Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit nuk ka qenë krejt befasi. Michael McCaul, kryetari i komitetit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, thotë se Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për një sulm të mundshëm nga Gaza tre ditë përpara se ai të ndërmerrej.
Informacioni i siguruar nga inteligjenca amerikane u referua gjatë një takimi me anëtarë të lartë të Kongresit.
"Ne e dimë se Egjipti i ka paralajmëruar izraelitët tre ditë më parë se një ngjarje si kjo mund të ndodhë," u tha gazetarëve republikani McCaul.
"Nuk dua të futem shumë në detaje të klasifikuara, por u dha një paralajmërim. Mendoj se pyetja ishte në çfarë niveli", tha ai.
Izraeli u zu në befasi nga sulmi i papritur të shtunën e 7 tetorit, kur më shumë se 1 500 luftëtarë të Hamasit thyen gardhin kufitar të Gazës në disa pika, duke vrarë mbi 1 200 civilë izraelitë në një festival muzikor dhe vende të tjera pranë kufirit. U deshën disa orë para se ushtria izraelite të ishte në gjendje të kundërpërgjigjej.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, mohoi se Izraeli kishte marrë ndonjë paralajmërim paraprak nga Kajro, kur u shfaqën raportet për herë të parë se një alarm ishte transmetuar nga shërbimet e inteligjencës së vendit.
Tani do dali teoria qe Izraeli e ka organizuar vet sulmin me ndihmen e hamasit qe te pushtoje Gazen. Tamam si kosovaret dhe ukrainasit qe vrisnin popullin e vet per te filluar lufte me serbin dhe rusin. Teori e vjeter demode por qe ka efektin e vet mediatik dhe qe s'ndryshon asgje ne terren.
Izraeli ka në krye një si Sali Berisha ynë: po atë nivel logjike dhe qytetarie i palodhur dhe pa skrupuj për të marrë pushtetin zero talent në shtetformim e strukturë institucionale kuptohet që rrethana më të këqia se këto, për të zgjidhur një krizë, nuk ka... në një krah HAMASI (që më shumë ngjan me bandën e Zan Çaushit, sesa me një grupim politik) dhe në krahun tjetër një trap demagog, racist e për më tepër i paaftë...
Ka teori konspirative qe ky operacion i hamasit eshte pregatitur nga sherbimi i fshehte izrealit MOSAD. Nuk ka asnje mundesi as teorike dhe as praktike qe te gjindej ne ate nivel sherbimi sekret numer nje ne bote,ai izrealit,por ishte pregatitur qe te ndodh kjo qe po ndodh pas ketij operacioni qe te shuhej dhe te zhdukej kjo organizate terroriste sepse ishte bere nje gje e bezdishme per shetin hebre nuk po themi e pa perballushme, por isht shtruar si zgjidhje qe ti jepej fund kesaj gjendjeje te lojes se maces me miun . Kuptohet qe ishin marre parasysh gjithe variantet edhe keto kosto te larta qe hebrejte duhet te paguanin Por ia vlenin per te ardhmen e vete hebrevje dhe te brezave te ardhshem . Te gjitha mizorite e hamasit ne kete operacion do ishin nje certifikate per zhdukjen me rrenje te tije. dhe nje perligjje para botes. Poltika nuk njeh moral dhe nuk pyet per kosto, por vetem te realizohet qellimi