Koha e sharlatanëve - Rasti i një dallaveraxhiu nga Elbasani dhe mileti analfabet që e duartroket

24 Korrik 2025, 10:55Blog TEMA
Koha e sharlatanëve - Rasti i një dallaveraxhiu nga Elbasani dhe

Në të kaluarën edhe mashtruesit kanë qenë më seriozë dhe më gazmorë. Tash janë vetëm qesharakë. Mbi rastin e një dallaveraxhiu nga Elbasani, që mediat e trullosura dhe politikanët e marrë të Kosovës po e presin, përqafojnë dhe trajtojnë si klerik ortodoks. Qe, pra, ku arritëm: dikur nga Elbasani vinte dhe mirëpritej në Kosovë Mehmet Gjevori, sepse kishte mision t’ia mësonte shkronjat një populli analfabet. Sot vjen Nikolla Xhufka. Dhe mileti analfabet duartroket.

Nga Enver Robelli

Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pranvera e vitit 2000, kur më telefonoi një koleg gjerman, për të cilin besoja se ishte gazetar serioz. Por edhe gazetarët seriozë mund të bien pre e naivitetit të tyre ndonjëherë. Sidoqoftë, kolegu gjerman tha se kishte një “scoop”, një lajm ekskluziv.

“A vjen, të lutem, të lutem, të lutem, a vjen me mua, se kam lënë takim me një person në një lokal në stacionin e trenit në Zürich, i cili thotë se këto ditë do të ndezë luftën në Maqedoni?”, më pyeti kolegu gjerman. Shkova në takim i shtyrë nga kureshtja, jo i bindur se bëhej fjalë për ndonjë gjë serioze. Personi që takuam ishte një sharlatan. Fliste me vetëbesim sharlatani. Vazhdonte me pallavra. Pastaj me dokrra. Dhe e përfundonte fjalinë me gjepura.

Unë nuk shkrova asnjë shkronjë për atë takim. Kolegu gjerman shkroi. Paralajmëroi, pak a shumë, se personi që takuam në stacionin e trenit në Zürich së shpejti do të shfaqej në CNN, me kallashnikov dhe uniformë të një ushtrie çlirimtare të shqiptarëve të Maqedonisë dhe do ta trondiste Ballkanin dhe gjithë¨ botën (perëndimore).

Ndërsa fliste për planet e tij, sharlatani lëvizte kokën në mënyrë teatrale andej-këndej, duke na bërë me dije se aty afër mund të jenë agjentët e ndonjë shteti armiqësor ballkanik, të cilët përcjellin çdo lëvizje të tij.

Pas disa muajsh, në vitin 2001, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Atëbotë Tirana ishte një qytet i mjerë dhe i pistë, me plot ndërtime ilegale pranë Lanës, lumë i thënçin. Në grumbullin e gazetarëve më ra në sy sharlatani i stacionit të trenit të Zürichut. Nuk e kishte ndezur luftën në Maqedoni. Kishte punë më patriotike. Përpiqej të belbëzonte për politikën, sillej si konspirator dhe tentonte t’u bënte përshtypje gazetarëve të ardhur nga Kosova në Tiranë për të raportuar mbi zgjedhjet në Shqipëri. Në bursën politike qarkullonin emra si Fatos Nano, Ilir Meta, Sali Berisha. (Prej kësaj tresheje vetëm i pari është larguar nga politika.)

Nuk e di çfarë ka ndodhur me sharlatanin, i cili në stacionin e trenit në Zürich na siguroi (mund të thuhet: na kërcënoi) se do të ndezë një luftë në Maqedoni. Mund të jetë kthyer në Zvicër, të ketë gënjyer autoritetet se është i përndjekur dhe të jetojë, sot e asaj dite, nga ndihmat sociale të shtetit zviceran. Mund të jetë kthyer në Kosovë dhe të jetojë në ndonjë fshat, ku merr pension si veteran i luftës për shkak të meritave të tij të mëdha: për shembull, për meritën e rrëfimit të një vargu me gënjeshtra në stacionin e trenit në Zürich.

Bota është plot e përplot me sharlatanë. Victor Lustig, një mashtrues austro-hungarez, më 1925 e shiti Kullën e Ajfelit. Hohshtapleri (nga gjermanishtja: Hochstapler, një njeri që prezantohet rrejshëm) Gregor MacGregor e shpiku në shekullin e 19-të një eldorado në ishujt e Karaibeve në Amerikën Latine, e quajti Poyais dhe u bëri thirrje britanikëve të emigrojnë atje. Rreth 250 i besuan kësaj përralle dhe u nisën me anije drejt cakut që nuk ekzistonte. Prej tyre vetëm 60 mbijetuan. Gregor MacGregor u bë i pasur: arriti t’u shesë britanikëve parcela në parajsën Poyais. Kur pas pavarësisë së Shqipërisë fuqitë perëndimore po kërkonin një princ të huaj për të sunduar shtetin e ri, interesim shfaqën edhe njerëz që pretendonin se ishin pasardhës të familjes së Skënderbeut. Ishin po aq pasardhës të heroit sa ishte Skënderbeu japonez.

Kohëve të fundit nëpër Kosovë po shtegton një fantazmë e veshur me një pelerinë të zezë. Mediat e etura për klikime na njoftojnë se ai quhet Nikolla Xhufka dhe e prezantojnë para opinionit si klerik ortodoks të “Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës”. Madje i drejtohen edhe si kryepeshkop. Në thellësitë e internetit Xhufka na shfaqet si patriot i madh, i cili, sipas një televizioni kosovar, “godet Serbinë”. Në një televizion të Shqipërisë, Xhufka shpjegoi: “Nuk jam homoseksual.” E sigurt është, sipas Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, se Xhufka nuk ka asnjë lidhje me punë fetare e hyjnore.

Në të kaluarën edhe mashtruesit kanë qenë më seriozë dhe më gazmorë. Tash janë vetëm qesharakë. Ashiqare një dallaveraxhi nga Elbasani pritet, përqafohet dhe trajtohet si klerik nga mediat e trullosura dhe politikanët e marrë të Kosovës. Qe, pra, ku arritëm: dikur – më 1941 – nga Elbasani vinte dhe mirëpritej në Kosovë Mehmet Gjevori, sepse kishte mision t’ia mësonte shkronjat një populli analfabet. Sot nga Elbasani vjen Nikolla Xhufka. Dhe mileti analfabet duartroket.

E thërrasin në programe mëngjesi, në emisione të pasditës, në debate të mbrëmjes. Dalin në fotografi me të patriotë të vetëshpallur kosovarë, të cilët kanë dije për konfesionin ortodoks po aq sa mund të ketë dije teologjike një opingë me xhufka. Kurrë nuk ka qenë më lehtë për mashtrues të pushtojnë hapësira mediale dhe publike se sot. Budallallëku ka shkuar larg: ka edhe politikanë kosovarë, mes tyre edhe kryetarë komunash, që e presin këtë “kryepeshkop” në zyrat e tyre.

Nuk do të befasohesha nëse së shpejti në Kosovë shfaqet edhe Maksude Kademi, e njohur si Sudja, për t’i dhënë këshilla kosovarëve trudalë mbi mrekullitë e kapitalizmit dhe sidomos kamatës, bazuar në përvojën e saj si themeluese e firmës piramidale Sudja në Shqipëri në fillim të viteve ’90. Asaj dhe firmave të tjera piramidale shqiptarët i besuan rreth 1 miliard dollarë. Në një ditë vjeshte të vitit 1996, Sudja nxori kokën në dritaren e një pallati dhe i tha popullit: “Nuk kam më para.”

PS. Krejt kjo histori me “kryepeshkopin” nga Elbasani do të ishte po aq dëfryese sa një anekdotë nga jeta e Nasradin Hoxhës, sikur të mos i shërbente shtetit serb për t’u ankuar – jo pa të drejtë – se një mashtrues po ndërton një kishë të rrejshme në Kosovë për të gjetur xhemat naiv. (Koha Ditore)

24 Komente

  1. P
    Poseidon

    PO EDHE ,,,???? TE PRISH PUNE SE TE MER NGA MYSLIMANET APO SI E KE HALLIN??? KOSOVARET KANE ORTODOKSE DHE TURKUT I BERI MYSLIMANE, ....PJESA ME E MADHE MBETEN ORTODOKSE DHE U NDANE DUKE FORMUAR NACIONALISTE SERB,PAVARRSISHT SE ISHIN SHQIPETARE....KJO ESHTE REALISHT NJE TRAGJEDI. SHQIPETARET U NDANE SEPSE MYSLIMANET EDHE SOT NUK PRANOJNE QE EDHE ORTODOKSET JANE PO SHQIPETARE SA KETA,,,,POR ME FILLOZOFE TURQIE SI PUNA JOTE O VER RUBELLI,,BEHET E PAMUNDUR QE I GJITHE BALLKANI TE DUHET SHQIPETARE......DHE ME KETE IDE TE KENE VELLEZER TE NJE GJAKU.....SIC PERPIQEN SHUME DUKE PERFSHIRE EDHE XHUFKEN,,EDI RAMEN ABAZOVICIN E TE TJERE NJEREZ TE ZGJUAR NGA KOMUNITETI ORTODOKS APO KATOLIK.......FEJA ISLAME E ADOPTUAR NDER SHQIPETARE KA QENE REALISHT TOLERANTE POR ME NJEREZ 100 PERQIND ARABO ISLAMIKE ESHTE BER NJE FE VERTETE E PESHTIRE,DUKE SYNUAR ARMIQESI,MES SHQIPETARESH.......POR KOHA DO BEJNE TE VETEN......NJEREZIT E DINE MIRE SE KISHAT NE PJESEN QE JU E QUANI SERBIT JANE KISHE SHQIPETARE DHE CDO LUFTEN ESHTE. BERE ME MBESHTETJE FETARE....*****..FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPETARIA****

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      Mos ma vini re.Jam po aq idiot dhe sharlatan sa elbasanlliu dhe me vjen te plas qe atij ia varin me shume se mua.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        ja edhe analfabeti i janulles qe na harxhon oksigjenin kot

        Përgjigjjuni
      2. Ore po kto media qe promovojne me te vertete karagjose te tille... si nuk pyeten ndonje elbasanlli nga kalaja qe me te vertete e njohin kete palo prift qe eshte me shume se karagjoz. Cdo gje behet per klikime per shikueshmeri. Morali ka ik me kohe. Ka ardhur koha e maskarenjve kurvave e kush te tregohet me shume gay se tjetri.. keta bejne leke e fame. Shiko kur te na e fusin keto lloj karagjozi dhe ne bigbrotherin e ardhshem. Top channel kape lajmin

        Përgjigjjuni
        1. A
          A mund t'i besohet Ramës?

          Po Rama do të krijoj shtetin Bektashi, me Baba Mondi kryetar shteti, një ish ushtarak aventurier, që ka lidhje me zotin aq sa peshku me tokën dhe sufllaqexhinjtë i bëjnë hosana, pse habitesh ti me këtë rast? Në këtë tokë dhe në këtë vënd ( që siç po drejtohet nuk besoj e ka të gjatë ekzistencën) sharlatanët janë prezent dhe sundojnë çdo qelizë të shoqërisë. Pra kryeaventurieri, mashtruesi është i pari i vëndit, që nuk di çfarë duhet të bëjë, por gjithçka e mbështet në impulset e tij emocionale të çastit, sesa në plane të strukturuara dhe detajuara zhvillimi.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hasoni

            Unë jam nga Elbasani. Jam rritur tek lagjja KALA. PRIFTAT që kanë shërbyer tek ajo kishë,I Respekton gjithë Elbasani. I puthin dorën sa herë që festohet atje. Mbushet PLOT-PLOT KUR KA FESTA. Ky Enveri ashtu si e ka emrin ,ka dhe shkrimet e tij. Juve KOQEVARËT këtu në skandinavi THONI : - KËTA SKANDINAVËT JANË SHUMË SHUMË TË PISËT SEPSE HAJNË MISH DERRI !!!!!!!!!!!!! Imagjinoni se cfarë njerzish janë !!!!!! Hajnë me një dorë akoma sepse dora tjetër është për të larë bythën.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Janulla u ngjall !

              Hasin bythqir i janulles. Sado nderroni llagap, ju tradheton llogjika e karit qe keni

              Përgjigjjuni
          2. T
            Timi

            Kemi aq shumë media saqë nuk kanë çfarë të japin ne programe. Dhe sharlatanët janë të mirëseardhur. Me popullsinë qe kemi mjaftojnë 10-15 kanale televizive edhe atë me sport.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vëllazëria me të vërtetën

              Ore ky prifti nga Elbasani mos është si ai pederasti që luftonte me kishën ortodokse greke, me atë ruse dhe me atë bizantine?! Më dukej se e thërrisnin At Marku, deri sa na doli se ishte një gay i deklaruar! Patriot i madh vërtet! Tani na doli ky me xhufka! Kosovarët nuk bëhen as më të zgjuar, as më të bukur, as më patriotë duke u kthyer në katolikë apo ortodoksë. Mjafton që betohen me flamurin me shkabën dykrenore, që kanë për hero kombëtar Gjergj Katriotin dhe janë të nderuar. Feja e shqiptarit nuk është as myslimanizmi, as ortodoksizmi, as katoliçizmi, por Shqiptaria.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tufka

                Prifti me xhufka ;)

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensionisti

                  Ka nje kishe ortodokse autiqefale shqiptare,e krijuar nga Fan Noli.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nora

                    Ky Rebolli eshte nje komunist mysliman i qelbur

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pse?

                      Pse moj Nora?! Çfarë nuk të ka pëlqyer te shkrimi i Robellit?!

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Edi

                      XHUFKA LE TE SJELLE PRAP KRISHTRIMIN NE KOSOVE PO KY ROB DELLI ASNJEHERE NUK KA QENE I BESUSHEM. KY ESHTE SHARLATAN PER VETE PRANDAJ GJITHMONE FKET PER SHSRLATANE. SHIKO FOLE PER PARLAMENTIN QESHARK TE KOSOVES TI O SHARLATAN

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E tmerrove Robellin!

                        Edi. tani Robelli do bëj si i thua ti. Se u trondit nga ky mesazhi yt!

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Drini

                        Kohe maskarenjesh Fakt Ndertimet pa leje pergjat Lanes shin prishur Para 2001

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilirjani

                          Artukull qe vendos pikat mbi "I". Po jetojme ne nje bote te turbull po ngrihen kembet ti bien kokes, jane thare Lumenjte dhe po ngrihen perrenjte ! Po behet rigoni Lis i madh! Po rendon me shume bishti se Sopata ! Po hahet sapuni per Djath Lope ! Armiku me i rrezikshem i yni eshte kur injoranca shitet si vlere ! - Si ky trap Nokolla Xhufi ka me qindra ne Shqiperi jane hoxhallaret dhe analistat gazetare qe dalin 24 ore ne 7 ditet e javes ne TV. Llloje lloje letyrash . -

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            ha buken e kaurit zviceran dhe ben duan e turkut

                            Mire, mor robelli, qe hiqesh, si gazetar dhe dukesh, qe je antipod i kesaj fjale, pasi e fillon dhe e vazhdon shkrimin vec me sharje dhe mallkime, per kete person, kur bukur dhe mire, gazetari duhej te thosh, formimin e ketij njeriu me emrin xhufks cdhe cfare prezanton ai.Vecse marrim vesh trubull, qe ai flet per ortodoksine, dhe prezantohet ne shume televizione kosovsre.Dhe megjithate, une dhe mund ta kisha besuar, pjeserisht kete te vetquajtur gazetar, nqse do te ish prononciar me pare, per islamizmin kosovar, qe eshte ulur krmbe kryq atje dhe vazhdon te mbyse keq. perparimin e atij vendii.

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Orthodoks i Elbasanit Lagje Kala

                              Poseidon apo Edi eshte i njejti person kur eshte mashkull dhe me emrin Nora kur eshte femer. Ai eshte nje i vet quajtur prift karagjoz, dhe mashtrues. Jam nje Orthodoks i Elbasanit ne Lagjen Kala dhe e njoh shume mire. Quhet Niko Xhufka (ka marre emrin e gjyshit: ne fakt njeri i respektuar ish-marangoz ne komunalen e Elbasanit). Shikoni dhe postimet ketu i ben me shkronjate madha dhe me shume gabime gramatikore. Ai eshte nje analfabet. Nese nuk e besoni, ne ndonje nga intervistat e tij pyeteni sa klase shkolle ka. S'ka mbaruar as 8-vjecaren.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lagje kala

                                E besoje qe e njeh dhe qe eshte i pa shkolluar por a nuk ka te drejte qe edhe ky Xhufka te meret me diçka ?. I pelqen or mik te vetequhet prift sic Robellit i pelqen te urreje Shqiperin dhe te vetequhet gazetar kue di ti qe Robelli eshte gazetar ? . Suksesi varet sa i afte eshte ne genjeshtren e tije si Xhufka dhe Robelli . Une personalisht talle Genci Pollon me Xhufken , talle trapin me Robellin dhe koqet me Suroin e Titos . Leri te gjithe mithomanet te shprehin karrlliqet se ne te qeshim

                                Përgjigjjuni
                              2. a
                                astrit

                                Nuk e di se per çfare arsye ky gazetari, qe se ka per gje te fyej ke te doje ne Shqiperi e Kosove i del ne mbrojtje te krishtereve ortodoks. A thua se ortodokset kane mbetur ne dore te gazetarit te gjithe ditur. Historikisht perplasjet fetare ne trevat tona jane shume te vjetra e per fat te keq shume te dhuneshme e vrastare. Gazetari te ulet e te lexoj ne internet per historite e ketyre perplasje e pastaj te beje karagjozin duke etiketuar njerez qe nuk ja kane borxh.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Baci

                                  Interesant edhe Robelle edhe Srroi të dy gazetarë te Koha D shkruajnë për të njejtën temë ,në të njëjtën kohë?Robeli ka qenë gjithmon kundër UÇK dhe vazhdon të jetë,Surroi gjithadhtu ndoshta pak më i rezervuar.Ky shkrimi i tyre ngre dyshime,se jamë i sigurt se nuk e bëjnë nga dashuria për shqiptarët….

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vëzhguesi

                                    Z. Robelli! Ju lexoj vazhdimisht shkrimet që ju botoni, dhe sinqerisht kam konsideratë shumë pozitive. Por, shkrim më të dobët, më të palogjikshëm dhe pa sens, nuk kam lexuar ndonjëher nga pena Juaj. Më duket, më tepër si një shfryrje e ndonjë mllefi personal se sa nevoja për të informuar saktë mbi veprimtarinë dhe personalitetin e At Nikolla Xhufkës! Përshëndetje!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Robtekutikeshbelli

                                      Kullën e Ajfelit ? ....mos e ke fjalen per Tour Eiffel........kur dikush e mbane veten per te ditur por bene gabime te tilla haaa une thème nje budalla me i zgjuar se budallenjte e tjere por qe ngelet budalla.....

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje