Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

6 Prill 2026, 13:30Bota TEMA
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon

Kievi refuzon kategorikisht çdo lidhje me incidentin e eksplozivëve të gjetur pranë gazsjellësit TurkStream në Serbi. Këtë e bëri të ditur përmes “X” zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, pas akuzave nga Budapesti.

“Ukraina nuk ka asnjë lidhje. Mund të jetë pjesë e ndërhyrjes masive të Moskës në zgjedhjet hungareze”, shtoi ai.

Kujtojmë se udhëheqësit e Serbisë dhe Hungarisë njoftuan të dielën, 5 prill, se pranë një tubacioni gazi në Serbi, i cili transporton gaz rus drejt Hungarisë, janë zbuluar lëndë shpërthyese.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se njësitë përkatëse kanë gjetur një mjet shpërthyes me fuqi të madhe. Sipas tij, në zonën e Kanjižës, në veri të vendit, vetëm disa qindra metra larg tubacionit, janë zbuluar dy pako të mëdha eksplozivi të pajisura me detonatorë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, mblodhi Këshillin e Mbrojtjes për të diskutuar situatën. Ai u shpreh se, sipas informacioneve në dispozicion, dyshohet për një akt sabotimi të planifikuar, pa dhënë detaje të mëtejshme apo prova konkrete.

Tubacioni kalon përmes Bullgarisë dhe Serbisë, duke lidhur Hungarinë me gazin rus që transportohet nën Detin e Zi drejt Turqisë.

Orbán deklaroi se Ukraina ka tentuar prej vitesh të ndërpresë furnizimin e Europës me energji ruse, por pa e akuzuar drejtpërdrejt ndonjë palë për incidentin.

5 Komente

  1. R
    Roja

    Loje e orbanit me Vuciq derrin.ppntenishte per t'u bere se kishin len aty po e kishin plas

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putin putana

      Lojë e Moskës me ndimën e Vuçiç për të favorizuar Urban në zgjedhje.

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Po Vucic po nuk u ndez fitili dhe ta lane aty qe ti akuzosh . Leshojini kolltuqet o plehera se s'jeni te perjetshem dhe boll me lojera putiniane se jane demode dhe thjeshte po jà u bejne fundin me te shpejte.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Loje e zakonshme Serbe, vetem bota Evropiane nuk do ta kuptoje se sa gjakatare jane serbet!! Vrasin edhe njerzit e tyre vetem qe tu lihet faji te tjereve, e kane bere ne te kaluaren dhe nuk hezitojne ta bejne perseri. Ju kujtohet rasti "panda" vete Vuçiç e ka deklaruar se nuk ishte krim i bere nga Shqiptare, por ce do, se kur e tha, ishte vone, kishte per qellim shqiptaret dhe ata e pesuan, e po ta shofesh, si per çudi,gjithmone eshte ne mes soji i Vuçiçit!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Botë e qelbur

            Një mashtrim banal nga serbët. Një çantë shpine me bombë me fitil që priste të shpërthente por që serbët e pikasën shumë shpejtë. Një injorance totale e të mashtruarit pasi nqs do kishte fitil siç edhe u tha në fillim, dikush do duhet ti vinte flakën që të shpërthente. Por ja që personi paska qenë akoma duke ardhur dhe policia arriti më shpejtë. Kjo edhe pasi ata që donin ta hidhnin në erë tubacionin e naftës Nuk kanë aftësinë ta bënin me telekomunikacionit.andim apo me sahat. Serbë të ndyrë!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje