Zelensky: Rusia nuk po tregon interes për t’i dhënë fund luftës, sulmet vazhdojnë

17 Mars 2025, 10:17Bota TEMA
Zelensky: Rusia nuk po tregon interes për t’i dhënë fund

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se nuk po tregon interes për t’i dhënë fund luftës, duke vazhduar sulmet ajrore në qytete të ndryshme të Ukrainës.

“Ata që duan që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, nuk veprojnë në këtë mënyrë”, shkroi Zelensky në X, duke iu referuar gatishmërisë së pretenduar të Moskës për të ndalur luftimet.

Sipas tij, vetëm gjatë javës së kaluar forcat ruse kanë lëshuar mbi 1,020 dronë sulmues, rreth 1,360 bomba ajrore të drejtuara, si dhe më shumë se 10 raketa të tipeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, ndërkohë që Zelensky ka rënë dakord në parim për një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur kushte për marrëveshjen dhe nuk ka zbutur kërkesat e tij.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar se Ukraina ka kryer sulme të përsëritura me dronë në territorin rus.

Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë të Ukrainës që të vazhdojnë të ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur më mirë vendin.

Ai gjithashtu i ka kërkuar Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të ushtrojnë presion të përbashkët ndaj Rusisë, për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një paqe të drejtë e të qëndrueshme

“Nevojiten masa vendimtare, duke përfshirë sanksionet që jo vetëm duhet të mbahen, por edhe të forcohen vazhdimisht”, shtoi ai.

2 Komente

  1. s
    shori

    Akoma me kete drogaxhi... , nuk e shikoni se eshte dhjerre ne breke...???!!!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      A e mban mend vitin 2015 kur u mbajte konferenca per paqe ne Minskut 2 ku ju rate dakord por perendimi e refuzoj dhe ju ndegjuat premtimet e tyre se dote ju armatosin qe te vazhdoni luften dhe keshtu ndodhi ,ku e detyroj Putinin qe ti dale popullit te vet ne mbrojtje ,ku jane tani ata te perendimit qe shohin nga large se si vdesin Ukrainasit ,si zhduket rinia ,por ti nuk deshiron paqe ti don vetem nji armepushim qe te pregaditesh per ti mare teritoret e okupuara por kjo nuk dote ndodhe ,ti mos ndegjo perendimin pse keta flasin vetem per interesin e vet kjo eshte e verteta ben cka te duash por mendo pak per popullin ortodoks ku jeni te njejtit si Ruset turp te luftoni Ruset e krijuan Ukrainen e madhe ,a e mban mend luften me Polonine ku humbasen 215000 ushtare dhe populli u detyrua te shperngulet nga LVIVI .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje