FBI (Federal Bureau of Investigation) është agjencia kryesore federale e hetimit në Shtetet e Bashkuara dhe njëkohësisht institucion që mbron sigurinë kombëtare. Roli i saj shkon përtej asaj që njihet si polici e zakonshme, pasi ajo merret vetëm me çështje që prekin ligjet federale dhe interesat strategjike të vendit.
Sipas ligjit amerikan, FBI heton krime të rënda federale, si korrupsioni publik, krimi i organizuar, mashtrimet financiare dhe trafikimi i drogës në shkallë të gjerë. Ajo ka mandat të plotë për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare, përfshirë terrorizmin, spiunazhin dhe kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike. Një fushë tjetër ku FBI ka rol qendror janë krimet kibernetike, ku përfshihen sulmet ndaj sistemeve kompjuterike dhe vjedhja e të dhënave.
Agjencia trajton gjithashtu krimet dhe shkeljet e të drejtave civile, duke mbrojtur qytetarët nga diskriminimi dhe dhuna mbi baza racore, fetare apo gjinore.
Në rastet me natyrë ndërkombëtare, FBI ka autoritet të veprojë edhe jashtë kufijve amerikanë, por vetëm kur ftohet zyrtarisht nga shteti mikpritës.
Me një rol kaq të gjerë, FBI mbetet institucioni kyç i hetimit dhe sigurisë në SHBA, duke ndërthurur mbrojtjen e ligjit me garantimin e sigurisë kombëtare./nl/TemA
po thuaj gjithe te verteten o Mero...:"qè eshte strukture brenda Departamenti i Drejtèsise.. ipari I sè cilès Secretary of Justice dhe Prokurori I Pergjthshem I USA......."