Izraeli fshehu avionët civilë në Greqi dhe Qipro përpara sulmit ndaj Iranit

1 Korrik 2025, 21:20Bota TEMA
Izraeli fshehu avionët civilë në Greqi dhe Qipro përpara

Izraeli transferoi fshehurazi flotën e tij të avionëve civilë nga aeroporti kryesor Ben-Gurion drejt aeroporteve në Qipro, Greqi dheSHBA-së, përpara nisjes së “Operacionit Lion në Ngritje”, sulmit të Izraelit kundër Iranit, raportoi sot Jerusalem Post.

Ministria izraelite e Mbrojtjes u dha udhëzime kompanive El Al, Arkia, Israir dhe Air Haifa të zhvendosen të gjithë avionët e tyre, ndërsa agjencia e sigurisë Shin Bet ka shtuar masat e sigurisë në këto vende.

Dhjetëra avionë, bashkë me ekuipazhet dhe asistentët e fluturimit, janë dërguar fshehurazi në Greqi dhe Qipro me qëllim që të ndihmojnë mijëra izraelitëve të bllokuar jashtë vendit, sapo të rihapet hapësira ajrore.

Sipas mediave, largimi i avionëve dhe ekuipazhit nuk kishte për qëllim vetëm të ndihmonte në shpëtimin e izrealitëve të bllokuar jashtë vendit, por si një masë mbrojtëse në përgatitje për një hakmarrje iraniane, pasi Izraeli besonte se Irani do të godiste aeroplanët izraelitë me raketa.

Gjithashtu mediat raportuan se Greqia dhe Qiproja nuk ishin në dijeni të arsyes së vërtetë të këtij fluksi të pazakontë avionësh që mbërritën nga Izraeli, por gjithsesi ato lejuan uljen e tyre.

1 Komente

  1. F
    Fillestari

    “Operacionit Lion në Ngritje” - shumë i bukur ky emër, i lexon redaksia paraprakisht artikujt që boton?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje