Europa mund të shkatërrohet. Është ky parashikimi i zymtë që ka bërë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në prezantimin e librit të saj me kujtime, të titulluar “Freedom”.
Ish- zonja e hekurt ka thënë se shtrëngimi i politikave të migracionit dhe kufijve në nivel kombëtar mund të kërcënojë seriozisht mbijetesën e Bashkimit Evropian, duke komentuar lëvizjet e fundit të Berlinit për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve.
“Nuk besoj se mund ta luftojmë me vendosmëri migracionin e paligjshëm në kufirin gjermano-austriak ose gjermano-polak... Gjithmonë kam qenë në favor të zgjidhjeve evropiane”, tha Merkel, duke komentuar masat e miratuara së fundmi nga kabineti i kancelarit Friedrich Merz.
Masat e reja, të cilat u prezantuan nga Ministri i Brendshëm gjerman në fillim të majit, ndalojnë paraqitjen e kërkesave për azil në të gjitha kufijtë tokësorë të Gjermanisë.
Kjo është një kthesë e mprehtë nga politika e hapur e vitit 2015, e cila u zbatua më pas nga Merkel. Përjashtime bëhen vetëm për fëmijët, gratë shtatzëna dhe kategoritë e tjera vulnerabël.
Merkel vlerësoi se ky vendim vë në pikëpyetje lirinë e lëvizjes brenda BE-së dhe stabilitetin e zonës Shengen, e cila lejon udhëtimin pa viza në shumicën e shteteve anëtare. “Nëse kjo praktikë vazhdon, mund të dëshmojmë shpërbërjen e Evropës”, paralajmëroi ish-kancelarja.
Politika e dyerve të hapura e Merkelit e vitit 2015 u kritikua ashpër kur më shumë se një milion refugjatë hynë në Gjermani gjatë krizës së emigrantëve.
Sot, Gjermania mbetet destinacioni kryesor për azilkërkuesit brenda BE-së - vetëm në vitin 2023, u paraqitën më shumë se 237,000 aplikime, një e katërta e totalit në nivel të Unionit.
Kancelari aktual Friedrich Merz premtoi të shtrëngojë kontrollet kufitare gjatë fushatës përpara zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit, në një kohë kur Alternativa për Gjermaninë (AfD) e krahut të djathtë ka parë një rritje të fortë të mbështetjes për politikat e saj anti-imigracion.
Kjo paska qene e hidhet fort, agjente me shpirt e me vepra e rusise se putinit.
Moj Ana, mjerë ti e ata si ti për injorancën e theksuar që keni, kur ta kuptoni ju ate do jetë aq vonë sa nuk do ketë më mundësi për kthim mbrapa….
Kjo nuk qenka në rregull nga trutë. Kush nga vendet e BE do kërkojë azil dhe do i mohohet aman.
Ti e bere varur nga Rusia.
Moj Ana, mjerë ti e ata si ti për injorancën e theksuar që keni, kur ta kuptoni ju ate do jetë aq vonë sa nuk do ketë më mundësi për kthim mbrapa….