Disa pamje tronditëse nga ajri, tregojnë momentin kur një ushtar rus ndiqet këmba këmbës nga një dron i ushtrisë ukrainase, i armatosur me eksplozivë.
Ushtari rus shfaqet në video teksa përpiqet dëshpërimisht t’i largohet dronit të komanduar në distancë. Madje, në një moment ai arrin ta kapë atë dhe duke e mbajtur në duar, vazhdon të vrapojë.
Pak çaste më pas, ai ngadalëson, dukshëm i lodhur nga vrapimi, dhe e lëshon sërish dronin. Pikërisht në këtë moment, mjeti fluturues shpërthen dhe sinjali video ndërpritet.
Sipas një raportimi ende të pakonfirmuar nga portal turk “Haberler,” incidenti ka ndodhur në rajonin rus të Kurskut. Ngjarja ndodh pak ditë pasi një numër dronësh rusë shkelën hapësirën ajrore të dy shteteve anëtare të NATO-s gjatë një sulmi në Ukrainë ditën e dielë.
Sipas Ministrës së Mbrojtjes të Rumanisë, një dron rus hyri në hapësirën ajrore rumune mëngjesin e së dielës, ndërsa Moska goditi shenjestra civile dhe infrastrukturë portuale në Ukrainë, përgjatë lumit Danub.
Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Spruds, deklaroi të shtunën se një dron rus i ardhur nga Bjellorusia fqinje, ishte rrëzuar pranë qytetit Rezekne në Letoni.
Ky vendim është krim lufte
Ky vendim është krim lufte
"Ky vendim është krim lufte"?????cili vendim?
Sigurisht që është krim lufte. Vendimi për të vrarë një ushtar të çarmatosur. Droni nuk është robot, por komandohet nga një ushtar ukrainas i cili e reklamon si sukses, veprimin e tij
flm për sqarimin!ishte shumë i vakët dhe i pakuptimt komenti i parë!!tahsti ti këthehemi "krimit të luftës"!!ushtar i çarmatosur dhe ushtar i dorzuar,janë dy situata të ndryshme!!një ushtar i çarmatosur nuk do të thotë se është i dorzuar,se është i padëmshëm për kundërshtarin!!në këtë video nuk shohim që ushtari të dorzohet!nuk shikojmë armë,por në të njëjtën kohë as dorzim!!po të shikonim një ushtar me duar përpjetë që ka ndaluar së qëni rrezik për kundërshtarin!?atëherë mund të themi se ke shkelur rregullat e luftës dhe ke kryer një krim lufte!!unë personalisht ka parë video ku ukrainasit ju kanë kërkuar dorzimin ushtarëve rusë dhe pasi ata janë dorzuar!?nuk janë vrarë!!ti mund ta interpretosh edhe ndryshe!?psh ai nuk kishte mundësinë ta dinte se ukrainasit nuk do ta vrisnin,mund të thuash se ai nga paniku në vënd që të dorzohej sipas rregullave,të ngrinte duart që ta shikonte drejtuesi i dronit,ai vrapoi!!mund të thuash dhe këtë apo atë që të të vijë në mëndje,por në fund të fundit ai nuk është dorzuar!!para disa ditësh doli një video ku rusët egzekutonin tre ushtarë ukrainas të ulur në gjunë dhe me duar pas koke!ky është krim lufte!!edhe ata mund të kishin vrapuar,pa armë,mund të kishin bërë këtë dhe atë që më qo qefi a llogjika time,por ata ndaluan,u ulën në gjunjë dhe vunë duart pas koke!u egzekutuan?quhet krim lufte!po të kishin vrapuar dhe pa armë!?nuk do të ishte aspak një krim por eleminim i treushtarëve kundërshtarë!edhe të paarmatosur!!çdo ushtar që nuk dorzohet është pikshënjestër për kundërshtarin!i armatosur a i paarmatosur qoftë!personi që ka uniformë ushtarake dhe gjëndet në zonë luftimi është një armik,kundërshtar që duhet neutralizauar!!shpresoj që të jem shpjeuar qartë në mendimin tim!!nëse ti mund të ma arsyetosh në mënyrë bindëse,mendimin tënd ose vendimin tënd për ta quajtur krim lufte,të garantoj se do të të mbështes!në të kundërtën jam kundër mendimit tënd!!ps:të kapësh një ushtar kundërshtar të papregatitur,dhe ta eleminosh nuk është krim lufte!!psh.nëse unë si qitës godas nga largësia një ushtar kundërshtar kur ai ndodhet në dush(jo vetëm që nuk ka arnë por nuk ka as veshje ushtarake)!nuk është krim lufte!nëse ti bombardon një mensë ushtarësh ku asnjërinuk ka një armë me vete!nuk është krim lufte!nëse ti bën të njëjtën gjë me një fjetore ushtarësh!nuk është krim lufte!!