E shkuara komuniste dhe vendet sekrete të Shqipërisë

1 Nëntor 2022, 09:37Dossier TEMA

E shkuara komuniste dhe vendet sekrete të Shqipërisë

Avionë luftarakë gjuajtës, të fshehur në tunele brenda maleve, nëndetëse dhe anije të ndryshkuara luftarake në bazat ushtarake detare të Pasha Limanit apo Porto Palermos, tanke kineze të ndryshkura, të braktisuara në vende sekrete, të mbyllura deri më tani për publikun, dhe disa qindra mijëra bunkerë të shpërndarë në të gjithë vendin.

Alfred Diebold, i nxjerr në dritë të gjitha këto përmes dhjetra fotografish, që të lënë pa fjalë me dëshmitë që sjellin tani, 32 vjet pas rënies së regjimit komunist, në ekspozitën e tij "Remains of paranoia” të hapur në Qëndrën për Hapje dhe Dialog, në hollin e kryeministrisë, në bashkëpunim me Ambasadën gjermane në Tiranë.

"Objektivi im është të dokumentoj, të tregoj sesi është situata sot, si duket, çfarë ka mbetur nga ato kohë, çfarë mund të mësohet,” thotë Alfred Diebold për DW.

Ideja për të fotografuar dhe dëshmuar për vendet ushtarake sekrete në Shqipëri i shkrepi pas vizitës së tij në bazën ushtarake ajrore të Gjadrit.

"E vizitova atë në vitin 2017, më pas bazën ushtarake ajrore në Kuçovë, baza ushtarake detare dhe vende të tjera ushtarake sekrete. Jam impresionuar kur kam parë tunele plot me avionë luftarake MIG dhe kaq shumë armë: qindra avionë luftarakë, tanke dhe pajisje të tjera të mjaftueshme për të luftuar një armik të madh, një vend të vogël si Shqipëria, që donte të mbrohej. Ndoshta nga frika prej fqinjve ose NATO-s. Jo më kot baza ajrore e Kuçovës ka një pistë, që në mënyrë të pabesueshme është e gjatë, 3-4 km, ku mund të ulet çdo lloj mjeti gjigand ajror në botë. Doja të dokumentoja gjithë sa kam parë për publikun, sepse publiku nuk mund të shkojë atje," thotë ai.

Ne përgatiteshim për luftë

Por ish-pilotët në bazat ushtarake ajrore shkonin ꞔdo ditë atje, në vendet sekrete dhe sot dimë gjithçka, madje edhe më shumë nga sa thonë fotografitë mbresëlënëse të Alfred Diebold.

"Ne përgatiteshim për luftë. Bënim fluturime natën edhe në kushte të vështira metereologjike. Nuk kishim misione zbulimi, bënim thjesht stërvitje për mbrojtje dhe asnjëherë për sulm. Detyra jonë ishte prishja e formacionit të çdo armiku të mundshën, çorientimi i tij në ajër. E dinim që nuk kishim fuqi të bënim luftë ajrore," thotë për DW, Mitat Gjinaj, ish pilot ushtarak.

Ai e përshkruan bazën ushtarake ajrore të Gjadrit si "më të mirën, më të mbrojturën, ku gjithçka bëhej brenda tunelit”.

"Ishte shpuar mali dhe tuneli ishte hapur në formë harku. Modeli ishte marrë nga Suedia. Brenda tij strehoheshin avionë MIG 21 të armatosur me raketa, mitralozë, të ardhur nga Kina, që për kohën ishin shumë të përparuar, me shpejtësi mbi shpejtësinë e zërit, rreth 2000 km në orë. Ata dilnin direkt nga gryka e tunelit në pistën kryesore të aeroportit ushtarak të Gjadrit. Kishte edhe aeroporte rezervë për situata luftarake në Shkodër, Vlorë, Cërrik, Korçë dhe Gjirokastër. Kishte edhe bazë raketash në zonën e Shkodrës dhe në malin e Çajupit,” tregon për DW, ish-piloti ushtarak Mitat Gjinaj.

Lufta në Ukrainë

Breza të tërë shqiptarësh vuajtën pasojat e paranojës nga armiq imagjinarë dhe super militarizimin e vendit: represion, ksenofobi, varfëri dhe traumë kolektive. Armiqtë kryesorë ishin ish-Bashkimi Sovjetik dhe SHBA, që nuk i shpallën kurrë luftë Shqipërisë komuniste të armatosur deri në dhëmbë për t'u mbrojtur prej tyre. Lufta në Ukrainë, agresioni rus po e kthen vëmendjen ndaj përgatitjes për t'u mbrojtur nga armiku.

"Ndoshta tani, për shkak të luftës në Ukrainë, ekspozita fotografike,"Remains of Paranoia" është më kuptimplotë. Jam i ndërgjegjshën për efektin dhe rëndësinë e sotme. Dhe kjo na çon të kemi më shumë dialog, më shumë diskutime të tilla si: Cilët jemi ne? Si dëshirojmë t‘i zhvillojmë jetët tona? Çfarë do të thotë të mbrosh vendin tënd dhe të jesh gjithashtu i hapur ndaj paranojës prej armikut? Sa e rrezikshme është kjo?", thotë për DW, Alfred Diebold.

Dialogu për të shkuarën e afërt komuniste dhe të sotmen demokratike, në kontekstin e luftës në Ukrainë, bëhet kur Shqipëria prej 13 vitesh është vend anëtar i NATO-s dhe sivjet hapi negociatat për hyrje në BE. Sot forcat ajrore të Shqipërisë kanë vetëm një flotë të vogël helikopterësh dhe hapësira e saj ajrore mbrohet nga NATO. Baza ajrore ushtarake, që po ngrihet në Kuçovë, do të jetë baza e parë e NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që po modernizohet me një fond prej 45.8 milion euro.

Vlera të ekspozitës

Roland Tasho, fotografi i njohur në Shqipëri, fitues i disa çmimeve kombëtare, rajonale dhe europiane vlerëson ekspozitën për këndvështrimin e autorit.

"Alfred Diebold ka një këndvështrim interesant dokumentimi. Ai ka dokumentuar kohën para rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Është futur në zona sekrete, të ndaluara. Kjo e bën ekspozitën shumë interesante, krejt të veçantë dhe një dokument historik me shumë vlerë, një embleme të asaj periudhe", thotë për DW, Roland Tasho.

"Kjo ekspozite është një aventurë e madhe. Shpresoj të jetë fillimi i një aventure edhe më të madhe: mendoj të njoh dhe të takoj njerëz që mund të flasin për këto vende sekrete, që jetuan në këto baza ushtarake. Do të ishte shumë mirë të shihej nëse ka të njëjta përvoja në vende të tjera për të mësuar çfarë po ndodh tani, si ka qënë në të kaluarën dhe hapur dialogun".

Alfred Diebold është ekonomist gjerman, autor, fotograf dhe kineast.

7 Komente

  1. S
    Shaqo

    Po mire o Mero, per keto vende sekrete qe ka ndertuar "paranoja" komuniste, ishte gabim, po sot qe keto baza i ka marre dhe po i merr e perdor USA - NATO, per cfare dreqin u duhen? Akoma ju me flamuret e don Kishotit doni te luftoni komunizmin, kur ai ka mbaruar, ketu e 35 vjet te shkuara. U thuaj gazetareve te lexojne ne shume per historite e luftrave. Ti e Carlo, keni marre persiper, me shume se te perndjekurit politike, luften ndaj komunizmit. Nga urrejtja qe keni, delni edhe jashte llogjikes me elementare. C'ishte per ju vija Mazhino???!!!

    1. S
      Sanco Panco

      Po si o nuk duhen...nuk e shef qe lufta eshte "te pragu" ?!

    2. N
      Ne burg maskarain

      Pa shikoni i cik mos del me ndonje damar nga Rusia ky Alfred Diebold, fotografi de. Ndonje kusheri a , ndonje komshi a....Se po i doli gje, duhet me leshu urdher arresti nderkombetar per spiunazh. Rrufjani, gjoja ben album, na nxjerr sekretet ushtarake.

      1. b
        ben

        Askush nuk thote se investimet per mbrojtjen nuk jane te nevojshme. Po te ishte keshtu, shtete me te medha se sa ne nuk do investonin cdo vit miljarda per te perditesuar teknologjine e armatimeve qe kane. Gabimi i komunizmit ishte se per hir te karrikes se Enverit, Shqiperia u be armike me te tere boten dhe si rezultat, ne vend te ndertonim shtepi per ciftet e reja qe martoheshin, zgjodhem ta mbushnim vendin me bunkere. Ne vend qe te shfrytezonim natyren e bukur qe na ka falur Zoti per te zhvilluar turizmin, zgjjodhem qe te shkaterronim mjedisin me pluhurat e metalurgjikut apo superfosfatit e te tjera impiante qe me teper shkaktonin shkaterrimin shendetit te njerezve, sesa sillnin perfitime materiale per popullsine. Se fundi, si rezultat i mbrojtjes qe i beme karrikes se Enverit per 50 vjet, kur na u dha mundesia qe te permbysim komunizmin, perfunduam ne duart e nje regjimi mender demokratik qe vodhi cfare kishte mbetur pa u shperdoruar deri me ate dite duke detyruar njerezit e thjeshte te shperndahen neper bote si zogjte e korbit.

        1. S
          Shaqo

          Ben s'ben 5 pare, je nul ne cdo fjale qe komenton

          1. K
            Km

            Shqiperia me e mire do te ishte si ne kohen e zogjit te pare. Analfabeta, PA industria dhe me ajer te paster, PA transport dhe ndotje te ajrit, PA flote tregetare, hekurudhedhe ushtri. Keshtu serbi greku nato, traktati i varshaves e kish me kollaj turizmin ne shqiperi. Bunkeret, ishin pelle e fantazise se Plan sulmi ndaj shqiperise nuk kish. VETEM 3 bomba atomike parashikonte ne plane SHaBA I. E cjane tre bomba atomike? Perkedhelje, gudulisje. JUGOSLAVIA E GREQIA ISHIN MIQ(Mbrapsh QIM), Po ai Enveri nuk i kupton te keto gjera. Lere kur Tha "po u hapem do hyje derri e dosa". Ja, u hapem e cndodhi? Piramidat kufitare me grekun u ngriten ne vjose(varrezat greke), humanizmi shqiptar ndaj greqise, deti ne diskutim, krimi droga prostitucioni, si shprehje e figures se nderuar te shqiptar it. Me e voglia qe mund te ndodhe, lufta ne PRAG dhe shqiperia PA breke. Do ta ndihmoje NATO, sigurisht si me lufte ndaj kovidit. Bazat è ushtri se? I merr SHaBA I per ti bere bunkart, per te Na tregua paranojakun. Dhe propoganda flet per rubla ruse,per 300 ushtarak e ruse. JANE shprehje è paranojes, si dhe lufta ne Ukraine. Vecse Tani paranoja ka infektuar BEnen dhe SHaBA in. Si dhe Te gjatin. VETEM Saliu I zgjidh keto pune, nje 97 dhe 98 e dyte dhe shpetoi shqiperia.

            Lini një Përgjigje