Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, po mbante një fjalim gjatë një vizite zyrtare në Indi dhe gjatë saj është regjistruar një incident i rëndë me një gazetar të pranishëm në sallë.
Gjatë konferencës, gazetarin e telefonojnë, zilja dëgjohet në sallë dhe për më shumë ai vendos të përgjigjet, duke folur me zë të ulët.
Por pavarësisht përpjekjes së tij, zëri u dëgjua në ambient. Kaq mjaftoi që Lavrov të ndërpriste konferencën dhe t’i drejtohej ashpër gazetarit për qetësi, e më pas me një paralajmërim “të armatosur”.
“Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka”, tha ai. Menjëherë më pas, Lavrov iu drejtua pjesëtarëve të sigurisë me fjalët: “Djema, nxirreni që këtej!”
Pas disa sekondash, ministri rus shtoi: “Zotëri, më falni. Nëse nuk e dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin armën, duhet ta dini”. Komenti i Lavrovit u interpretua nga të pranishmit si një shaka, pasi në sallë shpërthyen të qeshura.
Megjithatë, në pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale, ministri rus nuk shihet duke buzëqeshur gjatë deklaratës së tij, çka ka nxitur reagime dhe komente të shumta online.
Arrogance berthamore e ish bujkroberve!
Gjalle qenka ky pijaneci?
Merreni me shaka muzhiken sepse k^^rin te ha ska cfar ben
Islamiket dhe komunista, veç për dhunë dhe vrasje janë..
nuk e lun topi, mjafton te shikosh ish Sekretarin e PPSH-se Sali Berisha i konvertuar ne vrases!
Shaka tipike ruse. Por shakaja më e lezetshme ruse është kur njerzit fluturojnë nga dritaret, gjë që bënë të dhëmbin brinjët nga të qeshurit. Lëre pastaj shakatë atomike të Medvedevit, janë aq të brilante, sa bëjnë të dhitesh në brekë nga të qeshurit.
Ky kaposhi, me ndérhyrjen e tij, duket si cub Jo si ministër i jashtëm.
Ky eshte kryekrimineli rus I te gjitha kohrave. Duket edhe nga surati qe e ka si majmun.Ia kalon edhe hitlerit te gjermanise ky vrases I heshtur.
Po e thate ju kjo vuloset dhe ky denohet si lriminel