Skandali në Francë, ministrja akuzohet se përdhunoi një grua kur punonte si gjinekologe

22 Qershor 2022, 17:21Bota TEMA

Skandali në Francë, ministrja akuzohet se përdhunoi një grua

Departamenti francez i Drejtësisë ka nisur një hetim pas depozitimit të dy akuzave për përdhunim ndaj Chrysoula Zacharopoulou, anëtare e qeverisë franceze, njoftoi sot Prokuroria e Parisit.

Chrysoula Zacharopoulou, me origjinë greke, është Nënsekretare e Shtetit për Zhvillimin, Partneritetet Franceze dhe Ndërkombëtare. Sipas revistës Marianne, që zbuloi këtë çështje, veprat për të cilat ajo akuzohet, janë kryer në periudhën kur ajo ushtronte profesionin si gjinekologe.


Sipas informacioneve të cituara nga revista franceze “Marianne”, ndaj 46-vjeçares Chrysoula Zacharopoulou janë ngritur dy akuza për përdhunim. Ankesa e parë është bërë më 25 maj. Zyra e prokurorit të Parisit i tha revistës Marianne se një hetim kishte nisur dy ditë më vonë, më 27 maj.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Prokuroria e Parisit, padia e dytë është ngritur më 16 qershor. Vlen të theksohet se të dyja ngjarjet duket se kanë ndodhur në zyrën e mjekes në vitin 2016 ndaj një gruaje.

Chrysoula Zacharopoulou iu bashkua qeverisë së kryeministres Elizabeth Bourne më 20 maj. Ajo është deputete e Parlamentit Evropian që nga 2 korriku 2019. Si gjinekologe, ajo ka punuar shumë për të njohur endometriozën, ndërsa i dorëzoi presidentit francez më 11 janar 2022 një raport të posaçëm.

 

4 Komente

  1. J
    Jorgo

    eh mi Krisulla... o puo me zogun o shijoje ate.. te dyja s'i ben dot se te dalin puplat si tani...

    1. k
      kthhh

      Greket kane institucionalizuar homoseksualitetin the pedofiline qe ne kohet e lashta.

      1. r
        rrace e ndyre bastradesh- turrli rracash aziatike

        eshte genetike - dhe ky Fakt mundet ta shpetoje nga Burgu Greken Lesbike duke mos e cuar ne Burg ,sepse imagjinoni se cfar mundet te bente ne birgun e grave kjo pederaste greke !

        Lini një Përgjigje