Hakerët iranianë më pranë kontrollit të dronëve izraelitë dhe amerikanë

22 Nëntor 2022, 21:40Bota TEMA

Hakerët iranianë më pranë kontrollit të dronëve

Ekipi i hakerëve iranianë ka avancuar më shumë se kurrë kohët e fundit, për të qenë në gjendje të depërtojnë dhe kontrollojnë dronët izraelitë dhe amerikanë.

Kështu deklaroi CEO i “ClearSky Cyber ​​Security”, Boaz Dolev, duke cituar agjencinë “Jerusalem Post”.

Duke folur në konferencën INSS për Iranin, ai renditi një sërë tendencash të rrezikshme që burojnë nga sektori kibernetik i Republikës Islamike.

Teherani po zgjeron aftësitë e tij kibernetike në çdo arenë, duke përfshirë përpjekjet e vazhdueshme të përmirësuara për të hakuar dronët.

Kërcënimi i përdorimit të gjerë të aftësive të “ditës zero” në përgjithësi lidhet vetëm me SHBA-të, Rusinë dhe Kinën.

Kjo, në kuptimin e aftësisë për të mbyllur sektorë të tërë, veçanërisht të infrastrukturës që përdor aftësitë kibernetike.

Deri më tani, Dolev deklaron se aftësitë e Iranit për “ditën zero” janë parë si të kufizuara – megjithëse regjimi ka hakuar aspekte të sektorit të ujit të Izraelit në prill të vitit 2020.

Përveç afrimit të Moskës dhe Teheranit në ndarjen e armëve fizike, një pjesë e suksesit të Teheranit përfshin gjithashtu ato që duket të jenë armë kibernetike ruse më fantastike që gjejnë rrugën e tyre në duart iraniane.

Për më tepër, Dolev vuri në dukje edhe sulmet kibernetike të Iranit ndaj Qeverisë shqiptare.

“Sulmi kibernetik i ajatollahëve ishte i suksesshëm sepse rrëzoi rrjetet e vendit në një moment kur një konferencë e grupit kurd anti-iranian MEK do të zhvillonte një takim të madh në Shqipëri”, tha ai.

Irani nuk i ka zbuluar këto suksese për të ruajtur aftësinë e tij për të bërë spiunazh, ndërsa zyrtarët izraelitë të mbrojtjes i kanë mbajtur të heshtur hakimet për të shmangur sikletin ose për të zbuluar se sa shumë janë komprometuar sistemet e tyre, shtoi CEO i “ClearSky Cyber ​​Security”.

Sipas Dolev, midis Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrisë iraniane të Inteligjencës, ka rreth 10 njësi që përdorin mjete kibernetike për të sulmuar të tjerët, me fokus kryesor në SHBA, Izrael dhe disidentët e brendshëm iranianë.

Lini një Përgjigje