Rrëfimi i Zef Shoshit: S'më linin t'i afrohesha më shumë se 3 metra Enverit kur e pikturoja, ndenja 15 minuta me të dhe s'më foli fare

27 Prill 2022, 17:39Blog TEMA

Rrëfimi i Zef Shoshit: S'më linin t'i afrohesha më

Nga Ben Blushi

Zef Shoshi më kishte bërë një portret. Që para tre vitesh. Nuk e kisha parë. Shkova këtë javë

Ja ku je, tha Zefi dhe më tregoi kavaletin

Nuk jam unë, i thashë.

Ti je, tha Zefi. Ja skica me laps. Ja ku je dhe me ngjyra, në kanavacë.

Jo ky nuk jam unë, i thashë. Po mjekrrën ku e kam?

Epo atëherë nuk kishe, tha Zefi. A do të të bëj me mjekërr?

Po këtë xhaketë blu, i thashë, si më kë veshur kështu, si kryetar kooperative. Dukem si një komunist i ushqyer mirë.

Po kështu erdhe kur pozove, tha Zefi, me këtë xhaketë.

Atëherë merresha me politikë, thashë unë, isha i shëmtuar

Ndoshta, tha Zefi

I hoqa sytë nga vetja. Ngrita kokën në tavan

Mos shif studion, tha, ra e gjitha nga tërmeti

Ça tu prish, e pyeta

Shumë punë u shkatërruan, dëm i madh

Po ky portreti im pse shpëtoi, i thashë

Ça do të pish, pyeti Zefi?

Asgje, i thashë, dua të të bëj një fotografi

Mirë, tha, ma bëj

Erdha të më bësh ti një portret, po të bëj unë ty një portret, i thashë

Ku të rri, pyeti Zefi

Do rrish para asaj nudos aty,

Kjo është nudo e vjetër, e kam bërë në Rusi, mund të këtë 65 vjet,

Ajo gruaja do ketë vdekur, thashë unë

Eh, tha Zefi, ku i dihet

Bën më nudo tani?

Bëra një para dy vitesh. Një mik më solli një modele

Edhe u zhvesh?

Po, u shtri te divani ku je ulur ti

Lakuriq?

Lakuriq,

Ma trego, i thashë

Zef Shoshi nxorri pikturën

Trupin e ka të mirë, i thashë, fytyrën ç’ka. Sikur nuk shkon lakuriq me buzë të lyera me të kuq

As mua smë pëlqen, tha Zefi, se si e kishte lëkurën, nuk më ngjiti

Pse e preke?

Jo Jo, tha Zefi nuk i prek unë modelet. Ma ka thënë Sali Shijaku që kur ishim në Leningrad, mos u ngatërro me modelet

Po Saliu ngatërrohej me modelet?

Kush e mban mend. Po ruset ishin shumë të lirshme

Që kur vizaton Zef ?

Që nëntë vjeç. Babai e kishte qejf vizatimin. Ai më detyronte të vizatoja pikturat e Leonardo da Vinçit

Edhe babai ishte piktor?

Nuk u bë dot, tha Zefi. Punoi në bankë. Në kohën e komunizmit bënte tabelat e emulacionit socialist

Po pse nuk u bë piktor?

Nuk i dha bursë Mbreti. Babai i bëri Zogut një portret dhe ia çoi në shtëpi që të fitonte bursën

Epo s’duhet ti ketë pëlqyer Zogut vetja, njëlloj si mua

Nuk e di, tha Zefi, po babait nuk i dha bursë

Po ti ku ke punuar ?

Deri në vitin 1976 bëja kopertina librash te shtëpia botuese Naim Frashëri. Pastaj bëra një portret të Enver Hoxhës dhe më nxorrën në profesion të lirë. E pëlqyen portretin tim

Sa herë e ke vizatuar Enverin?

Shumë herë, tha Zefi. Një herë e bëra Enverin në Tropojë, gju më gju me popullin.

Shkove në Tropojë?

Po tha Zefi. Por pasi iku Enveri. Pyeta njerëzit që e kishin takuar. Pastaj i bëja pikturat nga fotografitë e tij,

Po Enveri pse nuk pozonte?

Nuk pranonte. Një herë më thirrën në Ksamil. Ai kishte një takim me popull. Unë qëndrova rreth tre metra afër tij dhe hodha disa skica. Më lanë të punoja gati 15 minuta. Kaq ishte koha

Të foli?

Jo, tha Zefi, fare

Kush i kontrollonte pikturat e Enverit?

Ramiz Alia. Kur bëra portretin zyrtar të Enverit, ai erdhi në studio.

Çfarë të tha Ramizi për Enverin?

Më bëri një vërejtje për sytë. Ngaqë ai e njihte më mirë, se unë se kisha parë kurrë nga afër

Ia ndryshove sytë Enverit?

Nuk bëra asnjë ndryshim

Po ndonjë rus ke vizatuar, Hrushovin ose Brezhnjevin?

Kam vizatuar mbledhjen e 81 partive në Moskë. Para meje Guri Madhi e kishte vizatuar mbledhjen me Enverin dhe Mehmet Shehun. Unë e bëra pa Mehmetin sepse në atë kohë ai ishte shpallur armik dhe duhej të fshihej nga pikturat zyrtare. Kam vizatuar edhe Mao Ce Dunin.

Po Mao Ce Dunin pse, e pyeta?

Bëhej një ekspozitë e artit shqiptar në Kinë dhe duhej që një pikturë e Maos të rrinte afër me një pikturë të Enverit. Unë bëra Maon.

Sa e madhe ishte puna e Maos?

Katrore, tha Zefi. Ndoshta sa kjo nudoja.1.30 me 1.30

Punon çdo ditë tani?

Kur mundem po, tha Zefi

Të dridhet dora?

Nuk më dridhet por nuk kam shumë frymëzim

Sa vjeç je, e pyeta?

83, tha Zefi.

Shumë gjatë jetoni ju piktorët, më gjatë se shkrimtarët, thashë unë.

Ne punojmë në këmbë, tha Zefi, shkrimtarët rrinë ulur

Ke të drejtë, i thashë, prandaj po bëhem fotograf

Më trego foton time me nudon, tha Zefi.

Ia tregova.

Unë bëj pikturë nga fotografia, ti bën fotografi me piktura

Të shofim si del bardhë e zi, i thashë, në studio nuk ka shumë dritë

Po me portretin çdo bëjmë, pyeti Zefi

Çtë bëjmë, i thashë, aty nuk jam unë

Shiko, tha unë duhet të punoj. Mbaj dhe djalin që nuk punon dot. Për këtë portret kam harxhuar

Sa duhet të të jap, e pyeta

Ti e di vetë, tha Zefi

Mirë, i thashë do vi prapë dhe rregullohemi, por me një kusht

Më thuaj, tha Zefi.

Zhduke këtë portretin tim.

Flasim, tha Zefi.

19 Komente

  1. K
    Keqardhje

    Shko, more, meso te shkruash shqip! Nuk ia ke haberin e na e mban veten per publicist ti. Leqe stil mjeran fare, per ibret. Fjali sikur degjon rob analbabet. Ai tha keshtu une thashe keshtu. Thashetheme e jo rrefim. Nuk vendos as pike ne fund te fjalise. Nuk di as dallimin kur shkruhet çdo e kur ç'do. Meker shkruhet me nje r. Nxori shkruhet me nje r, Shif e shofim shkruajne ata qe jane pa shkolle ose e kand marre me mik si puna jote. Ça eshte urdherorja e foljes çaj. Kur ben pyetje shkruhet çfare. Tu shkruhet me apostrof, t'u. Çka shkruhet pa apostrof jo ç'ka qe barazvlen me çfare ka? T'i kete pelqyer dhe jo ti kete pelqyer ... E nuk jemi as tek gjysma e kesaj gjese qe ke shkruar. Nuk e di si i ke shkruar ato librat qe ke botuar, por me behet qejfi qe nuk i kam blere e nuk kam shpenzuar parà kot me ty. Po me vjen keq qe i ofroni lexuesit shqiptar kete nivel kaq te ulet e te peshtire ti dhe koleget e tu. Vetem gazetaret e publicistet jane me poshte se niveli i politikaneve ne Shqiperi. Dallkauke qe ne perendim do beheshin gazi i botes po te dergonin ne redaksite e mediave te tille artikuj pa logjike e gramatike.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Transparent

      Per mjekren ke te drejte, por jo per nxjerr...

      Përgjigjjuni
      1. K
        K

        Mund ta verifikosh dhe vete. Fjalori shqip. Pika 3 https://fjale.al/nxjerr . Heq prej diku ku ishte ngulur ose ku kishte zënë vend; shkul; lëviz nga vendi i vet i zakonshëm. Nxjerr patatet (panxharin). Nxjerr një gozhdë. Nxori dhëmbin. Nxori krahun (dorën) ndrydhi krahun (dorën). I nxori syrin. E nxorën nga toka. E nxori me gjithë rrënjë. Pika 8 e me tej: I nxori fytyrën e vërtetë. I nxori (i qiti) të palarat. 9. Largoj prej diku; heq, dëboj. I nxirrnin nga puna (nga fabrika). E nxori fishek. E nxori nga klasa. E nxorën në rrugë. E nxorën në pension (në lirim). E nxori vajzën (çupën) e martoi.

        Përgjigjjuni
    2. K
      Keqardhje

      Shko, more, meso te shkruash shqip! Nuk ia ke haberin e na e mban veten per publicist ti. Leqe stil mjeran fare, per ibret. Fjali sikur degjon rob analbabet. Ai tha keshtu une thashe keshtu. Thashetheme e jo rrefim. Nuk vendos as pike ne fund te fjalise. Nuk di as dallimin kur shkruhet çdo e kur ç'do. Meker shkruhet me nje r. Nxori shkruhet me nje r, Shif e shofim shkruajne ata qe jane pa shkolle ose e kand marre me mik si puna jote. Ça eshte urdherorja e foljes çaj. Kur ben pyetje shkruhet çfare. Tu shkruhet me apostrof, t'u. Çka shkruhet pa apostrof jo ç'ka qe barazvlen me çfare ka? T'i kete pelqyer dhe jo ti kete pelqyer ... E nuk jemi as tek gjysma e kesaj gjese qe ke shkruar. Nuk e di si i ke shkruar ato librat qe ke botuar, por me behet qejfi qe nuk i kam blere e nuk kam shpenzuar parà kot me ty. Po me vjen keq qe i ofroni lexuesit shqiptar kete nivel kaq te ulet e te peshtire ti dhe koleget e tu. Vetem gazetaret e publicistet jane me poshte se niveli i politikaneve ne Shqiperi. Dallkauke qe ne perendim do beheshin gazi i botes po te dergonin ne redaksite e mediave te tille artikuj pa logjike e gramatike.

      Përgjigjjuni
      1. u
        un thash ,ti thua ,ai thot cfar ?!

        largqoft thuaj ,kur te na iki Smojli jarabi ,cilet do ta zevendesojne thuaj ? Politikanet tane kan cfaqur kandidaturen per me zevendesu Shkrimtarin e Madhe pa fame Boterore smojl Tartufin , mirpo mesa duket ,qellimi tyre i vertete ,na paska qen dicka tjeter jo talenti . Eh ja keshtu de ,vane kto pune , Blushi si Otellua vrau Talentin si Desdemonen sepse dihet tashme ,kariera ,paraja ,Politika , Am'kuptove ! Po qe endron me i ngjajt edhe Disatojewky-t qerrataj ? Kisha mjeker i thot Piktorit te nderuar .Ktu gjen hapsira edhe per humor ,por hec mo ,leri nji fjal tjetrit te shprehet e ngushellohet .Shkrimtaret e vertete karakterizohen nga ajo ndjenje Tolerante edhe pse ne pamje te pare shume te japin nji pershtypje si serioze kapricioze ,poe he ,tjeter tem kjo . Megjithate zevendesimi i Krijueseve ne vendin tone ,duket ta ket gjet KM Rama ,si po ben me muziken .Sjell nga Jashte grupe me knoq veshet te shqiptareve . Rama ,per kto thu ti e ? Kulture ,Art ,sidomos Letersi ka ber dhe po ben nji pune te madhe .Me kujtohet kur Zonja Kumbaro ishMInistre e Kultures i dha cmimin e pare Poetes se nderuar vajzes se Shkrimtarit te Madhe Himarjote Petro Marko,qe smojlit i bjte kaken mbi uturak ,por tjeter teme kjo .Poetja e Marko fitoj cmimin e pare me Poezine seksu Vryma .Dmth Vrymat qe bejne cudira ! Qe ta mbyll ,se hahah c'vker do kishte ne ate toke te djegur me , KM po modernizon Shqiperine me digitale etj me Satelite qe se shpejti do fluturojne ne Orbite dhe ja . cfar do trashegohet e ngelet per shoqerine tone do jet nji e ardhme spektakolare ha-ha -ha

        Përgjigjjuni
      2. f
        filipi

        Kesaj qe thote Shoshi i thone pordh me rigon, ne ate kohe krenoheshe me portretin e Enverit dhe ne fakt e kishe bere shum mire por si Sali non grata e plot te tjere keni qejf te jeni disident qe ne fakt keni qene servil....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sqepari

          Kaqol burre, e ka porositur portretin dhe nuk e paguan. I pa lexueshem...humbje kohe.

          Përgjigjjuni
          1. 1
            19

            Doli ky kokra e gruas kurve ne sken .

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gaqo

              Loqe Blushi

              Përgjigjjuni
              1. a
                albanezi

                Ja ku na doli dhe nje i persekutuar tjeter tani pas 50 vitesh qe ka vdek Enveri.O qole njerez ,nuk i rruhet me kujt per jetet tuaja te dyzuara prej servili e beqiri.Boll se na travet crapin

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqipe

                  Legen…

                  Përgjigjjuni
                  1. rorirota

                    Këtë s'e kuptova. Nuk më foli Enveri kur ky 3 metro më tutje, po bënte vizatim në skicë, ndërsa Enveri kish shkuar të takonte popullin në Ksamil. Ore, je në metro ti Blush? E pse duhet t'i fliste Enveri kur kishte tjetër qëllim takimi? Se po pikturon një piktor atje matanë? Sa pa shije ky shkrim, e sa poshtë kanë rënë artistët e dikurshëm dhe ky shkrimtari Blushi. Ndrroje mbiemrin se Yt atë i la vënd vetes në histori.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ad

                      Nxjerr është me një r në të kryeren e thjeshte: nxora et...

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ad

                        Nxjerr është me një r në të kryeren e thjeshte: nxora et...

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mirel

                          Po pse o Tema beheni kaq ordinere duke e postuar mbrenda dites kete shkrim dy here.

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            po Moli doli ne Pension ?!

                            ka kohe qe s'e rrun hic ,me bo noj shkrim ,noj poezi ,noj pordh mer yahoo ,me i dhon dicka mbrapsh ktij shteti qe i dhuroj shtepi e ndertoj Vila e gocen ja coj me bo qejf ne OKB kaq koprrac sduhet me ken nji ky gjinokatrit i poshtem

                            Përgjigjjuni
                            1. Oooo zeeee foooooo.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sheshi i flamurit

                                ky ka qem piktori zyrtar i Hoxhes, i lepinte portretet e tij sa i behej gjuha cope, tani ben nudo qe si honeps as Blushi!

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qytetar

                                  Zure vendin Dash KaloÇit Ben !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Pa vlere !!!!!!!!!!!!!!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje