Historiani: Të pathënat e luftës së çlirimit të Tiranës!

17 Nëntor 2022, 17:33Dossier TEMA

Historiani: Të pathënat e luftës së çlirimit të

Për të folur më tepër për historinë e çlirimit të Tiranës, në edicionin e lajmeve në Dritare Tv ishte i ftuar historiani dhe studiuesi Marenglen Kasmi, i cili shpjegoi se lufta pë çlirimin e Tiranës ishte një luftë e organizuar ushtarake.

“Kur flasim për luftën e Tiranës, flasim për një formacion të mirëfillt ushtarak, të cilët u organizuan me forcat guerrile dhe me qytetarët e Tiranës. Gjermanët e bllokuar në Tiranë do sulmoheshin nga të gjitha drejtimet. Në pikëpamje ushtarake u morën të gjitha masat, ku divizionet ishin të strukturuara në një formacion. Në histori shifrat janë ende relative, por ishte një numër i konsiderueshëm partizanësh që morën pjesë në këtë luftë kundër gjermanëve.

Forcat gjermane numërohet se ishin rreth 2 mijë të tilla. Kolona e ushtarëve e cila do vinte nga Elbasani do ndihmonte kundër gjermanit në këto luftime. Partizanët e vrarë janë rreth 220 dhe kanë marrë nderimet e tyre, pasi dihet vendi i luftimit dhe koha e rënies së tyre.
Këto ishin momentet e fundit të ushtrisë gjermane dhe ka edhe të dhëna për të rënët gjermanë në luftë, pasi ata ruanin kartelat e ushtarëve të tyre. Ku sipas të cilave rreth 1 mijë e 600 ushtarë numërohen të rënë në luftimet e Tiranës. Këto shifra janë mepërafërsi, por janë tregues i ashpërsisë së luftimeve.

Duhet përmendur që forcat nacionaliste ishin forca ndihmëse. Këto forca i shërbenin në radhë të parë ruajtjes e më pas veprimtarive të tjera. Ky është një operacion që duhet gjykuar më tej se lufta. Aleati Britanik ishte ai që dha një ndihmë të madhe.

Ndërsa sa i përket forcave partizane, pati një bashkëpunim me forca ushtarake britanike, të cilat dërguan edhe formacionet e tyre këtu për të mbështetur. Çlirimi i kryeqytetit dhe ardhja një ditë më pas e qeverisë së Enver Hoxhës, simbolizoi njëherazi edhe më shumë se kaq, kjo tregoi se shumë shpejt Shqipëria do ishte një shtet dhe do të çlirohej edhe qyteti i fundit. Luftimet dhe pengesat e krijuara nga qytetarët e Tiranës ndihmuan në këtë betejë”, u shpreh Kasmi.

9 Komente

  1. Q
    Qazim Mëlletja

    Flitet se po xhirohet një film nga vëllezërit Budina, ku tregohet lufta heroike e ballistëve për çlirimin e Shqipërisë................ Dy ballistë dhe një balliste u kapën rob nga pushtuesit. U torturuan për të treguar shokët, por ata përgjigjen: - Ne vdesim dhe shokët nuk i tregojmë.................................. Filmi mbyllet me vdekjen heroike të ballistëve, të cilët para se ti varnin, thërritën ; - Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve......

    1. S
      Sarabudin Bumbaraveshi me çorape pe leshi.

      Përshëndetje Qazimi i Mëlletjes, gëzuar festën.

      1. a
        astrit

        Kryeministri Ibrahim Biçaku ne vitet 1943-1944 ne kujtimet e tij shkruan se ne Tirane ishte nje kapiten gjerman Falke oficer i sherbimit policor qe komandonte 310 forca ushtarake te trupave gjermane ne terheqje nga Shqiperia

        1. F
          Fiti

          Sipas fjalorit te gjuhes shqipe, fjala "çlirim" eshte e kunderta e fjales "lirim". Domethene çlirim=pushtim.

          1. K
            Kat

            Ku e keni gjetur kete informacion ju lutem?

          2. S
            Shqipetari Gjermani

            Me 2007-ten ne Dormagen te Gjermanise,nje Pensjoniste GJerman me thote:Babai ime u Vra ne Shqiperi(Pa ditur se une isha Shqipetare)..dhe vazhdoi..Shqipetaret na Luftuan gjate Luftes se Dyte,me Mundesite qe kishin per nje KOmbe te Vogel..lol

            1. B
              Baliu

              Po atij oretarit "besnik" qe i kthen oren e harruar nazistit mbas tridhjet vitesh tash i behet edhe film. Qfar "heroizmi" eshte ky.

              1. s
                sabrima_ehhhh

                Ai qe e ka emrin Mar(ks)Eng(els)Les(in) = Marenglen eshte me te vertete historian i pa-anshem. Paskan vrare 1600 gjermane dhe nga partizanet 220. Hajde palle kari hajde. Njesoj si ne kohen e xhaxhit.

                1. p
                  prokurori

                  “sabrima”,mos folë më shumë!

                  Lini një Përgjigje