Një analizë e fundit nga The Times sjell në vëmendje katër skenarë të mundshëm për përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa konflikti i përgjakshëm ka hyrë në vitin e katërt.
Skenari i parë, i cilësuar si preferenca evropiane, parasheh ngrirjen e konfliktit në vijat aktuale të frontit, që shtrihen për afro 1 mijë e 100 kilometra.
Ky opsion do të nënkuptonte ndalimin e luftimeve pa ndryshime të mëtejshme territoriale, duke ruajtur kontrollin e secilës palë mbi territoret që aktualisht zotëron.
Sipas burimeve të The Times, një nga variantet që përfaqëson atë që cilësohet si “kushti i Putinit”, është dorëzimi i të gjithë Donbasit – rajonet Donetsk dhe Luhansk – nga Ukraina, duke humbur kështu pozicione strategjike kyçe për mbrojtjen e saj lindore.
Një tjetër skenar i përfolur në qarqet diplomatike parashikon lëshime më të thella nga ana e Kyiv-it, ku përveç Donetskut dhe Luhanskut, Ukraina do të duhet të heqë dorë edhe nga Zaporizhia dhe Khersoni – madje edhe nga zonat që aktualisht Moska nuk i kontrollon plotësisht.
Një marrëveshje e tillë do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u pranuar nga udhëheqja ukrainase.
Së fundmi, është diskutuar edhe një skenar me shkëmbim territoresh: Rusia do të mbante të gjithë Donbasin, ndërsa Ukraina do të rifitonte një pjesë të Khersonit.
Por ky variant konsiderohet shumë pak i mundshëm, pasi Khersoni ka një rëndësi strategjike për Rusinë – ai shërben si korridor tokësor që lidh Krimenë me pjesën tjetër të territorit rus.
Po Pal Vata Zelensky nuk di gje, keshtu qe takimi nuk quhet. Anullim loje.
jo ja ka deleguar babait tënd dijenitë!është i zënë me nënën dhe motrat e tua!!
Nuk paskan gje ne terezi !