Ish-informatori i FBI-së, i akuzuar për fabrikimin e akuzave ndaj familjes Biden, del para gjyqit

26 Shkurt 2024, 21:10Bota TEMA
Ish-informatori i FBI-së, i akuzuar për fabrikimin e akuzave ndaj

Një ish informator i Byrosë Federale të Hetimeve, i cili akuzohet se fabrikoi një skemë shumë-milionë dollarëshe rryshfeti, që përfshin familjen e Presidentit Joe Biden, pritet të dalë të hënën para gjyqit federal në Kaliforni ndërkohë që gjykatësi po shqyrton nëse duhet të qëndrojë në paraburgim deri sa të fillojë gjyqi ndaj tij.

Zyra e prokurorit të posaçëm David Weiss po kërkon nga gjykatësi i qarkut Otis Wright II ta mbajë në burg ish informatorin, nën pretendimin se Alexander Smirnov, që thotë se ka lidhje me shërbimin rus të zbulimit, ka gjasa të largohet nga vendi.

Një gjykatës tjetër javën e kaluar e liroi zotin Smirnov nga paraburgimi dhe e vendosi nën vëzhgim elektronik, por gjykatësi Wright urdhëroi arrestimin e tij sërish, pasi prokurorët kërkuan të rishqyrtohej çështja e mbajtjes në burg të zotit Smirnov. Në një urdhër me shkrim, gjykatësi Wright tha se përpjekjet e avokatëve të zotit Smirnov për ta lënë të lirë atë “kanë për qëllim të lehtësojnë ikjen e tij nga Shtetet e Bashkuara”.

Në një peticion urgjent pranë Gjykatës së Apelit, avokatët e zotit Smirnov thanë se gjykatësi Wright nuk ka autoritet për të urdhëruar arrestimin e serishëm të tij. Ekipi mbrojtës po ashtu kritikoi ato që i cilësoi si “deklarata të njëanshme dhe paragjykuese” të gjykatësit Wright, të cilin po ashtu e akuzon për shpifje ndaj avokatëve mbrojtës, që sipas gjykatësit, po vepronin në kundërshtim me rregullat duke u angazhuar për lirimin e klientit të tyre.

Ndaj ish informatorit Smirnov është ngritur padi për dhënien e informacionit të rremë FBI-së, duke pretenduar se drejtuesit e kompanisë Burisma i kishin paguar nga 5 milionë dollarë zotit Joe Biden dhe të birit të tij Hunter rreth vitit 2015. Pretendimet e informatorit janë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve republikane në Kongres për të hetuar presidentin dhe familjen e tij dhe u përdorën për të filluar hetimet në Dhomën e Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Biden.

Në përpjekjet për të bindur gjykatësin që ta mbajë në paraburgim zotin Smirnov, prokurorët thanë se ky person i ka raportuar FBI-së se ka pasur kontakte me zyrtarë të lidhur me shërbimet ruse të zbulimit. Në dokumentet e gjyqit, prokurorët deklaruan javën e kaluar se ish informatori Smirnov u ka thënë hetuesve pas arrestimit të tij të parë se zyrtarët e lidhur me shërbimin rus të zbulimit ishin të përfshirë në pohimin e fabrikuar që iu përcoll FBI-së për zotin Hunter Biden.

Aktpadia ndaj ish informatorit Smirnov, i cili mban shtetësi amerikane dhe izraelite, është ngritur nga i njejti prokuror i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë që ka ngritur një aktpadi tjetër kundër zotit Hunter Biden për armëmbajtje dhe për shmangie taksash.

Zoti Smirnov nuk ka pranuar fajësinë ndaj akuzave. Ekipi mbrojtës thotë se po kërkon mbrojtjen e tij në liri për shkak se ai nuk ka qënë ndonjëherë i dënuar më parë, si dhe ka lidhje të forta për të mos u larguar nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë të dashurën e tij prej kohësh e cila jeton në Las Vegas.

Në vendimin e tij për ta liruar zotin Smirnov javën e kaluar dhe për ta vendosur nën vëzhgim elektronik, gjykatësi Daniel Albregts në Las Vegas tha se ai është i shqetësuar për rrezikun që paraqet mundësia që ai të ketë qasje te fondet e tij, që prokurorët i llogarisin në 6 milionë dollarëve, por theksoi se rregullat federale e detyrojnë atë të zbatojë “kushte më pak kufizuese” para zhvillimit të gjyqit.

Zoti Smirnov ka shërbyer si informator i FBI-së për më shumë se një dekadë që kur bëri akuzat e bujshme rreth familjes Biden në qershor të vitit 2020. Sipas prokurorëve, ai kishte paragjykime ndaj zotit Joe Biden që në kohën kur ai ishte kandidat për president. Sipas dokumenteve të gjyqit, zoti Smirnov ka hyrë në marrëdhënie biznesi me kompaninë ukrainase Burisma në vitin 2017. Deri më tani nuk ka prova se zoti Joe Biden është korruptuar apo ka pranuar ryshfet gjatë kohës që po ushtron detyrën e presidentit apo kur ishte nën president.

Ndonëse identiteti i tij nuk ishte bërë publik para shpalljes së aktpadisë, pretendimet e zotit Smirnov janë pjesë qendrore e përpjekjeve republikane në Kongres për ta hetuar presidentin dhe familjen e tij dhe kanë ndihmuar në nxitjen e asaj që tani përbën një proces hetimi për të shkarkuar Presidentin Biden. Republikanët që janë pjesë e këtyre hetimeve i kanë kërkuar FBI-së listën e paredaktuar të akuzave të pretenduara ndaj familjes Biden, ndonëse e pranojnë se ata nuk janë në gjendje t’i vërtetojnë ato nëse janë të vërteta.

4 Komente

  1. T
    Turi

    Ne USA diktatura po installment me shpejtesi te frikshme.Te majtet jane njsoj kudo.

    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      Mire ky ish afjenti i FBI paska "shpifur" per familjen e Biden Torollakut, po per pagesat e bera nga kompanite e gazit e te naftes ne Ukraine per Hunter Biden si pjese bordeve ne keto kompani perse nuk hetohen dhe gjykohen?

      1. s
        shori

        Plakarruqi Bajden, eshte i zhytur koke e kembe ne korrupsion dhe mos na cani bythen o Mero, me gjoja akuza te fabrikuara ...!!! Shikoni c'thuhet per djalin e tij per pune "te arta" ne Ukraine...(???!!!) Keto i di populli amerikan dhe numk ha kashte si shqipot dhe sidomos fansat "patriote" te Meros...

        1. O
          Orson Wells

          Po kompjuteri i Hunterit te Bidese ç'na thote se FBI e ka ne dore ??!!! Valle ky "agjenti" e ka piratuar dhe i ka manipuluar provat e gjetura ne kompjuter ??!! Hollywood qenkerka (ka qene ne fakt me kohe) atashuar me FBI-ne ne kuader te shkembim eksperiences per skenare dhe realizime filmash duke ju adaptuar ngjarjeve ne realitet . Ameret vdesin per keto lloj skenaresh .....dhe me shume kur e dine se po i genjejne .......prap me shume fanatizem i besojne !!!!

          Lini një Përgjigje