Vrasja e 14-vjeçares nga i dashuri në Itali, flet nëna e Martinës: Vajza ime u hodh si mbeturinë

28 Maj 2025, 15:13Bota TEMA
Vrasja e 14-vjeçares nga i dashuri në Itali, flet nëna e

Martina Carbonaro, 14-vjeçarja që ishte zhdukur dy ditë më parë në Afragola, pranë Napolit, është gjetur e pajetë pranë një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit ‘Moccia’, vetëm pak metra larg banesës së saj.

Nëna e viktimës ka folur për mediat italiane duke thënë se ‘një përbindësh vrau vajzën time’.

“Vajza ime u hodh si mbeturina në një qese. Trupi i saj ishte i lidhur. Kush do ma kthejë vajzën tani? E pyeta (te dashurin e vajzës) ‘A i bëre diçka?’. Ai e mohoi, më tha ‘Nuk e preka fare’. Por e kuptova kur ai erdhi në shtëpinë tim dhe tha se kishte bërë dush’”, u shpreh Fiorenza Cossentino.

Më tej ajo foli për vajzën ku tha ‘ajo ishte e dashuruar, por edhe e frikësuar. Kur ai e qëlloi me shuplakë disa kohë më parë, ajo e kuptoi që ai mund të ishte i dhunshëm’.

Ish-i dashuri i Martinës, 18-vjeçari Alessio Tucci, është arrestuar me akuza të rënda për vrasje dhe fshehje të kufomës.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e Napolit të Veriut, ai ka pranuar se shkaktoi vdekjen e vajzës dhe më pas fshehu trupin e saj.

Hetimet tregojnë se vrasja ishte e përgjakshme, ndërsa viktima është goditur disa herë në kokë me një gur. Motivi i krimit dyshohet të jetë sentimental, pasi Martina kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre, dhe 18-vjeçari nuk mund ta pranonte ndarjen.

Rasti po ndiqet nga autoritetet lokale, ndërsa komuniteti i Afragolës është i tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

3 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Korrak sunit or shiit nga Albaniston....

    Përgjigjjuni
    1. @
      @.

      Ilaçet mos haro se te qeka renduar gjendja

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qeni pa bisht

      Mos shan bashkatdhetarët e tu. Po a di të lexosh more i sëmur mendor? Atje thuhet shqip që ai është italian. Ti qënke shqiptari i çmendur dhe më i keq në histori. Helbete bisht qeni…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje