Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov mbërriti në Alaska në prag të samitit SHBA-Rusi i veshur me një bluzë me mbishkrimin “CCCP”, inicialet ruse për Bashkimin Sovjatik (BRSS),- një akt delikat talljeje që tregon shumë për qëllimet e Moskës rreth paqes në Ukrainë.
I parë dikur në kryeqytetet perëndimore si një diplomat pragmatik dhe i aftë, 75-vjeçari në vitet e fundit ka pasqyruar politikën e radikalizuar të Kremlinit, duke adoptuar një ton gjithnjë e më luftarak.
Zgjedhja e veshjes nga Lavrovi bie ndesh me narrativën e gjatë të Kremlinit: Putini ka pohuar vazhdimisht se rusët dhe ukrainasit janë “një popull i vetëm”, duke mohuar legjitimitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërkohë që promovon një nocion më të gjerë të unitetit me Rusinë.
Shumica e delegacionit veteran të Rusisë në Alaska, përfshirë Lavrovin, e filluan karrierën e tyre në Bashkimin Sovjetik dhe janë akuzuar nga opozita ruse se i përmbahen një mentaliteti imperialist sovjetik.
Nën pushtimin rus të territorit ukrainas, autoritetet pro-Moskës kanë çmontuar monumente që përkujtojnë vuajtjet e ukrainasve nën sundimin sovjetik, duke përfshirë memoriale për viktimat e Holodomorit, urisë masive në Ukrainën Sovjetike në vitet 1930 që vrau miliona ukrainas.
Ish-ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis ironizoi në X në lidhje me zgjedhjen e veshjeve të Lavrovit: 'Na jepni vetëm gjysmën e Ukrainës dhe ne premtojmë se do të ndalemi', thotë negociatori i veshur me bluzë me xhup të BRSS-së.”
Blogerët rusë të modës e identifikuan bluzën me çmim 120 dollarë si vepër të Selsovet, një markë me seli në Chelyabinsk që specializohet në veshjet e “trashëgimisë sovjetike”.
Bëmat e Lavrov ishin të fundit në një varg provokimesh ruse në samit, të cilat synonin të shqetësonin Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë. Më parë, kryeredaktorja e Russia Today, Margarita Simonyan, shkroi se gazetarëve rusë që fluturonin për në Alaska u ishin shërbyer qofte pule nga Kievi.
Zgjedhja e menusë u përvetësua shpejt nga propagandistë të tjerë rusë.
Tregojini robqirit pjellë e ndërzimit dashuror të mushkës me kalin, se CCCPja falimentoi turpshëm dhe humbi nja 10 shtete. Nuk eshte shembull shume pozitiv për tu revokuar.
Ç'te keqe pa bota nga ish b.sovjetik, qe shume kelysha te mbetjevet fashiste na e paraqesin si provokim nje simbol historik! Ai b.s.sov. çliroi europen nga murtaja fashiste, dhe ne kohen e shperberjes republikat u shkeputen ne menyre paqesore! Me ardhjen ne pushtet te ekstremistevet nacionalist ne disa republika filluan gjuetin ndaje monomentevet e simbolevet te ish luftatarevet te ushtrus se kuqe dhe popujve te ish b.sovjetik Keto sigurisht te orkestruara nga sherbimet e perendimit "demokratik" dhe ç'eshte me kryesorja filluan nje fushat denegrimi dhe terrori ndaje rusofolsit...! Operacioni ushtarak ne ukrain nga rusia eshte rezultat te ketije genocidi...! Se ç'propagandon perendumi kolektiv dhe vasalet e saj kunder rusis per ta paraqitur agresore, nuk i ha bota e civilizuar me perjashtim te rusofobet qe edhe ne albanistan s'jane te paket debilat.
Pergezime Shvejk i ke Rene pikes