Protestuesit izraelitë hyjnë me forcë në kompleksin e refugjatëve palestinezë

26 Maj 2025, 14:35Bota TEMA
Protestuesit izraelitë hyjnë me forcë në kompleksin e

Protestuesit izraelitë kanë hyrë me forcë në kompleksin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin Lindor, sipas raportimeve.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Koordinatori i UNRWA-së për Bregun Perëndimor, Roland Friedrich, tha se rreth një duzinë protestuesish izraelitë, përfshirë një anëtar të parlamentit, hynë me forcë në kompleks më herët sot.

Friedrich i tha Sky News se në atë kohë nuk kishte punonjës të UNWRA-s në kompleks dhe kishte vetëm staf sigurie me kontratë të pranishëm.

Gjatë natës dhe sot izraelitët kanë shënuar Ditën e Jerusalemit, përvjetorin e asaj që ata e quajnë "ribashkim" i qytetit, pas luftës gjashtëditore të vitit 1967, e cila në fakt pa Jerusalemin Lindor të aneksohej, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, të cilat parashikonin që ai të ndahej me palestinezët.

2 Komente

  1. A
    AS

    Njeriu eshte shume i veshtire, kompleks, dhe lehtesisht i manipulueshem. Pse duhet te vriten kur jeta eshte kaq e shkurter dhe asgje nuk marrin me vete?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Mos shko shumë larg. Pyet sali QENIN përse vrau gjithë ata njerëz!!!!!!!! Dhe donte të bombardonte jugun !!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje