Izraeli ka refuzuar një plan 60-ditor për armëpushim, i cili më parë dukej se ishte shumë pranë pranimit nga të dy palët (Izraeli dhe Hamasi).
Kështu ka bërë me dije media izraelite Haaretz, duke iu referuar burimeve brenda Qeverisë izraelite.
Propozimi përfshinte një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve në faza.
Hamasi nga ana tjetër mësohet se kundërpeshoi me një plan armëpushimi 70-ditor, duke kërkuar ndihmë humanitare.
SHBA-të vazhdojnë të bëjnë presion mbi Izraelin për një rezolutë ndërkohë, ndërsa kushtet humanitare përkeqësohen.
Lini një Përgjigje