Hungaria-BE-së: Mjaft ndërhytë në çështjet e brendshme

26 Mars 2023, 14:30Bota TEMA

Hungaria-BE-së: Mjaft ndërhytë në çështjet e

Hungarisë i ka ardhur në majë të hundës nga kritikat e Perëndimit. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i vendit Peter Szijarto, i cili ka nënvizuar se kritikat e vazhdueshme mbi çështjet demokratike dhe kulturore në Hungari po cenojnë bashkëpunimin, sidomos mbi çështje si NATO dhe Rusia.

Budapesti dhe Brukseli kanë kryqëzuar shpatat për një sërë çështjesh në vitet e fundit, me partinë në pushtet Fidesz që akuzohet për qeverisje autoritare, keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe devijim të linjës së bllokut lidhur me luftën në Ukrainë.

Szijarto ka deklaruar se Hungaria nuk ka votuar ende për të lejuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO pasi ligjvënësit hungarezë janë të lodhur me komentet e Perëndimit për çështjet e tyre të brendshme.

Sidoqoftë, Parlamenti në Budapest do të votojë në favor të aderimit të Finlandës në aleancën ushtarake javën e ardhshme, pavarësisht asaj që e ka quajtur “mungesës së respektit” të elitave politike në Helsinki dhe Stokholm.

“Kur politikanët finlandezë dhe ata suedezë vënë në dyshim natyrën demokratike të sistemit tonë politik është e papranueshme”, ka deklaruar më tej Szijarto.

Ndërsa sa i takon anëtarësimit të Suedisë, ministri i Jashtëm ka shtuar se nuk dihet se kur ajo do të aprovohet.

BE, që përfshin 21 vende anëtare të NATO-s, ka ngrirë fonde me vlerë miliarda dollarë për Budapestin, duke akuzuar kryeministrin Orban se po çrrënjos lirinë e medias.

 

4 Komente

  1. A
    Analisti B.

    Udhëheqja a e Hungarëve është shumë nostalgjike për Rusinë dhe BRSS dhe bashkë me Serbinë dhe deri diku edhe me shtet tjera sllave - Sllavisë janë de stabilizuese e Evropës. Hungarezët e zakonshëm nuk kanë e kanë harruar 23 tetor 1956 të cilët kërkonin liri më të madhe në brenda dhe jashtë vendit - bllokut Sovjetik dhe u shtypën egërsisht nga forcat e armatosura të BRSS-së. Kjo që po ndodh tash do ti shpërthej përsëri brenda kundër Orbanit dhe bashkëmendimtarëve të regjimit të tij. Bashkërenditja krahas Putinin është vetëvrasje e hungarezeve të cilët nuk do ta pranojnë edhe një hegjemonin Ruse.

    1. k
      k

      Përse nuk shkove me rusinë por luteshe si lypypsqar në dyert e Brukselit për tu pranuar në BE ?

      1. T
        Teo

        Ja she shqipot qe I shkelen me kembr per 45 vjet enveri e Sben ze, Tall bythen amerika me ta prap sbejn ze. Tani I japin mend hungarezeve se Cdo bejn? Quhet demokraci... Cdo votues ne cdo vend te botes Ka te drejten e tij te vendos per politikat qe I pelqejne shumices,Hungaria sdo LGBTQ e te tjera gomarrliqe,sdo qe ti thot BE se cdo besh me fondet apo cte mesojne NE shkolla e SA emigrant te pranojne. E Di qe ju skeni mendim,se jeni ne koloni. Hapni syte se me.keq do.perfundoj Vendi yne. Ju qe komentoni e jepni mend,normal qe ngopeni me luge ye zbrazet. Masi Europa e shkerrmoqi si komb,na hodhi si te pa vlere,perseri mas luftes se dyte na hodhen ne lindje e.prap tani tallin menderen qe do na fusin NE BE. Do fusin nje shtet me.korrupsion,pa gjykata e pa polici si ne. I bobo SA.poshte kemi rene. Shifni Halley tuaja,lejini.hallet e te tjereve

        1. P
          Petrit

          Askush nuk e mori me zor Hungarinë në BE as në NATO! A po e marrin me dhunë Shqipërinë në BE? Kur futesh do t'i përmbahesh rregullave!

      Lini një Përgjigje