"Metoda Bollino", skema kriminale e shpifjeve dhe kërcënimeve publike e ideuar nga Berisha për të trembur çdo kundërshtar

3 Mars 2025, 17:08Blog TEMA
"Metoda Bollino", skema kriminale e shpifjeve dhe

Nga Carlo Bollino

Ndërmjet gushtit dhe shtatorit të vitit 2009, opinioni publik italian u trondit nga një skandal mediatik që më pas u shndërrua në një çështje politike. Dino Boffo, drejtor i gazetës Avvenire, një e përditshme pranë Vatikanit, u vu në shënjestër të një fushate shpifjeje vulgare e drejtuar nga gazetari Vittorio Feltri dhe Il Giornale, gazeta ku ai ishte drejtor dhe që ishte në pronësi të Silvio Berlusconit, lider i Forza Italia dhe në atë kohë kryeministër i Italisë. Shpifja, e përsëritur në disa artikuj, doli të ishte plotësisht e pavërtetë dhe nuk ishte gjë tjetër veçse një hakmarrje politike për ta diskredituar Boffo, pasi kishte shkruar disa editorialë kundër Silvio Berlusconit. Një gjykatë konstatoi se akuzat e Feltrit ishin false, ai kërkoi falje por pavarësisht kësaj u pezullua për disa muaj nga profesioni nga Urdhri i Gazetarëve. Sepse publikimi i lajmeve të rreme në Itali nuk është vetëm një vepër penale dhe civile, por edhe një shkelje etike dhe deontologjike.

Ky sulm ndaj një gazetari, me lajme të rreme dhe për arsye qartësisht politike, tronditi aq shumë Italinë, komunitetin e gazetarëve, politikën dhe opinionin publik, saqë edhe sot, pas 17 vjetësh, nëse kërkon në internet për "metodën Boffo", gjen si përgjigje që "është një shprehje e përdorur në gjuhën politike dhe gazetareske për të përshkruar një fushatë shpifjeje në media, e cila bazohet në fakte të përziera me gënjeshtra dhe aludime, një e vërtetë e dyfishtë që ka për qëllim diskreditimin e një kundërshtari politik. Shprehja "metoda Boffo" është futur tashmë në zhargonin politik italian, duke u bërë sinonim i makinerisë së baltës".

Kjo histori përkon plotësisht me atë që prej vitesh ndodh dhe fatkeqësisht vazhdon të ndodhë edhe në Shqipëri. Edhe në Shqipëri ekziston e njëjta skemë kriminale politiko-mediatike e bazuar në linçimin publik, shpifje dhe tani edhe në kallëzimet e rreme, të cilat kanë si qëllim të vetëm delegjitimimin dhe terrorizimin e "armikut". Ideatori i kësaj skeme, e cila ka mbërritur në vendin tonë shumë kohë para se Dino Boffo ta përjetonte në Itali, është Sali Berisha, i cili e përdor këtë metodë prej më shumë se 30 vjetësh. Në vitet e para të pushtetit të tij, Berisha shfrytëzonte thjesht bashkëpunimin e disa mediave, më pas shpiku "qytetarin dixhital" për të simuluar një burim të pavarur të cilit t’i atribuoheshin shpifjet, ndërsa kohët e fundit përdor, përveç gazetarëve "investigativë" dhe analistëve të paguar, edhe një grup politikanësh pa asnjë etikë dhe dinjitet, të cilët zbatojnë verbërisht urdhrat e tij. Ata janë kamikazë të rekrutuar nga shtresat më të ulëta të politikës, ashtu siç terroristët rekrutojnë kamikazët nga shtresat më të varfra të shoqërisë.

Kjo skemë kriminale nuk është e pafuqishme, siç mund të mendohet. Objektivi i saj është pikërisht linçimi dhe kërcënimi publik i kujtdo që guxon të sfidojë Berishën, për t’ia mbyllur gojën. Por jo vetëm kaq! Skema u shpik dhe aplikohet nga Berisha edhe, sidomos, për të trembur, terrorizuar, paralizuar, cilindo tjetër rreth viktimës, që do të mund t’i shkonte nëpërmend të solidarizohej. Një taktikë që në Shqipëri i ka funksionuar dhe vazhdon t’i funksionojë me sukses për mbi 30 vite rresht. Le ta shohim të shtjelluar më tej.  


Mjafton të ndjekësh studiot televizive, rrjetet sociale ose debatet politike dhe është e lehtë të kuptosh se, me kalimin e kohës, zërat kundër Berishës janë zhdukur pothuajse tërësisht! Me përjashtime shumë të rralla dhe të guximshme, dezinformimi i Berishës dhe klanit të tij duket se ka gjithmonë fjalën e fundit. Por në realitet, është frika nga linçimi publik qe ka fituar, e cila ka strukur zërat kritikë. Prova qëndron në sondazhet që tregojnë se, kur njerëzit mund të shprehen nën mbrojtjen e anonimatit, Berisha dhe partia e tij vazhdojnë të jenë humbës. Dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në fshehtësinë e kutive të votimit.

Që nga ky moment këtë skemë kriminale për ta evidentuar lehtësisht do ta quaj: "Metoda Bollino". Nuk po e quaj me emrin tim për ndonjë megalomani, por vetëm sepse jam viktima më e vjetër dhe e pandërprerë e saj. Natyrisht, ka pasur shumë raste të tjera, por unë jam i vetmi që kam mbetur i ngujuar në këtë kurth për 31 vjet pa ndërprerje. Vetëm për këtë arsye e pagëzoj me emrin tim, por qindra të tjerë në Shqipëri mund të identifikohen njësoj në këtë mekanizëm.

Shumë, ashtu si unë, kanë hyrë në "makinën grirëse" të Berishës që nga viti 1994 (mendoj për Nikollë Lesin, Aleksandër Frangajn dhe shumë kolegë të Koha Jonë, për të mos përmendur politikanë si Fatos Nano, Azem Hajdari ose Gramoz Pashko), por më pas kanë dalë prej saj. Shumë të tjerë janë bërë viktima pas meje (mendoj për kolegë të Top Channel, duke filluar nga i ndjeri Dritan Hoxha, themeluesi i televizionit, Sokol Balla, Mero Baze, apo politikanë si Edi Rama, Erion Veliaj ose Lulzim Basha), që ende nuk kanë dalë prej saj. Por rekordin e trishtueshëm të kohëzgjatjes e mbaj vetëm unë: që nga viti 1994 jam në shënjestër të baltës së tyre. Për mua, "metoda" zgjat tashmë 31 vjet!

Ku konsiston? "Metoda Bollino" bazohet në një mekanizëm shumë të thjeshtë: kërcënimi dhe shpifja sistematike, e vazhdueshme, e përsëritur ndaj viktimës së radhës. Në muajt e fundit, përveç shpifjeve, janë shtuar edhe letrat anonime dhe kallëzimet e rreme. Kushdo që guxon të kritikojë Berishën ose klanin e tij (apo edhe thjesht refuzon të bëhet zëdhënës), i nënshtrohet "metodës", derisa nga frika ose dëshpërimi të heshtë apo të tërhiqet.

Vetëm gjatë vitit të fundit, për shembull, kjo metodë kundër meje ka kaluar çdo kufi:

Shtatë konferenca për shtyp të dedikuara vetëm për të më shpifur, të mbajtura madje në selinë e Partisë Demokratike dhe të transmetuara live nga 9 televizione.

Katër fjalime në parlament nga deputetë të Partisë Demokratike.

Nëntë debate televizive dhe tre emisione "investigative" në televizionin e familjes Berisha, ku isha objektivi kryesor, pa të drejtë replike apo mbrojtjeje.

Tre protesta në shesh, ku në pankarta shfaqej fotografia ime.

Qindra postime në rrjetet sociale, të shoqëruara nga mijëra komente të urrejtjes nga militantët.

300 artikuj shpifës vetëm në dy portale të financuara me para cash (pra para të pista) nga familja Berisha.

Një numër i paspecifikuar kallëzimesh të rreme edhe kunder meje (qe as nuk jam zyrtar publik) të dorëzuara në SPAK nga përfaqësues të Partisë Demokratike, thjesht për ta përdorur si tjetër argument baltosje dhe shantazhi që tani edhe unë jam nën hetim!
Autorësia nga eksponentë të Partisë Demokratike e të gjithë këtyre veprimeve publike, janë prova të pakundërshtueshme se kjo fushatë shpifjesh është totalisht dhe ekskluzivisht politike. Sot, edhe kandidatja e më e fundit dhe e papërfillur për primaret e PD-së, e cila nuk u votua as nga familjarët e saj, e ndjen veten të lirë të më kërcënojë publikisht! Berisha dhe partia e tij e mburrin këtë metodë, sepse duke më goditur mua, frikësojnë edhe qindra të tjerë: tamam si vepronte Musolini në prag të regjimit fashist!

Sa gazetarë sot, sado idealistë dhe të bindur për ndershmërinë e tyre, janë të gatshëm të përballojnë një linçim të tillë publik? Shumë pak! Ja pse sot, ata që guxojnë të flasin publikisht kundër Sali Berishës dhe të kaluarës së tij kriminale janë gjithnjë e më të paktë. Diktatori italian Benito Mussolini ishte ai që teorizoi se "ka vetëm një metodë më efikase se propaganda për të rreshtuar njerëzit nga ana jote, dhe ajo është frika!" Kjo metodë, pra, është fashizëm!

Strategjia e Berishës është edhe më e poshtër se "metoda Boffo" e përdorur në Itali. Ai, nga njëra anë, linçon gazetarët "armiq", ndërsa nga ana tjetër, përpiqet t’i blejë ose t’i joshë ata për t’i bërë të rreshtohen në anën e tij. Përballë alternativës mes të qenit të linçuar ose të rekrutuar (apo madje të paguar), për disa zgjedhja është e qartë dhe nuk lë vend për dilema.

E njëjta skemë kriminale e "metodës Bollino" nuk përdoret nga Sali Berisha vetëm kundër gazetarëve, por edhe kundër gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, politikanëve, biznesmenëve, aleatëve dhe madje edhe kundër ambasadorëve të huaj. Le të mendojmë për "metodën" e rezervuar për ish-ambasadorin Bochard apo për Yuri Kim. Le të kujtojmë "metodën" e përdorur kundër Lulzim Bashës dhe në të kaluarën kundër të gjithë themeluesve të PD-së. Le të kujtojmë "metodën" e rezervuar për kryetarin e Kasacionit, Zef Brozi, për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku, apo për prokuroren e përgjithshme Ina Rama. Lista e viktimave të skemës kriminale të Sali Berishës, në të vërtetë, është e pafundme.

Por pa shkuar aq larg në kohë, le të mendojmë për "metodën" e përdorur prej muajsh e deri këtë mëngjes kundër prokurorit të SPAK-ut, Altin Dumani, kolegut të tij, Arben Kraja, dhe gjyqtareve të GJKKO-së, Irena Gjoka dhe Enkeleda Millonaj! “Faji i tyre” është i thjeshtë: kanë hetuar ndaj familjes Berisha. “Metoda” nuk lë rrugë shpëtimi: Kush prek Berishën, linçohet, dhe për të shpëtuar mjafton të prekin kundërshtarët e tij.

Skema është si një kuçedër me shumë koka që rigjenerohet vetvetiu, sepse për ta çmontuar atë, duhet të kundërshtohet. Por sapo dikush e kundërshton, ndaj tij shpërthen një fushatë bullizmi dhe viktima e radhës përfshihet nga e njëjta makinë balte, të cilën kërkonte të denonconte.

Duhet guxim për të folur kundër Sali Berishës dhe klanit të tij të gangove dhe kamikazëve, duhet guxim për të thënë të vërtetën, dhe kjo është dëshmia e dëmit vdekjeprurës që Sali Berisha dhe ‘’metoda’’ e tij i kanë shkaktuar lirisë dhe demokracisë së vendit.

Kundër "metodës Boffo" në Itali u rreshtuan prokuroria dhe gjykatat (që reaguan pa asnjë kompleks), 90% e gazetarëve dhe e gjithë politika, pa dallim partie. Madje edhe Berlusconi, për shkak të skandalit të ngritur, u distancua publikisht nga shpifjet e botuara nga gazeta e tij. Vetëm falë këtij reagimi, ai sistem kriminal mbeti i izoluar në librat e historisë.

Po në Shqipëri? Sa veta rebelohen kundër "metodës Bollino", e cila, pavarësisht emrit të saj, në të vërtetë kërcënon të gjithë? Në Shqipëri janë viktimat e "metodës" që izolohen, rreth tyre krijohet një tokë e djegur dhe ata që i shpëtojnë linçimit, marrin frymë lehtësimi dhe harrojnë, duke shpresuar që “kuçedra” Sali të merret ndërkohë me dikë tjetër.

43 Komente

  1. P
    Populli

    Shpif shpif se dicka ngelet

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtësia amerikane ça thotë

      https://pamfleti.net/politike/lajme-te-keqija-per-berishen-gjykata-e-shba-legjitimon-non-gratat-qe-fi-i269144

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lot

        Ah po w tha Pamfleti, atëherë po.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Me Bollinon

        Imagjinoni kete kuceder te kete pushtet. Popull hap syte. Ujku qimen nderron por zakonet si harron.

        Përgjigjjuni
        1. a
          ala merreni me sal bythqimin Nderkombetar

          injoroheni pederastin plak ,mos e nxirni ne asnji tv e medie ,asnji bla bla te tij,pas dy javesh hidhet nga ballkoni KERMA

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben

            Mire e ke ti more mik, po cfare te bejne pronaret e TV-ve dhe mediave te tjera qe i krijuan keto media ne kohen e Berishes dhe ndaj te cileve Berisha ushtron presion per ndonje "paudhesi" qe kane bere ne te kaluaren. Nuk e di se sa eshte e vertete, por thuhet se Berisha i ka marre te tera dosjet e ish sigurimit ku permenden politikane te sotem dhe individe te suksesshem ne biznes, te cilet ne kohen e komunizmit kane qene informatore te Sigurimit. Me kete rast ka zhdukur edhe dosjen e "PENICILINA-s" qe ka qene pseudonimi i tij.

            Përgjigjjuni
          2. K
            King D

            Saliu s'luan me dy porta se ka marre karton te kuq... keshtu luan me shume porta per ti mbijetuar politikes.

            Përgjigjjuni
            1. A
              AS

              Ky gazetar ben diferencen. Nga shkrimi kuptohet qe nuk eshte edukuar ne sistemin e korruptuar shqiptar (45 vjet komunizem 35 vjet korrupsion shteteror

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sufllaqe

                Hajdut me nam ndërkombëtar, ka vjedh gjimnazin ne mes ti Tiranes, sherbetor lëpirës njelloj si Qim Peka. Nëse ka lëpirës profesionist ky është Bollino.

                Përgjigjjuni
              2. V
                Vala

                Me ket bordello drejtesi ne s'do kemi kurre shtet modern. Ketu s'mund te kuptohet lufta politike pa shpifje dhe intriga.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pjeter

                  E Kane frike te shkruarin e te vertetes, ndaj s'te ndahen!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali serbi

                    Tamam nje njeri pa din e pa iman, nje i pshtirë i denjê vetëm për hordhitë e zagarëve e qenve tê rrugës, i bushtrave që nuk njohin as turp e as nder veç parase dhe protogonizëm publik. Ne rrethin e tij ka vrasës profesionist, trafikante droge dhe prostitutash te tipit te Ervis Martinit, Erzen Breçani apo Sali Lusha, ka njerëz me dyshime të justifikuara si spiunë të tipit Flamur Noka ( ky i arratisur prej me se nje muaj , i arrestuar ne Serbi dhe heshturazi i kthyer e menjëhere atashuar PD, ka persona te rezikshëm në shish tipit Ilir Kumbaroe, lloje lloje mostrash të fëlliqur të shoqëris post komuniste shqiptare. Eshtë ky pleh mbi te cilin lulëzojnë politikej aventurier, sharlatan dhe makutë të tipit Sali qen Berisha. Pa u qërruar kjo farë Shqipëria nuk ka për të qënë ndonjëherë e qetë. Respekt për gazetarin Bollano për moralin e tij të lartë si person publik, guximin për tu ndeshur me mostra dhe profesjonalizmin e spikatur.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli im

                      Bastardi e di qe nuk fiton gje vec ...kohe per miliardat e Zenit..dhe Argjites Malazeze...populli eshte rregjur me ket bajge komuniste...nuk harrojme ca ka bere ne Shqiperi dhe Kosove...

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Ylli

                        Bravo Bollino, qe je aq kurajoz dhe trim. Kush nuk e di sa e veshtire eshte te perballesh me ate familje, prandaj edhe njehere bravo. Ai dhe familja e tij nuk arrijne te kuptojne qe nuk ka vote per Edi Ramen, por ka vote kunder tij. Prandaj ai asnjehere nuk ka per te fituar pavaresisht se ke ka perballe.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vezhguesi

                          Pak e sak-thote nje fjale e vjeter. I keni rene pikes me kete koment qe keni bere.

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Kolegu i SPAK -ut

                          Bolino po fakti qe media juaj sulmon prokurorin special çdo ditë ditë a ju ben dhe ju si Saliu shpifës serial??

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            korcari

                            Duhet te beni dallimin mas kritikave dhe sulmeve me shpifje. Por nuk ke faj se Saliu i ka perzier gjerat aq shume sa shqiptari i shkrete nuk kupton me se cfare eshte shpifje e cfare eshte kritike apo fakt. LAjmet qe japin mediat e Bolinos nuk mund ti pelqejne disave, por keto media thone perhere te vertene

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Endri

                              Nuk e sulmon, e gjykon o kolegu qim pekes.

                              Përgjigjjuni
                            2. e
                              emigranti

                              saliu ka te drejte sepse ka blere dumanin dhe ai nuk vepron e le te lire

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Njeriu

                                Bollino, je njeriu qe duhet ndjekur. Faleminderit!

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xha Faiku

                                  Z Bollino ke gjithe mbeshtetjen dhe mirenjohjen e shumices se shqiptareve...Sali Kermen e njohin te gjithe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Populli

                                    Karlo nuk krahasohet asgje qe ndodh ne Itali me mostruezitetin e Sali Rame Berishes nga shpellat e Dragobise. Ai eshte nje kafshe prehistorike qe di vetem te kafshoje mish me gjak

                                    Përgjigjjuni
                                    1. b
                                      baca

                                      Eshte si thote Carlo Bollino qe po tu fut Sali kerma nuk shpeton dot njeri. Kam krijuar bindjen se ai e ben per te frikesuar gjithe te tjeter dhe ma kane thene shume gazetare qe i kam miq qe nuk shkruajme me asnje fjale kunder Sali kermes sepse nuk kane takat te perfshijne gjithe fisin nen sulmet e bastardit tropojan! Turp per kete qen serbi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Artan

                                        Bravo Bollino, je gazetari nr 1 ne Shqiperi

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rezi

                                          Mbështetje për Bollinon, je GAZETAR, jo lëpirës si Lesi e shumë të tjerë. Po ku është shoqata e gazetarëve? Le që këta janë si OJQ, mjafton tu japë para Zeni e Gita, bien squkë, madje bëhen deputetë në grupin e Berishës, si Leshi. Shqipëria ka nevojë për ty Bollino, urojmë që zëri yt të jehojë në gjithë vëndin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. m
                                            mirel

                                            Salimonstra

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shqiptari nga Zvicra

                                              Shume e ke duruar i nderuar Bolino. Ju keshilloj ta padisni ne Hage kete satrap. Ju e dini vete me mire por ne Zvicer mund te gjeni avokate qe kete pune e qajne. Do ju shkruaj ne Fb! Respekt! Sali qeni i ka ditet te numeruara se shume te keqija ka bere bashke me familjen.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. d
                                                drejtesia

                                                Bollino ne itali nuk e marrin as per shperndares volantini e jo per gazetar, nje fshatar nga lecce qe u vendos ne shqiperi dhe shfrytezon momentin per te mbeshtetur qeverin e per te bere para me shpifje e duke sulmuar opoziten e duke mbrojtur hajdutet e te korruptuarit pa pike turpi e thote vehtes gazetar qe duhet te jete gjimone ne opozite me qeverine e ky ju lepihet nga mengjezi ne darke per perfitime sikur tek kompleksi partizani e ke te kote Bllino qe e mbron Erin e ka marre rruga e mutit ska gjykate qe e nxjerr jashte sepse perfundojne vete brenda ok mbroje mbroje se ke per te fituar haaaaaa.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zeni

                                                  Ti je shembulli tipik i trushplarjes nga Sale Rame Berisha. Te lumte fitove nje pale breke nga Armina

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. t
                                                    tironsi

                                                    Ene zotnija jote nuk ha mut kot qi flet se me siguri e di i gjo.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pastroini halet

                                                      Vemje shpellash, do të vij ngordhja dhe ty , si kërm¨¨es që i lëpiesh

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. N
                                                      Nari

                                                      Carlo ke te drejte ne te gjitha ato qe thua,por puna eshte qe ne televizionin tend Report tv shumicen e gazetareve i ke ose perkrahes te Berishes ose bythec te trembur qe kane frike nga hija e tyre ! Mjafton te te kujtoj Babaramon,pastaj vine me radhe te tjeret qe meren me emisionet politike.Kjo duket ne debatet qe organizojne ne emisionet e tyre,ku per cudi te ftuarit dhe analistet gjithmone jane ne shumice perkrahes te Berishes dhe kryesisht ne raport 3:1,ne raste te ralla 2:1 dhe nje asnjeanes ! Per kete nuk mund te justifikohesh dot,sepse te gjithe i njohim kush jane se i kemi peshqesh cdo jave e cdo dite neper televizione.Ne kete rast ka vend ajo shprehja e laberise : balo te hengert tenja e ke te keqen brenda !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. l
                                                        limoni

                                                        Respekt per ty Blino, Je gazetari me i vertet ndaj mezi pres shkrimet etua ,

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kombinaci

                                                          Epo kur do te bej si rob o qut dhe ky bythlepiresi I Rames dhe Veliajt qe ka perfituar prone publike godine dhe 2000 m2 ne mes te Tiranes nga qeveria, po si o gjo e qut, paska gjith ate fuqi Berisha qe ka 12 ne opozite, qe iu turr gjith amerika e Sorrosit, gjith ambasada dhe departamenti I shtetit, qe iu turr spaku dhe e mbylli brenda 4 mureve, qe I moren login flamyrin dhe godinen e pd, e paska fuqi te bej gjith ato te zeza, e nuk na i beka Edi Rama qe la gjithcka mbi kte toke, por rrini e strukuni sic e pohon dhe vete se Sali Berisha ka forced e te vertetes qe iu derrmon te gjithve e te rrini squp.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Daj Ceni

                                                            Bajga mbetet bajge o Karlo, duro deri ne 11 Maj qe te pastrohet Shqiperia nga ky bajge njehere e mire. Respekt per gazetarine qe perfaqeson.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bravo

                                                              30 komentw pro Bollino po per fat te keq nga e njejti njeri me emra te ndryshëm. Bollino hajduti i gjimnazit ku une nuk dergoj dot cunin e duhet te iki 30 min larg. Lesho pronen publike o hajdut.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. h
                                                                hila

                                                                Saleh berr isha ka vjedh miliarda dollar e Euro, prandaj ke shum zagare qe i ushqen kallaj me ato pare. Kopilit gjethnje Kopil i kan thirr. e cfar mund ti thush tjeter Saliut

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Bu Xhi

                                                                  Respekte per gazetarin Bollino,kurajoz,i zoti dhe i drejte ,i pa perlyer .Shumica e gazetareve tane dhe analistave me duar te pista te rrjeshtuar nga kufoma politike Sali Halja ,kucedra me gjak serbi, deformojne e shtremberojne te verteten duke sjelle para nesh te kunderten e realitetit dhe te vertetes. Shoqeria ka nevoje per ndershemeri ,ju mos abuzoni , ju te tipi Shullaku,Lubonja,Babaroma,Andi dhe lloj lloj palaço qe mbushin ekranet televisive me te pa verteta ,ju qe jeni pasuruan me supat qe ju servirin kufomat politike qe s jane gje tjeter vetem pasuria e vendit e pervetsuar nga tetakulat e ngritur nga Berisha ,nje sistem qe duhet shkallmuar nga keto padrejtesi qe ekziston realitetin shqiptare. Vendi ka nevoje per njerez te ndershem jo si drejtusit e emisioneve si Blendi Fejziu.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Fondacioni AADF

                                                                    Perpelitjet e fundit te Karrllos se inceneratoreve, burrit te Agimes, oligarkut te Tiranes -pabuksit te Leçes. Do mbahet mend si "gazetari" qe lavderonte plehrat ( inerte organike dhe humane) Ka fituar titullin prestigious "POETI I INCENERATOREVE" nga lal Plehu.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. E
                                                                      Eoli

                                                                      Une nuk e di Karlo por dje pati nje deshmi qe eshte zene Benet Beci duke i dhene nje strajce me para Arben Krajes prokuror. Nqs nuk reagojne keta persona une e quaj te vertete per deri sa nuk reagon keshilli i larte i prokuroreve ,keshilli i larte i drejtesise. Mua me duket se ketu nuk ka diskriminim por eshte e vertete. O ta hudhin ne gjygj ose te mbajne dopio 6 ne dore . Asnje TVnuk e permendi kete skandal pra ketu ka dicka.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Anti

                                                                        Cfare eshte Berisha? Malok,prandaj mos prisni gje te mire prej tyre,ishin te izoluar nga pjesa tjeter e vendit njerez te eger vrisnin njeri tjetrin dhe se kane per gje te masakrojne apo te shkaterrojne proven private apo shteterore jeni deshmimtare te bemave te tyre kur presin edhe pemet anes rrugeve apo cojne dhe arkivole para kryeministrise thjesht primitive ne nje fare menyre jo per faj te tyre se ashtu I la ai rregjim por cfaj kemi ne kur ne duart e tyre ra ky vend dhe pasojat po I vuajme akoma kaq kohe? Ata qe e mbeshtesin jane te gjithe vrases kjo eshte e verteta gjerat duhen thene troc mjaft me kete monster qe terrorizon dhe ngjall frike ishalla ngordh sa me shpejt vetem atehere perfund dhe ky palla I gjate.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. O
                                                                          O popull dele...

                                                                          berisha...berisha....berisha....berisha....Ky pebindesh qe vetem ne njei popull si shqiptaret ka aftesin te mbijetoj me dhe pa pushtet ! Me pushtet ,duke eliminuar fizikisht kedo qe guxon ti pres rugen apo te hap gojen e tradhetis kunder edhe nje demonstrusi paqesor ,me plumba, e aksidente dhe pa pushtet me "bombat" e penes qe sic shofim perseri e mbajn ne pushtetin e nedheshem me ndihmen e nje Drejtesie te bler dhe nje shteti te pa aft per te mbrojtur te VERTETEN ! SHqiperia esht PASQYRA e kesaj KUCEDRE TE VICIDOLIT qe ka pushtuar shqipetaret "DELE TE CDO REGJIMI "ku patem rastin te shofim pushkatime ,burgje tip Spaci ,internime familjesh qe paguan "mekatin" e nje "plangprishesi"qe leshonte ndonje llaf pakenaqesie apo merte guximin te aratisej e shum "aresye" te tjera qe mbanin ate diktatur "KESHTJELL GRANIRI" ,Shembem kisha e xhami per tju "falur" vetem nje diktatori sadist qe ajo koh e turbullt dy kampesh ,(LINDJE PERENDIM)stimuloi egzistencen e gjat deri ne vdekjen e tij Po tani !!!???? Po i falemi kesaj, kucedre ,sic them ...me dhe pa pushtet qe vazhdon te jet ne "rendin e par " te zhvillimeve ,te politikes,qe vazhdon te organizoj cekuilibrin ,pasigurin,dhe tradhetin e nisur qe diten qe futi ne dor besimin e shqipetareve te etur per LIRI! Orgnizoi ne menyr perfekte synimin per shkaterrimin e Shqiperis i orientuar nga TRADHETIA Nuk i heci por shpetoi te vazhdoj ate qe po ben sot me banditet qe vodhen e u pasuruan per 5 breza ! Fatkeqesisht z. Karlo ,nuk esht rastesi "udhetimi" I KESAJ HIJE, ne politiken dhe shtetin shqipetar ! Nuk ka shtet ,nuk pyt njeri per intrigat qe ngref e ushqehet kjo KUCEDER !! Ka INTERESA ,ka PAZARE qe ju duhet pushtetareve te rij sepse nje SHTET qe don shqipetaret ,kte far intriganti aq te organizuar me forcen mediatike te tij ., ka forcen ti denoj e tju tregoj vendin Prania e tij esht kalbesira e ketij shteti qe i intereson vetem pushteti Prisni or shqipetar sa te ngordh edhe ky qe te merni frym te paster !

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. D
                                                                            DOKTORI

                                                                            Kane arritur deri ne piken e kapitullimit. Nuk duan te merren me Berishen se do lincohen .... Do lincohen jo vetem gazetaret, por nje rresh i gjate SI : familjaret e gazetarit,miqte e gazetarit,kusherinjte,bashke qytetaret apo bashke fshataret,bile edhe shitsat e lagjes ku gazetari psonis. Eshte kuceder ai dhe ne se i pret nje koke shumohet ne nje grup kokash me tej,sepse ka aftesine te krijoje grupe te strukturuara sharsish dhe lincusesh. Shumica e gazetareve dhe politikaneve e kane pushuar luften dhe shpresojne se "DO TA GJEJE NGA ZOTI!!!"

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje