Me iniciativa të njëpasnjëshme, për publikun janë bërë të njohura dhe janë bërë në vizitueshme disa prej fortifikimeve të periudhës së Luftës së Ftohtë, të mbajtura sekret prej vitesh. Emisioni “DOSJA E” i është rikthyer kësaj teme duke analizuar arsyet dhe kostot e ndërtimit të tyre. Emisioni sjell intervistat e dy personave të rëndësishëm që kanë ndjekur nga afër procesin e ndërtimit të bunkerëve.
Procesi i bunkerizimit të vendit ka kaluar në disa faza. Intensiteti i ndërtimit të tyre duket se është diktuar nga zhvillimet jashtë vendit dhe nga ndjesia për një pushtim. Periudha e parë e nisjes së ndërtimit të tyre nga regjimi komunist daton në fundin e viteve 40, kohë kur marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin të tensionuara e ku ndërhyrja ushtarake dukej në horizont.
Një faza tjetër është ajo që nis në fundin e viteve ’60 kur Shqipëria kishte dalë me protestë nga traktati i Varshavës, aleanca ushtarake e vendeve komuniste.
Deri në vitin 1968, ecuria e fortifikimit të vendit ecte me hapa normalë. Pushtimi i Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik krijoi panik në Tiranë, ku qarkullonte intensivisht lajmi se radha mund t’i vinte Shqipërisë.
Në këtë kohë, nis edhe ai që mund të cilësohet si procesi i bunkerizimit masiv të vendit.
Për vite më radhë, numri i bunkerëve apo qendrave të zjarrit në Shqipëri ka qenë një informacion i klasifikuar ushtarak. Tashmë rrethanat kanë ndryshuar e kjo e dhënë nuk përbën më një sekret. Shifra e artikuluar masivisht ka qen 750 mijë. Po a ka pasur realisht Shqipëria 1 bunker për 4 banorë?
Në Shqipëri u ndërtuan disa lloje bunkerësh. Bunkerët e vegjël , në formë kërpudhe prej betoni, me sipërfaqe rreth 2.5 metra katrorë secili, që u projektuan për të strehuar një ushtar, me pushkën e tij. Bunkerë të të tillë u përhapën në të gjithë territorin e vendit përgjatë kufijve tokësorë, sidomos përgjatë vijës brendetare, ku u pozicionuan kryesisht në linja treshe. Ato u ndërtuan me elementë të parafabrikuar, në forma të ndryshme gjeometrike. Transportimi dhe montimi i tyre u bë me anë të makinerive të mëdha.
Bunkerët e mesëm u projektuan për të strehuar artileri të vogla apo grupe njerëzish dhe ato gjendeshin në të gjithë territorin e vendit. Disa prej tyre ishin gjithashtu të parafabrikuar dhe të montuar me pjesë, që transportoheshin po nga makineri të mëdha. Kupola e tyre ishte e ndarë me pjesë, ku secila pjesë peshonte thuajse 10 ton. Në total, një bunker i tillë peshonte rreth 400 ton ndërsa sipërfaqja ishte rreth 30 metra katrorë.
Një lloj tjetër ishin strukturat speciale; tunele të zakonshme dhe antiatomike që u projektuan dhe ndërtuan për qëllime ushtarake si baza për nëndetëse, për artilerinë e rëndë apo për strehim për drejtuesit e lartë të kohës. Struktura të tilla u ndërtuan në Skrapar, në qendër e periferi të Tiranës si dhe në Porto Palermo apo në Gjadër. Këto struktura speciale që do të përdoreshin në rast pushtimi, parashikonin mbrojtjen nga çdo lloj sulmi, edhe bërthamor.
Ndryshe nga vendet e tjera ku vija mbrojtëse ishte e maskuar, në Shqipëri pjesa e parë e vijës mbrojtëse është terësisht e dukshme. Bunkerët u pozicionuan anë e kënd Shqipërisë dhe vendosja e tyre u përcaktua në bazë të një strategjie të përbërë nga vargje lineare dhe ato trinjake, të organizuara nga bunkerët e vegjël dhe pika strategjike me përmasa të mëdha.
Strukturat e fortifikimit në Shqipëri i janë nënshtruar një serie eksperimentesh shkencore. Eksperimentet e para që u kryen ishin ato të forcës direkte që kishin bunkerët.
Pas eksperimenteve që testonin forcën mbrojtëse të bunkerëve, do të lindte nevoja e testimit të efektit që do të kishin mbi njerëzit. I ndjeri Sabit Brokaj, në atë kohë mjek në Spitalin Ushtarak dhe pjesë e Këshillit Shkencor do të përzgjidhej për të drejtuar eksperimentet për efektet që do të kishin goditjet mbi bunkerët te personat që gjendeshin brenda tyre.
Studimi në atë kohë do të bëhej pjesë e diskutimeve të shumta. Për t’i paraprirë problematikave apo rrezikut që studimit të keqkuptohej e të sillte edhe pasoja, Brokaj do të detyrohej të dokumentonte e të faktonte çdo eksperiment të kryer prej tij, ashtu sikurse të sillte edhe fakte nga studimet të realizuara jashtë vendit.
Në fund, studimi do të kalonte për shqyrtim në Akademinë e Shkencave e më pas do të mbrohej si tezë shkencore për audiencë të kufizuar.
Të ndërtuara për t’i bërë ballë një pushtuesi nga jashtë, bunkerët nuk do të përdoreshin kurrë pasi Shqipëria nuk u sulmua nga forcat perëndimore apo lindore duke mbetur një linjë mbrojtje e patestuar.
Ata bunkeret do i lepini me gjuhe tani nese Rusia vendos te hedh ndonje bumje Zvicra - nje vend gjasme neutral- ka bunkere qe te ruaj 90% te populates se saj. Po ashtu dhe Suedia apa Norvegjia. Por askush s'flet per kete. Flasin vetem per bunkeret e Shqiperise.
Bunkeret ne Shqiperi u groposen hapur per show neper fusha dhe bregdet per te plotesuar tekat e Stalinistit te cmendur, paranojakut Enver Hoxha, duke injoruar nevojat e njerezve per strehim. Zvicra ka bunkere por i ka ne vednet sytrategjike ushtarake, poshte institucioneve, vilave e pallateve te banimit jo si ne Shqiperi qe zune plazhet dhe fushat e bukes.
Zotrote (pensioni..) dhe strategjia nuk kane asnje pike takimi.
As sa kushtuan se mora vesh, as rrefimin e rralle nuk e pash.
Hiqini shkaterroini , por lufta zien kudo do ju vij serbi dhe veç po u futet andej nga keni dal ose ne vrimen e bythes saliut , se ne vend tjeter skeni ku e fusni koken , kur ishte lufta ne kosov kuksianet dhe zonat e kufirit aty e futen koken ne ato bunker , se ja qiu nenen serbi me artileri , mbaroj lufta ne kosov shani fortifikimin , shqiptar esapi magjar , kalova lumin te qifsha kalin. Dynjaja skan ku i gjejn se esht investim gjigand , kafshet shqiptar vetem shajn punen e baballarve te tyre punen ton qe kemi punuar deri ne 12 te nates me tritol e baromina per kta tynele e bunker , erdhi bresi kurves e kan mendjen tek hajdutlliku droga dhe prostitucioni dhe si shkon mendja per nje dit te keqe , siç ndodhi ne ukrain, Serbi gati esht nuk e ka bler ter ate fuqi ushtarake per qef , por serbet ata e duan serbin , nuk jan si llumi shqiptar qe urrejn xhdogje ne vendin e vet , dhe po filloj lufta ikin si kurva te ter nga syt kembet , se sot nuk lufton me njeri harroje , do ktheheni te gjith qind per qind kolaboracionist me pushtusin , ose si i thon ne gjuhen moderne te kohes lepirsa bythe se kte e beni mir keni 30 vjet , e keni te trashguar nga kolaboracionistet e luftes dyt, esht trendi sot turp esht te luftosh per ket ven se te shajn te beshtyn e te tallin , siç keni ber me deshmoret e luftes nacional çlirimtare ka 30 vjet , sot trendi esht tradhtia dhe antishqiptarizmi po ishe i till te ndjekin nga pas siç ndjekin saliun agjentin e UDBs , te bojn rrespekt dhe televizionet te thurin lavdi , domozdo i ka ngritur me para serbi dhe greku kur ne shqiptaret ishim te ter pa lek erdhen valixhet nga komshit , prandaj propaganda sot esht antishqiptare kunder xhdo gjeje me vler ne kte vend , se kjo esht deshira atyre qe ngriten tvt tona .
????????????
Unë nuk e kritikoj dhe e shaj fare Enver Hoxhën se e mbushi vendin me bunkerë. Pêrkundrazi. Ai ka plot për tu sharë, por jo për bunkerat, uzinat, fabrikat, kombinatet, për hidrocentralet, për arsimin dhe shëndetësinë etj etj. Pêr këto, po të kisha mundësi, do i shtrëngonja dorën. Pêr diktaturën e zezë që ngriti në vend, për vrasjet e shumta deri edhe të bashkëluftêtarëve të vet, për terrorin që ushtroi do i jipnja një gëlbazë fytyrës.
E gjithë bota e civilizuar dhe që ka dy fije mend kaher është bunkerizuar.Në shumë shtete të Europës nuk mund të ndërtosh shtepi pa strehimore veç një popull që po udhëhiqet për 30 vjet nga agjentet serbo-grek po i prish e dëmton bunkeret e gatçëm.Enver Hoxha ishte i dhunshëm dhe dështoi në ekonomi por ua la shkollimin,shkritorën e qelikut dhe metaleve tjera,naftën dhe përpunimin e thell të saj në Ballsh,hidrocentralet e shumta,kanalet vaditës dhe kulluese ,çdo kush kishte një banesë për të fut kokën sado që ishin jo moderne.Por edhe bota në atë kohë nuk kishte ndonjë standard siq e ka tani.Ato që ua la Enveri i shkatërruan agjentet serb e grek qofshin të majt apo të djathtë.Sot Shqipëria nuk ka ushtri dhe është shendrrusr në një vasale të Serbisë.Sot Shqipëria nuk e ka as gjysmën e popullsisë që kishte dhe përkundër të ardhurave nga turizmi nuk i ushqen dot këtë popullsi po të.mos ishin gurbetçarët.E dij që shumë kuajt i vie merzi për konstatimin tim por e vërteta dhemb.
Nuk mund ta pranoj hipokrizinë, naivitetin dhe dashakeqësinë e jo pak njerëzve që për shkak të sistemit politik i urrejnë dhe i prishin objektet e "komunizmit"! Objektet, sendet, nuk kanë ideologji! Bunkerët dhe strehimoret tjera duhet të vlerësohen për vlerën e tyre mbrojtëse në rast lufte. Lufta në Kosovë dhe tash në Ukrainë dëshmon se bunkerët dhe strehimoret e kanë vlerën e vet dhe është marrëzi dhe humbje e madhe të shkatërrohen dhe të injorohen! Të bëhet një vlerësim profesional nga ekspertët ushtarak dhe të mos u lejohet vendimi arbitrar nga politikanë të korruptuar dhe lakmitarë për shkatërrimin e tyre që do të ishte pikërisht siç e do armiku!
Shqiptaret si ky artkullshkruesi si duket desherojne te kishte patur lufte te na kishin sulmuar fqinjet qe kishin dhe kane pretendime tertoriale ndaj nesh per te provuar efikcitetin e punes se bere nga ai brez qe I ndertoi keto bunker .Megjithe mend mendoni se jemi ne nato dhe se Greqia ka hequr dore nga pretendimet teritoriale .Nuk è shikoni se cfar po ndodh midis Greqise dhe Turqise edhe pse jane ne NATO kurr nuk reshtin se kercenuari njeri tjetrinderi sa nje dite te mos mbaje me uje pilati Po fundja pse te mos mendojme se artikullshkruesi eshte I paguar per te sjellur anarshei dhe rremuja ne SHQIPERI Mbrojtja e Atdheut nuk eshte njelloj si uzinat dhe fabrikat centrale apo termecentralet qe I prishet me nje fjale goje dhe sot qaheni se s'ka pune sepse pastaj do te QAHENI se s'ka me SHQIPERI.
Shqiptaret si ky artkullshkruesi si duket desherojne te kishte patur lufte te na kishin sulmuar fqinjet qe kishin dhe kane pretendime tertoriale ndaj nesh per te provuar efikcitetin e punes se bere nga ai brez qe I ndertoi keto bunker .Megjithe mend mendoni se jemi ne nato dhe se Greqia ka hequr dore nga pretendimet teritoriale .Nuk è shikoni se cfar po ndodh midis Greqise dhe Turqise edhe pse jane ne NATO kurr nuk reshtin se kercenuari njeri tjetrinderi sa nje dite te mos mbaje me uje pilati Po fundja pse te mos mendojme se artikullshkruesi eshte I paguar per te sjellur anarshei dhe rremuja ne SHQIPERI Mbrojtja e Atdheut nuk eshte njelloj si uzinat dhe fabrikat centrale apo termecentralet qe I prishet me nje fjale goje dhe sot qaheni se s'ka pune sepse pastaj do te QAHENI se s'ka me SHQIPERI.
Llazi, Muci thote qe jane 4 segmente qe jane perpjekur ta gjymtojne. Cfare mendimi ka gjigandi i qyetetit tone? Po pse mitomani diabolik nuk thote te verteten qe kishte 2,5 promille ne gjak dhe qe asnjeri nuk ia kishte nxjerr maqinen e plehrave qe te demtohet Muci. Zoti me ne fund e denoi per te gjitha ato poshtersi qe ka bere bile ai akuzon edhe ambasaden qe ka gisht ne gjymtimin e diabolikut!! Presim nje pergjigje nga Sorgia e qytetit tone
Mos incorona punen e bere nga eterit tuaj Lufterat nuk kane ershtur asnjehere . Asjehere nuk mund te themi se kurre nuk do te kete lufte Nje postulat i vjeter ROMAK thuhet: KUSH DO PAQEN PERGATITET PER LUFTE .Fortfikimi. eshte pjese e strategie te luftes
Mos incorona punen e bere nga eterit tuaj Lufterat nuk kane ershtur asnjehere . Asjehere nuk mund te themi se kurre nuk do te kete lufte Nje postulat i vjeter ROMAK thuhet: KUSH DO PAQEN PERGATITET PER LUFTE .Fortfikimi. eshte pjese e strategie te luftes
Ai qe ngriti bunkeret quhet Alfred Moisiu, ish drejtor i Fortifikimit dhe me pas zv. Minister i Mbrojtjes per te arritur deti President i Republikes. Ai jo pak here eshte shprehur se ne Shqiperi u ndertuan 167 000 bunkere gjithesej dhe te tera me 0(zero) leke nga buxheti i shtetit por si dhurate nga qeveria kineze. Atehere pse defirmohet e verteta se u ndertuan 700.000 apo edhe 1000.000 bunkere dhe shteti i assj kohe u varferua nga ndertimi i tyre?!! Mire eshte te mos flasim veresie, pir te futemi ne kontekstin historik e politik te kohes qe lame pas. Zoti na ruajt nese pershkalkezimi i luftes ne Ukraine nuk perhapet ne gjithe Evropen dhe pasataj le te konkludojme se i duhen nje shteti fortifikimet apo jo?!!
ishte puna e lufta e nje brezi patrotesh te vertete e skrificave te pafundme te tyre qe realizoi ate veper madheshtore per mbrojtjen e atdheut. te gjithe ata qe e shajne kete veper jane pa dyshim antishqiptare.
Gjithe vendet ndertojne bunkera per mbrojtjen e popullsise. Ne Suedi cdo ndertese duhet te kete bunkerin e saje. Ne rast lufte Saliun duhet ta lidhesh si qen jashte nje bunkeri,
U investua per te mbrojtur popullin,se ish-Blloku nuk ishte 750.000 "bunkere".Por,mund te quheshin aset kombetar.Po tani,more Sali banditi ,qe i shkaterrove,se i ndertuan komunistet me djersen e popullit,ne rast se plas lufta,ku ne gop te sat eme te futet populli dhe ushtari?Po gjithe bota e qyteteruar eshte e fortifikuar,apo jo,Edmond Topja,alias Tupja?Cfare mund te shkruaje libri i historise me pare per ju,o te pafytyre?Nuk kane faj njerezia qe kujtojne Enverin.Per ate qe i keni bere ketij populli keto 30 vjet,nuk ka Zot tua fale!
C' na duhet ne ushtria, armatimi dhe bunkeret? Me mire keshtu sic kemi mbetur pa asnje avion luftarak, rakete a tank. Ne shqiptaret jemi miqprites. I presim te huajt me buke, kripe e zemer. Ja shikoni si e mbajme kolonelin Janullatos si ujte e pakte qe e ruajte zoti per te miren e Shqiperise
@ kacidhja Shumë i saktë në vlerësimin tuaj! Shkurt, qartësisht dhe i saktë. Sot nuk ka atdhetarë, të gjithë e kanë mendjen për të ikur. Shqipëria sot është e pushtuar nga një frymë antikombëtare, e mbjellë prej më të rrezikshmit antishqiptar, emërshuari sali berisha. Në prag të marrjes së pushtetit, ky njeri i tërbuar doli me parrullën: -Rinia shqiptare është e fuqishme dhe e bukur. Ajo kërkon të matet me botën, prandaj duhet ndryshimi!... dhe sot të rinjtë dhe të rejat shqiptare ia arritën qëllimit: ikën e muarrën dhenë, vendi u zbraz, popullsia po plaket dhe kombi po vdes! Nuk ka një strategji qeveritare për ndalimin e kësaj hemoragjie kombëtare... Shumë shpejt, nëse ecet me këtë ritëm, në vendin tonë të bukur do të dynden sllavë, afrikanë, rusë, afganë, sirianë, iranianë, irakianë etj. E keqja më e madhe e njerëzve vjen nga brenda, nga vetja...
Zotëri, Berisha ishte obortar për shpirt tek shoku Enver...
Klasa politike e pas 90-es ka syfetin e shokut Enver, shoqes Nexhmie dhe shokut Ramiz... Nuk e di nëse burri i lashte, Z.Moisiu, ka thënë gjësend për ligjin 7501 që është denimi me vdekje i popullit shqiptar...
@Doda! Shkrim i shkelqyer ska ku shkon me sakt Tradhtia,hajnia, mashtrimi e krimi jan sot "KASAPET" e deleve qe ju marin gjithcka e lulezon Jet e ksaj pakice te pameshirshme Vetem nje revolucion patriotik Atdhedashurie shpeton kte Komb qe po shuhet ne rjedhen e emigracionit ( armiku i kalkuluar armiqsh te shitur ) te cilin tradhtari me i madh i ter kohrave dal shpellash e xhveshi e vazhdon te kendoj "hymnin e tradhtis"... Por REVOLUCION ,don te thot atdhedashuri, solidaritet, mirkuptim ,besnikeri e sakrifica ,gje qe tradhetia me lehtesi gjeti terren ti mashtroj e ti shuaj ne ndergjegjen e ktij populli te varfer e te lodhur !
me plas lufta sala shko nga shpella ku erdhi...ai prishi shtetin ne 24 ore,hapi depot e armeve dhe ju qani hallin e bunkereve.por eshte per te ardhur keq.im ate ka qene xhenjer.pune kolosale eshte bere.dikush thote qe ne vend te bunkereve enveri mund te ndertonte ndertesa banimi.s kish njeri pa shpi atehere.po bunkeret do behen prape te vlefshem,ato qe kane lene,kuptohet.pershkallezimi i luftes eshte i pashmangshem.ti i kishe ,po i prishe o sali mavrija.ti ne vicidol,ky kokembora ne cepan.i zgjidhet problemet.