Gjykata në SHBA ka vendosur të bëhet publik mandati i kontrollit të banesës së ish-presidentit Donald Trump në Mar A Lago, Florida
Gjatë kontrollit u arrit të sekuestroheshin 11 dosje me dokumente të klasifikuara, ku 4 prej tyre kishin shenjën “Top Secret”.
Mandati i kontrollit ka identifikuar 3 krime federale të mundshme, për të cilat u kërkua kontrolli i banesës.
Më i rëndi prej tyre është akuza për spiunazh. Akuzat e tjera kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë dhe zotërim i paligjshëm i materialeve qeveritare.
Disa ditë më parë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se shtëpia e tij në Florida u bastis nga FBI dhe se agjentët hapën një kasafortë.
Trump u shpreh se shtëpia në Mar-a-Lago në Palm Beach u ‘pushtua’ për disa orë nga një grup i madh agjentësh të FBI.
Mediat amerikane raportuan se kontrolli lidhet me dokumente zyrtare që ish-presidenti mund t’i ketë çuar në Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Lini një Përgjigje