Tërmeti tragjik/ Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj

7 Shkurt 2023, 13:11Bota TEMA

Tërmeti tragjik/ Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen në kohën kur në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete.

“Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës son. Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra të tjera të nevojshme. Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet, personelin”, ka thënë Erdogan. 

Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    " Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj."?????????? do shtyen zgjedhjet apo do bëhen nën gjëndjen e jashtëzaonshme?? sepse ti nuk e ke problem që dhe tërmetin tua ngarkosh kurdëve a opozitës!!

    Lini një Përgjigje