Nga Dashnor Kaloçi
Dokumenti me autokritikën e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, më 27 shtator 1982
Në të dyja këto mbledhje, grupin e ministrisë e kam kryesuar unë, dhe kam shkuar në këto dy mbledhje me autorizimin e Komitetit Qendror, kurse ne nuk kemi mbajtur fjalime. Dokumenta ose shënime, mund të ketë dhe shokët që kanë qenë prezent mund ta vërtetojnë këtë gjë.
Mbaj mënd se në vitin 1950 ose 1951, ekzakt nuk më kujtohet (ka qenë rasti kur në kthim vapori që udhëtonim, u përplas me një minë) kam shkuar me Mehmet Shehun në Moskë. Arsyen e vërtetë unë nuk e di, por si temë legale ishte plotësimi i disa nevojave materiale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht për Sigurimin dhe Kufirin.
Nga pala sovjetike në këtë takim, morën pjesë dy zëvendësministra dhe disa drejtorë. Puna e përbashkët, u bë pak kurse Mehmet Shehu e kalonte pjesën më të madhe të kohës veçmas (nën pretekstin e analizave të gjithanshme shëndetësore).
Ndërsa unë, merresha me konkretizimin e materialeve që kërkonim. Se ç’fshihej në fakt pas kësaj “vizite” unë nuk e di, por siç e gjykoj tani ajo, duhet të ketë pasur karakter të veçantë lidhjeje apo instruksioni për Mehmet Shehun si agjent i tyre.
Shënoj se me kinezët, pas prerjes së marrëdhënieve me revizionistët e tjerë, nuk kemi pasur marrëdhënie të tilla midis organeve të punëve të brendshme apo me këshilltarë. Shifrën, në fillim na e dhanë të gatshme kinezët, kurse më pas arritën që ta prodhonim vetë.
Shokët që kanë punuar në këtë sektor, mund ta shpjegojnë këtë gjë më mirë. Edhe kur kam shkuar unë në Kinë si i ftuar në vitin 1965, vizita zyrtare ka pasur si qëllim shkëmbimin e eksperiencës ose për sigurimin e ndihmave materiale. Për këtë detyrë, ka shkuar më përpara dhe më pas shoku Rexhep Kolli, por as eksperiencë nuk u fitua dhe as materialet nuk u sollën.
Përfundimisht mendoj se këto marrëdhënie, nuk u ndërtuan dhe nuk u trajtuan mbi bazat e të drejtave të barabarta. Në këtë mënyrë janë dëmtuar interesat tona dhe janë rrezikuar sekretet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Për këto marrëdhënie, nuk ka pasur asnjë dokument zyrtar dhe as udhëzime të detajuara mbi shtrirjen e tyre. Unë, mbaj përgjegjësi për sa kam ditur kur u krijuan ato, dhe më vonë që i vazhdova siç i gjeta deri në vitin 1960.
Gjithmonë kam pasur bindjen se gjithçka rreth tyre e ka ditur Komiteti Qendror i Partisë. Mbas vitit 1961 jam përpjekur dhe kam punuar me vendosmëri për të çuar në vend porositë e Komitetit Qendror dhe të shokut Enver që Sigurimi i Shtetit, të orientohej në luftën kundër zbulimeve të Bashkimit Sovjetik e të vendeve revizioniste.
Mbi këto baza, përveç masave të tjera, u bë evidentimi si dhe u organizua ndjekja e njerëzve të dyshimtë, si agjentë të mundshëm të këtyre vendeve. Se ç’është bërë dhe sa e si është njoftuar Komiteti Qendror i Partisë për këtë punë, dokumentet për këtë janë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Tani është e qartë se si në çdo fushë tjetër edhe në këtë drejtim, çdo gjë është sabotuar e manipuluar në shpinën time nga Mihallaq Ziçishti, atëherë zëvendësministër i parë për Kundërzbulimi, dhe nga Feçor Shehu, që erdhi më vonë në të njëjtin funksion, si dhe nga spiunë ose bashkëpunëtor të tyre që kanë pasur ose kanë rekrutuar.
Nga ky këndvështrim e shikoj unë tani, jo vetëm punën e dobët për zbulimin e agjenturave të huaja në tërësi, por edhe për luftën e cekët në hetuesi, për thellimin e mëtejshëm të proceseve për spiunazh e në veçanti për ato të puçistëve e sabotatorëve.
Pavarësisht se kam punuar natë e ditë, në hetimin e puçistëve duke shkuar edhe vetë në hetuesi, ata qetësisht përgjigjeshin se “kaq kemi”, “ç’kërkoni më tepër”, dhe “me kaq na ikën koka” etj.
Tani është e qartë për mua edhe pse Teme Sejko, procesin e tij e filloi mirë, duke dhënë një rrjet të tërë agjentësh amerikanë, grekë, dhe jugosllavë, filloi që të më fliste edhe mua për Panajot Plakun si agjent të sovjetikëve që kishte ardhur disa herë si ndërlidhës.
Nuk e di se ç’ndodhi më vonë por ai, nuk foli më dhe nuk shpjegoi më tej. Se ç’ndodhi, kjo supozohet por edhe ndoshta do ta shpjegojnë tani këta tradhtarë. Të tilla raste ka, por nuk ja vlen që të ndalemi më gjatë.
Pas vitit 1961 do të përpiqem që të shpjegoj dhe disa nga masat që janë marrë për studentët, që ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe që diheshin nga revizionistët, sipas materialit që shokët e Byrosë Politike kanë parë, si dhe për agjenturën e Zbulimit tonë jashtë të cilën, e dinin këshilltarët sovjetikë.
Mesa më kujtohet mua krahas masave të tjera, që nga vitet 1961-1962 e më vonë, është nxjerrë lista e të gjithë studentëve që ishin të tillë. Jam i bindur që këtë çështje, e kam ngritur tek Sekretari përkatës i Komitetit Qendror, përveçse tek tradhtarët Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku.
Unë bashkë me listën, kam shfaqur edhe mendimin që këtyre njerëzve t’ju thuhej që të rrinin të qetë se s’kanë asnjë përgjegjësi për lidhjet që kanë mbajtur. Ky mendim u pranua, dhe kështu u sqaruan ata. Se pse nuk janë këto lista, kartela, apo shënime, si dhe nëse u kthye materiali apo jo, nga aparati i Komitetit Qendror unë nuk mund ta shpjegoj saktësisht.
Theksoj se për këto lloj dokumentesh të rëndësisë së veçantë që dërgoheshin pa protokoll, dhe dorazi, si rregull ktheheshin nga Komiteti Qendror, për t’u ruajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Është e mundur që të gjendën materialet, listat, kartelat, regjistrat, raportet, dhe informacionet, që flasin për këtë punë të bërë.
Në vitin 1975, problemi i këtyre studentëve ka dalë prapë, nga ankesat e bëra nga Malo Harshova, Maqo Zoto, e nga ndonjë tjetër. Mesa më kujtohet unë atëherë, dhashë urdhër që të bëhej edhe njëherë verifikimi i evidencës dhe porosita që të thirreshin shokët që, i dinin çështjet dhe t’i riprodhonin më saktë të dhënat.
Mbi këtë material janë bërë edhe shënimet që kemi sot të shokut Hysni Kapo dhe të tradhtarit Mehmet Shehu. Kjo, është rrjedha e kujtesës sime mbi këtë çështje dhe dokumentet, mund të gjenden nëse nuk janë zhdukur qëllimisht. Por për saktësi mund të pyeten edhe shokët që janë marrë në atë kohë me këtë problem.
Për agjenturën që kishim në vendet kapitaliste, pas prishjes me revizionistët ne, morëm një sërë masash: Ju ndryshuam pseudonimet, mënyrën e lidhjes, dhe për disa edhe vendqëndrimet e tyre. Po ashtu atyre, ju bënë sqarimet mbi këtë situatë të re që u krijua, dhe u porositën që po t’ju shkonte njeri me sinjalet e vjetra të ndërlidhjes, të refuzonin kontaktin dhe të na njoftonin.
Më kujtohet se një burim, na njoftoi se i vajti dikush, kurse një tjetër refuzoi punën e mëtejshme. Nga këto dy raste, arritëm në konkluzionin që rusët jo vetëm që kishin marrë të dhëna të plota mbi agjenturën tonë me jashtë, por edhe vepronin për ta vënë atë në shërbim të tyre. Kjo çështje, u analizua dhe u vendos që gradualisht të priteshin lidhjet dhe kjo agjenturë të zëvendësohej.
Dhe kështu u veprua. Mirëpo kur u zbuluan më vonë armiqtë Zoi Themeli, dhe Skënder Konica, ne u detyruam që t’i rishikonim për së dyti e për së treti këto masa. Tani me tradhtinë e Mehmet Shehut e të Feçor Shehut, e gjithë agjentura jonë që kemi jashtë shtetit, është e kërcënuar. Se ç’mund të bëhet me të unë, i kam dhënë mendimet e mia shokut Hekuran Isai, dhe shokëve të Zbulimit Politik.
Si konkluzion përfundimtar, unë mund të them, se çdo veprimtari me rrezikshmëri të madhe, nuk është zbuluar nga Organet e Sigurimit të Shtetit por, nga Partia e Punës së Shqipërisë. Organet e Sigurimit të Shtetit, nuk e kryen detyrën në këtë drejtim pasi unë, i drejtova dobët ato dhe jo siç duhej, por edhe tek to veproi me forcë tradhtia në drejtim.
Armiqtë kanë falsifikuar, zhdukur, e manipuluar, çdo gjë sipas interesit të tyre, por ajo që na dëmton më rëndë është se ata sabotuan të gjithë punën për aftësinë zbuluese e goditëse të këtyre organeve. Përgjegjësia që bie mbi mua, është e madhe dhe këtë, tani e kuptoj më të plotë e më të gjithanshme.
Kam bindjen se Byroja Politike dhe Partia e Punës së Shqipërisë, do e çmojnë dhe do e peshojnë mirë si zakonisht çdo gjë, prandaj dhe unë jam i ndërgjegjshëm për çdo masë që mund të merret ndaj meje.
E vetmja kërkesë legjitime që kam është që gabimet e mia, të merren ashtu sic janë, të pavetëdijshme, të lidhura me shkallën e formimit tim, dhe unë vetë si një nga viktimat e këtij komploti e rrjeti që, më kishte rrethuar keqazi për kaq vjet me radhë.
I kam qëndruar kurdoherë besnik Popullit, Partisë, dhe shokut Enver, në çdo drejtim politik dhe moral, dhe i pastër në figurën time si komunist. Gjatë ndërtimit të kësaj autokritike në mënyrë të pashmangshme, kam kthyer disa herë kujtesën mbi gjithë jetën time.
Nuk gjej asgjë që të më lidhë, në çfarëdo lloj mënyre jo vetëm me këta armiq e tradhtarë, por edhe me çfarëdo lloj veprimtarie tjetër antiparti, amorale, e të jashtëligjshme.
Për këtë jam i qetë, dhe ndjej të vetmin sadisfaksion në këto momente kur unë, vetë vë në balancë aktivitetin tim me plotë gabime, mungesa, e të meta, në këtë proces lufte klasore që ka bërë e po bën Partia, dhe unë si anëtar i saj. Memorie.al
Dramë tragji komike, per grupin e “foshnjarakëve qumështorë”,në selinë e aparatitit të komitetit qëndror të PPSh-së. Depersonalizimi i pa imagjinushëm i individit,për hir të besnikërisë të shtirur karshi atij vagabondit të “Sokakut të të marëve,”të Gjirokastres.
Agjenti serb dhe sovjetik Kadri Hazbiu akuzon Mehmet Shehun, te cilin Hrushovi e akuzoi si agjent amerikan, qe eshte me bindese. Gjithsesi, te gjithe rivalet i eliminoi Ramiz Alia me ndihmen e pakursyer te Nexhmije Hoxhes. Por asnjeri prej tyre nuk e nuhati se sali Berisha do t'ua merrte pushtetin dhe do te shkaterronte nga themelet Shqiperine, qe ne te merrnim arratine.
Komunistet Jane fara me e keqe qe ka planeti.
E kuptueshme, qe aty i ka marre mesimet e para Andi Bucja ( Bushati). Exakt nga momenti qe lexoi ke pacavure vendosi te behej ( kritik, shkimtar, kontraverse, perverse) pak nga te gjitha.
Dhe…plumbin kresë!
Na çate b...then! Kete pune keni bere 50, duke goditur njeri-tjetrin. Dhe, kete kulture politike kane dhe bijte tuaj ne PS dhe, sidomos ne PD.
Kjo ishte nder ato pak te mira qe pati ba kjofte largu Enver vrasja ketyre hienave , ose ma sakte ish shoket e tij kriminela , vrau pak , duhej te vriste shume ma teper duke filluat nga shume hetues kriminela , plus shume ushtarake qe e mbrojten gjakatarin shqipetare duke e mbajtur ne pushtet per aq shume kohe , e megjithe ate nuk mund ti mohohet hales Enver pati vra shume komunista sigurisht mbasi perpara i shtryllte si limonat ....
Nga ky shkim kuptoje se shqiptaret nuk kane ndryshuar dhe sdo te ndryshojne sjelljen politke .Sic kane ngrene kokat me pare ashtu bejne e do bejne dhe ne te ardhmen .Fishta paska patur te drejte. .......... te kam ........ qe ste kuptova nje here .
Ne te gjithe boten keshtu veprohet varet nga shkalla e civilizimit por format jane te njejta.Sa me primitiv si ne aq me e eger por nuk ndryshon ne thelb eshte njesoj si plumbi ashtu dhe heqja qafe per aresye shteterore.Jane praktika te perboteshme nuk i shpikem ne.Kur hipen ne majen e pushtetit aq i embel eshte sa nuk te shohin me syte.Te gjithe keshtu kane folur si ne parimore te pashoq vetem kur jane ulur ne ate kolltuk sju kane bere me drite syte.habitem me ca idiote komentatore qe si gramafone kane 10 vjete te njejtat fjale tamam kokebosh.
gjithmone ne plakje kujtojme politiken qe kemi shashqitur ne fushuat e dijes se kalum per te kap njohjen e plakjes se kaluares prandaj jemi ne kuader shkrimi qe alfabetet ta njohin she shkrim kujtim dhe sahat taptopi me qene ato po kush eshte ne te vertet njohja e botes ne rrote te shportes .