vlen ta komentosh Tironci

    Përgjigjjuni
    1. N
      NJUJORKEZI

      Ka disa vjet qe Peter Lucas ka filluar te rrjedhe, fillimisht nga ana mendore ( intelektit ) dhe pastaj edhe nga ana morale. Jo te gjithe pleqve iu ndodh keshtu. I paska hyre frika nga Mamdani i New Yorkut. Sistemin " komunist " ne Amerike nuk mund ( dhe ne fakt, nuk duan ta kthejne ) as nje mije Mamdane, por te krahasosh bollekun ekonomik te SHBA me skamjen e Shqiperise, duhet te jesh ose budalla, ose maskara. Shqiperia ka qene historikisht disa shekuj mbrapa Evropes ( edhe eshte ende mbrapa edhe sot ). Mirepo, cdo shtet dhe cdo popull ka historine e tij. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk jane krijuar duke pushtuar e masakruar vende dhe popuj te ter, as duke perdorur skllaverine, as grabitjen e popujve e kombeve te tjera, as pushtimet dhe zhvatjen e pasurive te te tjereve. Eshte e vertete se ne vitet '80 Shqiperia ishte e varfer per shume arsye ( nje prej te cilave ishte marrezia e kastes udheheqese 0 por ato qe thote plakushi i rrjedhur Lucas se ne Tirane kishte vetem nje restorant dhe kafene etj.etj. jane halucinacioni njerezish qe po pergatiten te lene kete bote, pa e ditur as ata. eshte ky fare Peter Lucas, i cili, pasi na ka treguar ne librat e tij se Sali berisha i kishte thene ne 1997 se " Pas meje u befte qameti ' ( pra, qe s'donte t'ia dinte per Shqiperine dhe as per shqiptaret ), para zgjedhjeve te 11 majit 2025 bente thirrje per te rikthyer Berishen ne pushtet. Do te mjaftonte kaq per te ditur kush eshte Peter Lucas i sotem.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbereshi

        i nderuar Peter Lucas, me vjen keq qe ne kete moshe madhore kerkon te shkruash nje varg me marrezira, megjithate une ju kuptoj, per nje person si ty qe eshte formuar nen efektin e makartizmit eshte teper e veshtire qe te ndryshoje!

        Përgjigjjuni
      2. t
        toni mavrija

        Ky Peter Lukas qenka humorist i madh, njekohesisht dhe racist.Pershkrimet qe na paraqet jane pjell fantazise halucinante dhe genjeshtrave te tij.Shqiptaret i mbanin mbathjet me dore te mos ju binin......na dhjeu se qeshuri.Humor perversesh.

        Përgjigjjuni
        1. g
          gazi

          Pirdh se lirohesh o gazekar....sigurisht që në atë kohë varfëria dhe mungesat në treg ishin të mëdha (prandaj ra ai regjim)por brek e kanatjere prodhonte trikotazhi i Korçës dhe nuk kushtonin se sipas teje i bie që populli të dilte dac,tjetër nuk është e vërtetë që nuk kishte pietore,kafe ,birari pak restorante por dhe menca popullore bile kish ushqime bio,kremvice ,salsiçe,raki,verë dhe birrë shum të mirë....ti o gazekar me siguri i ke pasur sytë në bythë.Ishte fundi i një regjimi të egër po kështu si thua ti ne do të ishim aq të humbur sa që nuk do të pranonim ndryshimin sepse jeta evolon.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sefer Daja

            O Gaz, mbase shembulli i gazetarit është pak i egzagjiruar,po e vërteta ashtu është!!! Ne mbase na dukeshin të mira brekët e trikotazhit të Korçes, po thuaja atij që atë kohë ish mësuar me brek firmash, e mundësi zgjedhjedh! Tirana atë kohë [ 1987]kish 2 mapo të mëdha, njëra MA-PO përball 15 katshit, e tjetra aty ku jan 9-katshet sot! Kur dilte ndonjë artikull i ri sezoni( këpucë ose xhupa psh), qytetarët " u vrinin" në rradhë për ti siguruar! Salçiçe, ver, raki e birr shum të mir nuk e di se për çfar periudhe thua, por, un mbaj mend Tiranën nga viti 1983 e prapa( për hir të moshës), ku në dyqane thyente miu kokën! Kur një familje arrinte të gjente 5 shishe birr( duhej të rrije nga 5-6 orë në rradh), për vit të ri, ishte gzim!!! Më përpara( siç më tregon im atë), furnizimi popullatës ish më i mirë ( vitet60-70), kur akoma ekonomia ndihmohej nga BS dhe KINA! Më von dominoi tolloni, ku çdo gjë ishte me rracion! ( nuk i harroj kurrë kur isha fëmij dhe adoleshent, kur na vinin fshatarët e na u lutnin ti blinim bukë gruri tek dyqani i lagjes, se shitësja nuk i jepte!!! Pra BUKË ore! Po mbase nuk ke faj se nuk e di i i ke jetuar ato kohë, se dhe un kur ja tregoj fukarallikun që dominonte fëmijëve të mi, atyre u duket e pamundur!!!)

            Përgjigjjuni
          2. g
            gazi

            Pirdh se lirohesh o gazekar....sigurisht që në atë kohë varfëria dhe mungesat në treg ishin të mëdha (prandaj ra ai regjim)por brek e kanatjere prodhonte trikotazhi i Korçës dhe nuk kushtonin se sipas teje i bie që populli të dilte dac,tjetër nuk është e vërtetë që nuk kishte pietore,kafe ,birari pak restorante por dhe menca popullore bile kish ushqime bio,kremvice ,salsiçe,raki,verë dhe birrë shum të mirë....ti o gazekar me siguri i ke pasur sytë në bythë.Ishte fundi i një regjimi të egër po kështu si thua ti ne do të ishim aq të humbur sa që nuk do të pranonim ndryshimin sepse jeta evolon.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kacidhja

              Lukas do bente pune te mire po te na pershkruante getot e qyteteve te SH.B.A-se.Do te ishte shume me interesant.Me keto qe ka shkruajtur,te gjitha genjeshtra,na ben qe te mos kemi besim te gazetaria amerikane.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maloku

                Ke qene ne ndonje qytet tjeter,sigurisht jo ne Tirane, sepse Tirana kishte disa MAPO pra magazina popullore qe kishin dygjane apostafat per te mbathura e kanatiere qe prodhoheshin nga pambuk i paster me te pakten kater modele te ndryshme. Futja kot sa te duash, por thuaj edhe te verteta, kishte varferi te pergjithshme ne popull, por jo mallra te fallsifikuara, nuk kishte shumellojshmeri te produkteve ushqimore, por ato qe ishin ishin produkte pa hile. Kishte djathe te bardhe qe ishte nga qumeshti dhe jo si tani nga niseshte. Kishte trikotazhe me pambuk puro apo leshi qe ishin pa hile. Kishte pasticeri jo shume estetike po me prodhime qe nuk i gjen me tani. Kishte sallameri me produkte te proshutes, kremvishle, sallam turist etj te cilat kishin shije te shkelqyer dhe ishin nga mishi jo si tani qe ka shumellojshmeri por jane me shume patate se mish.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Paska rrjedhur dhe ky lumëmadhi, e sajoi një histori idiote për të goditur kandidatin e Nju Jorkut. Një dyqan në tërë Tiranën. Po i tregon babait arat. Punë trapash.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    varrkari

                    Na hergesh mutin dhe na pifsh shurren ore idioter qe ky sistem ju ka dhene goje dhe jarge qe ti nxirrni,per te miren e ketij sistemi qe njeriu ha njeriun. Qe te krahasosh Shqiperin jo te Ramos ,bashepunetor i CIA-s,por te ENVERIT eshte njesoj si te krahasosh diten me naten.Ju zagaret zinxhir keputurky sistem ju ka epertuar gazetaruc dhe edhe pse kne kaluar plote 40 vite vazhdoni e hani mut duke marre honorarin e radhes me keto iditesira qe te lirojne nga kapslleku kur je duke i lexuar ne banjo. Enveri ka te vetmin gabim ,prishjen me RPKines e ne sot do te ishim nder vendet e pakta ne Europe qe do na kishin zili nga GJErmania,France e deri ne Angli per nga dituria,zhvillimi dhe mirqenia. Nese ne ate sistem te thuhej: Buken,dritat,ujin,punesimin dhe shkollimin e kishe falas dhe te paralajmeronte se kush bene propagande kapitaliste futet brenda,ndesa sot buken,ujin,dritat ,punesimin dhe shkollimin siguroi vete dhe ha mut sa te duash me propagange.Kete ka bere edhe artikullshkruesi . ;

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      Brockulla !

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iliri

                        PETER LUKAS ESHTE SHQIPTAR NGA DARDHA E KORÇES! Paguhet nga Greket qe ta nxije Shqiperine! Amerika ka ushtri ne te gjithe globin, madje edhe ne hapesire, per te rrjepur popujt duke vrare me miliona njerez me armet me te sofistikuara. Kush nuk i nenshtrohet, sulmohet me bomba deri 15 toneshe. Ne Amerike ka miliardere, por 90% jane te varfer, madje me te varfer se ata pak lypsare qe ka Shqiperia.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          IA

                          O Luk na hongsh karin për përrallat që tregon të paktën neve që kemi jetuar në Tiranë në atë kohë

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            BOLE SEFERI... PO KOMPLET K@R

                            Ik mer kar me zile, MAPO perball 15 katshit????????? As hotel Vjosa nuk i bie perball 15 kateshit... vinte Broadway, pataj parku mbrapa pallatit te kultures dhe fillonte MAPO, e cila kishte perball pallatin ku jetonin Dritero Agolli dhe Kadareja.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sefer Daja

                              O koqe! Në vendndodhje ke plotësisht të drejtë! Mapo( i thonim mapo e vjetër ish aty ku thua ti, përball librari Florës dhe pallatit të Kadares! U shpreha ashtu, për me mos u marr me detaje!( thash përball 15-katshit , për kollajllik se me shum mundësi aty ka vajtur ky gazetari, se mapoja vjetër ashtu ish, me dyqane dërrase!( nëse e mban mend kishte dhe ca lodra për fmi pran mapos) Po ti koqe kanari, në komentin tim e paske gjet nji gabim! Un thelbin e kisha tek fukaralliku i shoqërisë shqiptare në ato vite! ( sa për Tironën, pa dash me të ofendu, e njof mo mir se ty që shef gjilponën në kasht, ose si shprehja: kur i mençuri tregon me gisht hënën, budallai shef gishtin! Dhe ti gjete ku me u kap!

                              Përgjigjjuni
                            2. A
                              Abdul Dibra

                              Ala levdoni periudhen komuniste kur femrat me te bukura te Tiranes kishin dashnore shoferet barkderra te kamioneve te eksportit ,vetem me pas corape seta,breke e buzkuq.Mos hani zorre kot u trushplare.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Noar

                                Kurse tani vene pin shurrën dhe hane mutin e barkederrave të Dubait.

                                Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje