Ushtria izraelite ka publikuar së fundi disa pamje të tuneleve ku janë mbajtur pengjet e organizatës terroriste të Hamasit përpara se të ekzekutoheshin.
Video tregon një rrjet kompleks tunelesh të ngushta, të mbrojtura nga një derë hekuri, ndërsa brenda tyre mund të shihen fishekë, rroba të përgjakura dhe paketime ushqimesh.
Admirali i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, deklaroi se një ekip shkencor i ushtrisë është duke mbledhur prova brenda tunelit dhe po hetojnë vdekjet e gjashtë pengjeve më herët.
Pengjet izraelite u ekzekutuan nga Hamasi në fund të gushtit dhe trupat e tyre u tërhoqën nga ushtria izraelite në Gazën jugore dy ditë më vonë.
Hagari deklaroi gjithashtu se kanë qenë të paktën dy luftëtarë të Hamasit që i ekzekutuan pengjet brenda tunelit nëntokësor, një nga daljet e të cilit ndodhet poshtë një dhome fëmijësh, brenda një shtëpie tashmë të pabanuar.
humane idiote qe kujtojne se nepermjet luftes ka ndonje fitues ........hhhhhhhhh
o ju gazetare qe Quheni Ali ose Kasem ose Bilal , po kjo eshte tronditse po vendos ne Pershore 2000 Izraelite dhe 45000 Palestineze te vrare dhe komplet te rafshuar jeni kurva e super kurvave po cdo presesh nga nje popull qe ka dale ne mode te vrase Baballaret mbasi ju ka sherbyer dhe torten e ditlindjes, ju lutem na postoni ndonje lajm per atletet e Rames ose Saliun por mos haroni alpinistin Ilir metaj, ok
Izraeli shtet terrorist vret gra e fëmijë, qet do video që ndoshta jan në izrael