Dëbimi i 700 familjeve shqiptare/ Nga 111 mijë kërkesa në vit për azil në Britani, vetëm 2% janë nga shqiptarët

19 Nëntor 2025, 15:58Bota TEMA
Dëbimi i 700 familjeve shqiptare/ Nga 111 mijë kërkesa në

Në Mbretërine e Bashkuar, vitin e fundit sipas shifrave qeveritare shqiptarët përbënin 2 përqind të rasteve të azilkërkuesve, rreth 2200 të tilla. Sipas shifrave të vetë qeverisë britanike, rastet nga Shqipëria nuk qëndrojnë më as në 5 kombësitë kryesore që kërkojnë azil atje. Madje faqet qeveritare e paraqesin si një shembulli suksesi në këtë aspekt, pas marrëveshjes midis dy qeverive.

Hotelet që mbushen me azilkërkues në Britani janë prej kohësh një temë e nxehtë politike. Qeveria e Keir Starmer është zotuar ti boshatisë ato dhe e ka deklaruar atë si një sfidë me veten në sytë e publikut.

Të martën ministrja e Brendshme Shabana Mahmood, prezantoi në parlament reformën, e cila parashikon ndërhyrje të ashpra për të frenuar fenomenin e migracionit të paligjshëm. Reforma, synon të prekë ligjet dhe procedurat që përcaktojnë azilkërkimin, duke shpallur synimin se hotelet për azilantët do të mbyllen në fund të mandatit aktual të parlamentit në 2029.

Mahmood veçoi rastin e 700 familjeve shqiptare të cilat sic tha do të dëbohen nga vendi.

"Në ato raste ku është e mundur ne do të shtyjmë për një kthim vullnetar, por nëse do të jetë I nevojshëm një kthim me forcë, kjo është ajo që do të bëjmë. Nëse barriera për një kthim nuk është individuale, as nga qeveria britanike por nga vendi pritës(origjinës) ne do të veprojmë", tha Mahmood. 

Por çfarë përbëjnë shqiptarët në numra sipas të dhënave të vetë qeverisë britanike? Kërkesat për azil nga shqiptarët, nuk janë më as në 5-shen kryesore të kombësive që u përkasin azilkërkuesve në britani. Madje deri diku vendi ynë në këtë aspekt paraqitet si një rast suksesi.

“Shqipëria është prezantuar gjithashtu për të treguar se kishte një numër të madh kërkesash për azil gjatë viteve të fundit, por nuk është më një nga pesë kombësitë kryesore”, thuhet në faqen e qeverisë britanike.

Ulja e kërkesave për azil nga shqiptarët ka ardhur si efekt i zbatimit të marrëveshjes së dhjetorit 2022 midis dy vendev. 

Gjithsej, vitin e fundit në britani kanë kërkuar azil rreth 111 mijë persona, ndërsa qeveria britanike në të dhënat e saj thotë se vetëm 2 përqind janë shqiptarë, pra rreth 2200 raste.

Deri në miratimin e kësaj reforme do të duhet të kalojnë ende disa javë. Ajo parashikon që statusi I refugjatit të skanohet ccdo 2 vite e gjysmë nga 5 që është aktualisht dhe ai mund të hiqet në momentin që vendi I origjinës shpallet i sigurtë.

Reforma e prezantuar nga laburistja Shabana Mahmood, shihet si një ndërhyrje gati drastike aq sa sipas BBC, ka dyshime nëse do të votohet ose jo, edhe nga lideri i Reform UK, Nigel Farage, i cili e ka përdorur temën e emigracionit për politikën e përditshme, duke u përplasur në distancë në disa raste edhe me kryeministrin e shqipërisë.

7 Komente

  1. R
    Real

    More nuk qenka kaq e izoluar Suela, sa pjerdh kryehajni i ripjelljes. Ky nuk e ka per gje qe te zihet me te gjithe qe i ka kunder, pasi eshte drejtues i narko trafikut qeveritar ne Albanistan.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Pakistaneze e qelbur me.mute qelbesire karin do ju haj shqipeve nuk e kthe kush harrojeni ..ju zeliqaret qe jeni ne ate shtet bananesh si shqiperia imagjinoje kush ju drejton edvi. Rama sali berisha ikir meta ...fats nano na ishte dikur... te gjith hajduta edhe te pa afte

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Kur jemi aq pak raste përpiquni të na shpjegoni pse merren me ne shqiptarët. Do jenë arsye të tjera pse nuk na duan në Britani.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pakistan in EU!

          jo vec ne britani. tani qe ka perparim me negociatat e integrimit, vihet re nje fushate anti-shqiptare ne mbare shtypin europian

          Përgjigjjuni
        2. n
          niku

          2perqind i 11000 eshte 220 si i bete llogarite

          Përgjigjjuni
          1. b
            bobi

            Ja e marrin sikur jane 7% . Prap nuk jane aq shume sa te perbejne ' zemren ' e problemit . Une mendoj se atyre ju ka ardhur ne maj te hundes me shqiptaret.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Vendosi syzet Niku, thote 111 mije ai numuri…

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje