Kina dhe Rusia nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake

9 Shtator 2024, 15:55Bota TEMA
Kina dhe Rusia nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se gjatë këtij muaji do të mbajë stërvitje detare dhe ajrore me Rusinë, duke nënvizuar afërsinë mes dy ushtrive, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës fqinje. 

Ministria tha se stërvitjet “Veriu i Bashkuar -2024” do të mbahen në Detin e Japonisë dhe në Detin e Okotskit, por nuk dha më shumë detaje. 

Në njoftim u tha se stërvitjet detare dhe ajrore synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin strategjik mes dy shteteve dhe “forcimin e aftësive që së bashku të përballen me kërcënimet e sigurisë”. 

Ministria kineze tha po ashtu se dy marinat do të lundrojnë së bashku në Paqësor, për herë të pestë, dhe së bashku do të marrin pjesë në stërvitjet “Oqeani i Madh-24” që do të mbahet në Rusi. Por, as për këto stërvitje nuk u dhanë detaje të tjera. 

Kina ka refuzuar ta kritikojë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Për këtë luftë, që është në vitin e tretë, Pekini ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokim të presidentit rus, Vladimir Putin. 

Përderisa Kina nuk i ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë armë Rusisë, Pekini është shndërruar në konsumatorin kryesor të gazit dhe natës ruse, por edhe furnizues i mjeteve elektronike dhe pajisjeve të tjera, që kanë përdorime civile dhe ushtarake./REL

4 Komente

  1. S
    Sqepari

    Arome imperiale diktatoresh. Mjere shoqeria e hapur europiane!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "Arome imperiale diktatoresh."nuk është se është hera e parë a nuk do të ndodhë më pas!!diktatura është e vjetër sa njerzimi,demokraicia me shumë të meta është si një foshnje e sapolindur!!për mua më mirë me jetu në këtë "Mjere shoqeria e hapur europiane!" se në këto shoqëri iperialo diktatoriale!!sado kineze a ruse qofshin!!për mua më mirë një demokraci alla rama sesa një diktaturë e fshehur alla orban e më keq erdogëniste!!përfytyro ato ruso kineze!!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beni

      Jajde se ja u rregullon qefin Kamala me Ursulen juve sa te dalin nga flokrorja se jane te zena tani.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        mami e shkuli leshin??ajo nuk shkon në floktore si këto të BE e SHBAsë!!eh kuptohet,majka tënde e ka filluar zanatin që në rininë e hershme!!e dërgonte gjyshja tënëde kur kishte shumë klientë,o ishte tapë??

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje