Paralajmëron Irani: Mosveprimi i OKB-së ndaj sulmeve në Bushehr rrezik për katastrofë bërthamore

6 Prill 2026, 14:53Bota TEMA
Paralajmëron Irani: Mosveprimi i OKB-së ndaj sulmeve në Bushehr

Drejtori i Komisionit Iranian të Energjisë Atomike, Mohammad Eslami, ka denoncuar mosveprimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ndaj sulmeve ndaj njësisë bërthamore të Bushehrit. Në një letër drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, Eslami kritikoi “mungesën e një përgjigjeje vendimtare”, duke theksuar se veç shprehjes së shqetësimit nuk mjafton dhe kjo inkurajon sulme të reja.

Sipas tij, njësia bërthamore është shënjestruar katër herë, përfshirë një sulm më 4 prill, që vrau një anëtar të personelit të sigurisë dhe plagosi të tjerë. Eslami paralajmëron për rreziqe të rrjedhjes së rrezatimit me pasoja të pariparueshme për njerëzit, mjedisin dhe vendet fqinje.

1 Komente

  1. h
    himariotiqis

    Irani po fillon te perpelitet duke kerkuar OKB , kur i kerkonin qe te kontrollohej programi berthamor nuk e lejonte OKB tani qe po i vjen veza te dali jashte bene alarmin , USA duhet te mos kete meshire per keta fodulle e mendjemedhenj , keta jane me idiote se Kim Jon i korese veriut...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje