Përse emrat apolitikë nuk po pranohen nga PD-ja 'politike'?

3 Tetor 2025, 15:22Blog TEMA
Përse emrat apolitikë nuk po pranohen nga PD-ja 'politike'?

Nga Namir Lapardhaja

Tre emrat jo politikë që u përfolën si të mundshëm për t’u angazhuar në garën politike të kryeqytetit, për herë të parë ngjallën një reagim të dyfishtë: nga njëra anë, u pritën me entuziazëm dhe simpati tek shoqëria civile, tek ata qytetarë që nuk janë pjesë e partive dhe, nga ana tjetër, po përballen me një armiqësi të pajustifikuar brenda strukturave të ngurta të Partisë Demokratike.

Në vend që të shihen si një mundësi për hapje, rigjallërim dhe rifreskim të opozitës, ata po portretizohen nga ‘mendjemykurit’ si “agjentë të Sorosit” ose si figura që nuk përmbushin standardet e partisë.

Pra, në vend që të shërbenin si një moment reflektimi, kjo situate brenda opozitës dhe Partisë Demokratike është shndërruar në një shfaqje pasigurie dhe frike.

Kjo sjellje nuk bën gjë tjetër vetëm se tregon gjendjen e rëndë të një partie, që nuk e paska problemin vetëm te lidershipi, por edhe tek ata që e ndjekin me lugën në brezë dhe gavetën në qafë për ndonjë tas grosh.

Për vite me radhë Partia Demokratike nën drejtimin e Berishës ka ndërtuar një ligjërim me armiq imagjinarë, të brendshëm dhe të jashtëm, duke harxhuar shumë energji dhe shumë kohë, saqë një gjë e tillë është bërë pjesë e identitetit të saj politik, dhe në kohën kur kjo parti do të duhej të hapej dhe të shihte përtej oborrit të vet, ringjallet institkti i ruajtjes së gjendjes së pandryshuar, sepse po erdhën nga jashtë do na marrin partinë dhe meritat. Sipas kësaj mendësie, më mirë në opozitë dhe të jemi ne, se sa të vijë dikush nga jashtë, të fitojë dhe të na rezikojë ekzistencën tonë.

Në kushtet ku ndodhet PD nën drejtimin e Berishës, emrat që janë propozuar më tepër do t’i bënin nder Partisë Demokratike dhe opozitës dhe jo e kundërta.

Mirëpo, nëse PD nuk arrin ta kuptojë se në gjendjen ku ndodhet vetëm se do vijojë të thellojë humbjet dhe humnerën e vet, asnjë emër me profil dhe kontribut publik nuk duhet ta ‘ndihmojë’ të dalë nga gjana ku është zhytur dhe nga balta që vetë ka gatuar.

4 Komente

  1. S
    SOKRATI

    Apolitiket jane kunder fundrrines, qe mbahet ne krye te qoshesë nga idhujt e gerdalles karikaturë ''komunsite'' e politikes, qe perfaqeson ''te djathten shqiptare'', zorraxhinj dhe antishqiptare, pasardhes te kolaboracionisteve dhe spiuneve te shitur, qe per zorrën japin kokën! Gerdallen s'e ze fundi i mandatit, shkon ne boten tjeter dhe merr me vete te vetët dhe te keqen e shqiptareve dhe te Shqiperise! Idhtaret do te ndezin fitilat dhe do te thone: E helmoi Rama! Na vodhi Rama! Na mbyti narkoshteti! S'eshte çudi, qe me arkmortin mbi supe te shkojne e te godasin Porten e Kryeministrise, ashtu siç bënë me Azem hajtarin...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kendezi i Roshnikut

      Si ka mundesi qe ky fare Namir Lapardhaja e ka surratin si ato bajgat e lopes kur thahen ne diell? Pse kete do lexojme ne o Mero?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        KY kendezi I Roshnikut duhet te jete nga ata te diplomuarit ne universitetin I atij Veliajt nga Zhapokika dhe hajduteria berishiste , fale ketij shkollimi , e ka vleresuar si person te sfte per t'u zhgerryer ( per te vjedhur ) neper koritat , perseri , berishiste . Hajdut , I colitdo krahut qofsh , avash - avash Po afrohet stina e tharjes se koritave . Faktet uleritese I keni , Saliun , majen e krimit dhe korrupsionit , Toto Rinen e mafies shqiptare e keni ne paradhomen e 7 penxhereve . Sigurisht nden shoqerine e shume ortakeve te brinjeve te tjera te Bermudes . Babuc I Berishe , harro mushke Valarene , se Ali Pashane e prene , thone andej nga Laberia jone .

        Përgjigjjuni
        1. E
          Esat Stavileci

          Na rrofsh bythen per dimër o Labi, se vera iku. Ne koment flitet per kete Namir Lapardhane qe me te shpifur se ky nga surrati nuk gjen ne bote. Shihe si e ka surratin tamam si ato baldosat qe hane naten misrat ne arre. Ky palaço duket me i peshtire sikur bejne to nuskat me lecka per te trembut baldosat te mos u afrohen arrave me miser. Jaq per sqarim o Labi koke zhabi! Te fala manit

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje