Vrasja e refugjatit 16-vjeçar me mitraloz, ndez Gjermaninë

13 Gusht 2022, 09:10Bota TEMA

Vrasja e refugjatit 16-vjeçar me mitraloz, ndez Gjermaninë

Katër operacione policore dhe katër viktima, brenda një jave. Gjermania po diskuton sërish mbi dhunën policore dhe racizmin. Viktima më e fundit është një refugjat 16-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje me mitraloz.

Ishte vetëmbrojtje apo tejkalim i kompetencave policore? Kjo është pyetja që shumë gjermanë kanë ngritur pas operacionit policor ku mbeti i vrarë një 16-vjeçar nga Senegali. Ngjarja ndodhi të hënën (08.08) në qytetin e Dortmundit në Renaninë Veriore-Vestfali, landi më i populluar gjerman. Kujdestari i një strehëze rinore telefonoi policinë për ndihmë, pasi një i ri i qendrës po shfaqte çrregullime mendore. Punonjësi pati frikë se Mohammed D., i mitur i pashoqëruar nga prindërit, ardhur nga Senegali në Gjermani, po tentonte të vetëvritej me thikë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia përdori spray djegës dhe pistoletë neutralizuese, por pa sukses. Oficerët policorë u shprehën se situata doli jashtë kontrollit, kur adoleshenti i kërcënoi ata me thikën e tij. Njëri prej tyre e qëlloi Mohammedin të paktën pesë herë. Djali humbi jetën sapo arriti në spitalin e Dortmundit. Pas ngjarjes, ndaj policit 29-vjeçar nisën hetimet, një procedurë rutinë, e cila ndërmerret nga grupi hetimor sa herë ka një shkëmbim zjarri me pasoja fatale.

Historik plot tensione

Vdekja e Mohammed kulmon një sërë aksidentesh të tjera fatale ku është e përfshirë policia gjermane. Në qytetet e Frankfurtit dhe Këlnit, dy burra që kërcënuan policinë me thikë u vranë nga oficerët, ndërsa në Oer-Erkenschwick një 39-vjeçar humbi jetën pasi efektivët e policisë përdorën spray djegës ndaj tij.

Ngjarja e fundit ka ngjallur dhjetëra protesta kundër brutalitetit policor në Dortmund, ku demonstruesit brohorasin "vrasës, vrasës” ndaj shërbimeve të sigurisë. Mohammed u vra në pjesën veriore të qytetit, aty ku vazhdimisht janë regjistruar episode të dhunës policore, e cila ka mbizotëruar shpesh titujt e medieve. Marrëdhëniet mes policisë dhe banorëve të zonës, shumica e të cilëve janë njerëz me ngjyrë dhe emigrantë, janë ekstremisht të tensionuara.

Thomas Feltes, avokat i specializuar në rastet ku akuzohet policia, i tha DW se oficerët policorë të Dortmundit Verior nuk shquhen për ndjeshmëri kulturore. Atje, thotë Feltes, patrullat dhe marrja në pyetje janë një procedurë rutinë ditore.

Trajnimi policor, nevojë urgjente

Pyetjes nëse rezultati i ngjarjes do të kishte qenë i njëjti nëse viktima do të ishtë një i bardhë gjerman, Feltes refuzon t'i përgjigjet. Ai nuk do të spekulojë.Megjithatë, ai u shpreh se është me vlerë të theksohet se situata ndërlikohet kur protagonistët nuk flasin gjermanisht, ndërkohë që policët nuk dinë gjuhë tjetër veç gjermanishtes. Policët e veriut të Dortmundit janë vazhdimisht nën akuzë për dhunë e vrasje.

Policia ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit, dhe jo vetëm në qytetin e Dortmundit. Sipas një kërkimi të fundit të bërë nga Shërbimi Mediatik i Migracionit, këto tema rrallë se janë pjesë e trajnimeve policore.Deri tani, të vetmet lande gjermane që kanë kryer studime të pavarura mbi racizmin në radhët e policisë janë Berlini, Saksonia e Ulët dhe Renania-Palatinate.

Ministri i Brendshëm i Renanisë Veriore-Vestfalisë, Herbert Reul, anëtar i CDU-së, deri tani i ka hedhur poshtë akuzat se policia ka tejkaluar kompetencat. Ai deklaroi se përdorimi i armës së zjarrit është i zakonshëm në situata përshkallëzuese dhe kërcënuese, çka mund të ngrihet si pretendim në ngjarjen e fundit, pasi i riu po kërcënonte policët me thikë.

"Situata po bëhej e rrezikshme, prandaj njëri prej oficerëve qëlloi nga distanca për të parandaluar dëmet ndaj kolegëve të tij” – thotë Reul.

Ligjvënësit, skeptikë për reagimin e policisë

Michael Maatz, zëvendës-drejtues i shoqatës së policisë në Renaninë Veriore-Vestfali, i tha DW se njerëzit e nënvlerësojnë rrezikun që vjen nga një sulm me thikë. Nëse agresori dëmton një arterie, mund të kesh hemoragji që të merr jetën, menjëherë. Maatz apelon që opinioni publik të kuptojë se policët "duhet të marrin një vendim brenda pak sekondash se si ta menaxhojnë një sulm të tillë” dhe se armët janë vetëm "zgjidhja e fundit” në një situatë të rrezikshme.

Gjithsesi, disa ligjvënës ngrenë pyetjen nëse kjo procedurë është ndjekur vërtet. Nicole Gohlke, zëdhënëse e Partisë "E Majta” në parlamentin gjerman, shkroi në Twitter se nuk e shpjegonte dot faktin se si "11 oficerë policie të pranishëm në vendngjarje, nuk ishin në gjendje të neutralizonin një 16-vjeçar”.

Policët, e patrajnuar për njerëz me çrregullime mendore

Verena Schäffer, drejtuese e grupit parlamentar të të Gjelbërve në Renaninë Veriore-Vestfali, u tha gazetarëve se ishte tronditur nga vdekja e adoleshentit, i cili kishte ardhur në Gjermani "për një të ardhme më të sigurt”. Kriminologu Rafael Behr, nga Akademia Policore e Hamburgut, e konsideroi ngjarjen "të pazakontë”. Edhe pse gjysmë-mitralozët janë një armë e zakonshme që gjendet rëndom në makinat policore, ajo përdoret vetëm "në situata absolutisht të jashtëzakonshme”.

Feltes e dënon me forcë reagimin e policisë, të cilin e konsideron të pabarabartë. "Adoleshenti kishte një thikë, por është e pamundur ta përdorësh atë për të dëmtuar shumë njerëz në një kohë të shkurtër. Sidomos kur vendngjarja nuk ishte në një zonë të populluar, por aty ishin vetëm 11 punonjësit policorë dhe i riu” – thekson ai. Feltes shton se policët duhet fillimisht të kishin punuar për të zbutur situatën, dhe jo për ta rënduar”.

Ai nuk do ta minimizojë faktin se vdekjet e shumta në javët e fundit janë diçka e zakonshme, duke theksuar se policia në Gjermani vret 20 njerëz në vit.

Një problem madhor, thotë Feltes, është fakti se policia nuk është e trajnuar siç duhet për të menaxhuar njerëz me çrregullime mendore, të cilët në momente të caktuara mund të kthehen në rrezik për veten ose të tjerët. Policët përfundojnë në skenarin që "s'dinë si t'u ofrojnë atyre ndihmë, përveçse t'i qëllojnë”, veçanërisht nëse personi nuk është spërkatur me spray djegës ose nuk është qëlluar me armë neutralizuese. "Për disa njerëz, të sëmurë mendorë, është më shumë se një sinjal që ata janë nën shenjestër dhe mund të mendojnë se duhet të vetëmbrohen” – thotë Feltes.

Në pikëpyetje edhe integriteti hetimor

Shoqata e Avokatëve Gjermanë (DAV) është mes grupeve që kërkojnë që këto ngjarje të hetohen imtësisht. Që në krye të herës ka pasur akuza se hetimet zyrtare janë të kompromentuara, sepse policia e Dortmundit po heton vdekjen e Oer-Erkenschwick, e cila është nën juridikisionin e qytetit të Recklinghausen. Nga ana tjetër, Recklinghausen po heton ngjarjen e Dortmundit. Ky është një konflikt i hapur interesi.

Aladin El-Mafaalani, akademik i cili studion emigracionin në Gjermani, u shpreh në Twitter se ky konflikt ngjall shumë pak besim rreth përfundimit të hetimeve. Feltes thotë se është "ekstremisht e pavend që këto ngjarje të trajtohen në këtë mënyrë”, duke shtuar se mënyra e duhur do të ishte që hetimet të kryheshin nga Zyra e Policisë për Kriminalistikën ose nga Ministria e Brendshme.

Kriminologu Rafael Behr, sugjeron ngritjen e një komisioni të jashtëm dhe të pavarur, i cili nuk është pjesë e hierarkisë policore. Megjithatë, një komision i tillë nuk ekziston në Gjermani.

DW

13 Komente

  1. a
    altin isufi

    Jam skandalizuar nga vizita ime e pare dhe e fundit ndoshta ne Gjermani. Ne qender te Mynihut, ku vetem gjermanisht nuk flitej, vetem qebap dhe markete plote plehra dhe pisllik rreth e rrotull, vetem gra me burka dhe burra esmere ose te zi me mjekra.Kjo ishte panorama ime per Mynihun.

    1. U
      Ujku Plak

      Jo me Mitraloz por me Kunder Tanke o Gazetar Kazani. Prandaj shkoin Punet ne Shqiperi gjithemone e me keqe , se Injoranca Dominion ne Institucione Shteterore dhe Private.

      1. p
        prapambetja dhe kultura e dhunes.

        keta qytetare te vendeve afrikane dhe islamike kane kulture dhune dhe manifestojne agresivitet te larte e te rrezikshem.kane jetuar e jetojne ne shoqeri barare dhe pasojat jane te tilla .

        1. r
          reti11

          I lumtë dora atij polici. Se keta vandalë keqinterpretojnë mirësjelljen dhe tolerancën me dobësi. Qijani motrat kanakëve!

          1. v
            vlora.vlora

            mire jua bejne korrakeve ,u jep buke i pranon ne vendin tend u jep asistence dhe shtepi pastaj ,duhet te pranosh zakonet e tyre,,,ka ardhe koha qe ;; pakistanes bangladesh afgan siriane irakiene ti kthejne ne vendet e tre ,ti aplikojne atje zakonet e tyre ne evrope s kane pune ,,,,sigurisht dhe per ca koraker shqiptare qe na jane kther ne besimtare te devotshem

            1. V
              Vlore-Berlin

              Vlora vlora (qyteti im ndr)kujdes mos na merzit kta korrilat tane qe kane filluar te mbajn perce e po behen me te devotshem se edhe vete turqit qe nder te tjera punoj ktu ne Berlin..!!Sa per kte ngjarje mire ja ka ber,nuk ka per rracizem por rraca e ktyre vijn me loqe ne dore nga Afrika e duan vetem te marrin pa punuar asnje dite!Kjo eshte politika kurv e europes ne pergjithsi qe cuditerisht kta parazit i duan kurse per ne behet propagand e neveritshme.

            2. U
              Ujku Plak

              Vlora Vlora asnje presje nuk i heqe Shkrimit tende. Gjermanise ja duan te mirat Materiale dhe jo vetem , por kur vjen puna te Rregullat dhe Ligjet Gjermane, filloin Njethrundaket tu i quajte Gjermanet Rracista. O te heqin dore nga Kultura dhe Injoranca e tyre dhe te Integrohen ne Europe, ose ti mbajne dhe ruajne forte Fene, Traditat dhe Kulturen e tyre e te rrijne atje se jane me afer Allahut.

              1. T
                Turi

                Coini te jetojne ke lagjia e kurves Merkel se i donte shume keta halabake qe mbasi mbushin barkun me buke duan te te vrasin pastaj.

                1. S
                  Shkelzen

                  Policet gjermane qe kane vrare kete 16 vjecar kane ndjekur rrugen me te lehte per te bere punen e tyre, per te mos then qe jane raciste Ata nuk kane menduar asnje cast per jeten apo problemet mendore qe mund te kete ky adoleshentt. Si ka mundesi qe 11 police nuk arresttojne dot nje adoleshent? Ata thjesht nuk kane dashur. Disa komente ketu jane teper raciste dhe te vjen keq se ne shqiptaret kemi qene dhe jemi vet subjekte te racismit, ne Greqi, Itali, France, Gjermani etj. Gjermania dhe te gjitha shtetet e evropes perendimore do te kene gjithenje e me shume emigrante dhe me shume diversitet sepse gjermanet kane nevoje per njerez per fuqi punetore. Egoizmi i rraces se bardhe qe nuk duan te martohen e te bejne femije, ku shume meshkuj jane homoseeksual do te coje ne zhdukje te kesaj rrace. Dhe nuk ka pse ti vije keq njeriu se Mynihun e paskan pushtuar emigrantet e Azise. Evropianet perendimore , USA dhe Kanadaja po shkojne me shpejtesi drejt eleminimit te rraces se bardhe. Dhe per kete nuk e kane fajin emigrantet me koke e fytyre te mbuluar. Ketaq njerez kane shkuar ne keto vende me miratimin e qeverive ete ketyre vendedve dhe jo se i duan dhe respektojne por i marrin nga e keqja se ekonomia do fuqi punetore.

                  1. A
                    Asd

                    Keni shume te drejte, persa kohe "viktima" nuk ka nje arme ne dore. Por, nga ai moment, situata ndryshon dhe ekuilibri midis te drejtave, detyrave dhe detyrimit ndryshon katerciperisht.

                  2. V
                    Vlore-Berlin

                    O Shkelzen ktu nuk ka per rracizem,provoje shko njeher per te punuar ne vendet arabe,dhe co kulturen tende se te regullojn mire!Ktu flitet qe atje ku vete,respekto regullat,kulturen etj,je ne europe dhe duhet te sillesh si i tille…,

                    1. H
                      Himarioti

                      Kriminelët e botës islame, të ardhur në Gjermnai, humanizmin dhe përkujdesjen e qeverisë dhe popullit gjerman, po e "shpërblejnë" me akte terrori, mbi gratë, vajzat fëmijët dhe civilët e pambrojtur gjermanë. Ata kanë sjellur me vete kulturën më barbare, të të gjitha kohëreve, urrejtjen e pafundme ndaj qytetrimit perëndimor dhe, veçanërisht ndja gruas europiane. Ky është rezultati i islamizimit të Europës.

                      1. l
                        llazi

                        Cili nga ju debilat komentues nuk e kupton kur thuhet : " Kujdestari i nje streheze rinore telefonoj policine per ndihme pasi nje i ri i qendres po shfaqte crregullime mendore ". Pastaj : policia perdori sprai djeges dhe pistolet neutralizuese por pa sukses !! Pse cfar ishte ai elefant apo ishte sprai dordorant ? Ju debilat komentues lutuni mos te ju ndodh tek ndonje pjestar i familjes tuaj. beni si te forte neper telefona.

                        Lini një Përgjigje