Si nisi drama e Koçi Xoxes, shefi i parë i Sigurimit të Shtetit shqiptar

1 Nëntor 2022, 22:00Dossier TEMA
Si nisi drama e Koçi Xoxes, shefi i parë i Sigurimit të Shtetit

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka kujtuar dje nisjen e një kalvari ndaj Koçi Xoxes, një prej figurave qendrore të regjimit komunist, i fillimeve të tij.

“Si sot, më 31 tetor 1948, Koçi Xoxe u shkarkua nga posti i Ministrit të Industrisë.

Bashkëngjitur në videon më poshtë, një raport mbi punën e Xoxes, dekreti i heqjes së imunitetit parlamentar dhe vendimi për shkarkimin e tij nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Industrisë”, shkruan Arkivi bashkangjitur videos së dedikuar për këtë figurë të komunizmit shqiptar, rënë më pas viktimë e tij.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, u dënua me vdekje nga Enver Hoxha duke u akuzuar si bashkëpunëtor i jugosllavëve. Katër vjet pas çlirimit të vendit, Koçi Xoxe që deri në atë kohë ndodhej në majën e pushtetit u shpall tradhtar i vendit. Pikërisht më 28 nëntor të vitit 1948 ai arrestohet dhe disa muaj më pas në maj të vitit 1949, ai pushkatohet nga regjimi asaj kohe. Eshtrat e njeriut që ishte numri dy në hierarkinë e pushtetit pas Enver Hoxhës ende nuk janë gjetur edhe sot. Të shumta janë dyshimet pse u mor një vendim kaq i rëndë nga ana e diktatorit Hoxha për njeriun e tij më të besueshëm, që përveçse kishin qenë të afërt gjatë Luftës, ata i sollën marrëdhëniet drejt një konsolidimi sidomos me vendosjen e Pushtetit Popullor deri në vitin 1948, ku Koçi arrestohet.

Fakte mbi gjyqin

-1948, në Plenumin e KQ-së të PPSH-së hidhen akuzat e para ndaj Koçi Xoxes, ku shpallet armik i popullit nga Enver Hoxha dhe anëtarët e tjerë të Byrosë Politike të asaj kohe.

-11 qershor të vitit 1948 bëhet gjyqi për Koçi Xoxen, ku ai shpallet fajtor. Gjyqin e drejtonte Bedri Spahiu, i cili kishte qenë së bashku Koçin në grupin e Gjyqit Special ku kishin dënuar shumë figura të asaj kohe. Gjyqi u bë pa praninë e Koçit dhe pas këtij gjyqi ai arrestohet.

-28 nëntor 1948 arrestohet Koçi Xoxe si armik i popullit dhe agjent i huaj, dhe burgoset në burgun e ri të Tiranës, ku mbahej nën masa të rrepta sigurie.

-Fillim maji i 1949-s, shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe nga gjykata i jepet dënimi kapital, ai me vdekje. Deri më sot akuzat më të rënda janë ato të bashkëpunimit me jugosllavët si shkelja e parimeve të Partisë duke u bërë pjesë e agjenturave të huaja.

-Maj 1949, në moshën 38-vjeçare pushkatohet sipas vendimit të marrë më parë nga Gjykata e Lartë edhe sot nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e Koçi Xoxes.

Aktiviteti

- Themelues dhe kryetar i parë i Grupit Komunist të Korçës.

- Pjesëtar i mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare. Anëtar i Byrosë Politike dhe KQ të saj që nga krijimi.

- Në vitin 1941 dhe 1942 burgoset si antifashist nga italianët.

- Nga 10 korriku i vitit 1942, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

- Në 24 maj 1944 gradohet gjeneral-leitnant në Kongresin e Përmetit.

- Në shkurtin e vitit 1945 emërohet kryetar i Gjykatës së Lartë.

Në vitin 1945, nënkryeministër dhe ministër i Brendshëm dhe njëkohësisht shef i Sigurimit të Shtetit.

- Në vitin 1945 merr pjesë në legjislaturën e parë si deputet i Kuvendit Popullor.

- Në vitin 1945 bëhet Sekretar Organizativ i Komitetit Qendror të PKSH-së.

-Në vitin 1948, ministër i Industrisë dhe Minierave.

- I dekoruar “Hero i Popullit” dhe me medaljet më të larta në Shqipëri.

- I dekoruar dhe me shumë medalje të larta nga Bullgaria, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik etj.

- Në 28 nëntor 1948, arrestohet.

- Në maj të vitit 1949 dënohet me vdekje dhe pushkatohet.

- Gjuhët e huaja që njihte: latinisht, greqisht, bullgarisht, italisht, rumanisht, serbokroatisht dhe frëngjisht

- Ishte 38 vjeç kur u pushkatua. Ai ishte i martuar dhe kishte gjashtë fëmijë.

16 Komente

  1. D
    Dardan

    Agjenti serb sllavi Koco (Koci) Xoxe e gjeti shpejt briskun se kishte perballe patriotin be bicak Enver Hoxha; sot agjenti serbo-ruso-francez sali Berisha kendon si gjel se ka perballe trumcakun arumun Edwin Kristaqin.

    1. k
      k

      Degjeneratë kriminel si gjithë ata tjerët që enveri i përdorte për të vrarë kundërshtarët pastaj i eleminonte dhe këta shpresonin se do i falte.

      1. Z
        Zaim Haruni

        Korigjim gabimi. Në Shqipëri, Minister i pare i Punëve të Brendeshme, pas luftes se dyte boterore, ka qenë Haxhi LLESHI.

        1. S
          Shkullaku Uturaku

          Kanibal qe, prej kanibaleve u shfarros. Bajge ....

          1. P
            Parruca

            Ka nje pasaktesi tek biografia. Nuk ka qene kryetar i Grupit Komunist te Korces, se nuk ka patur nje te tille. Miha Lako ka qene drejtuesi i ketij grupi dhe Pilo Peristeri. Por sic dihet, spostimet mes komunisteve filluan qe ne fillimet e PKSH-se dhe vazhduan deri ne 1985. Ish drejtuesit e grupeve komuniste u spostuan nga drejtimi i Partise, disa u eliminuan fizikisht, me pak te rrezikshmit u kaluan ne rrang te dyte. Byroja e fundit te luftes ishte e perbere nga figura qe diten e themelimit ishin te dores se dyte. Tre vjet me pas edhe keta ishin spostuar (vrare/vetvrare apo lene ne nje cep si «Baca»). Ky avaz vazhdoi deri ne 1983. Po te kishte jetuar dhe ca me siguri do kishte zbuluar dhe ndonje grup tjeter «armiqsor».

            1. S
              Shqiptar

              Pse perpiqeni te na e beni hero kete kriminelin dhe teneqexhiun Xoxe. Apo keni porosi nga Beogradi per te rehabilituar spiunet e tij. Xoxja ka qene nje kriminel dhe mori ate qe kerkoi.

              1. B
                Bushi. (B.Shametaj) New Jersey

                Rruga e Enver Hoxhës pas çlirimit të vëndit nga hordhit pushtuese ishte panaroike. Ai determinoi jetën e vëndit dhe kreu veprime mizore në përgjithësi dhe ndaj bashkëluftëtarëve të tij në veçanti.Në kuadrin e luftës së klasave dhe ruajtjen e partisë nga devijimet Marksist-Leniniste ai degjeneroi në reprazaljje, duke i motivuar ata si amiq dhe me fundin e pashëmangëshëm vdekjen.Unë kam qënë ushtarak dhe 5 vitet e para pas titullimit oficer kam punuar në Drejtorin Operative te SHtabit të Pergjithëshëm, respekti për punën e gjeneralëve per mua ështe madhështor. Ata u denuan, u pushkatuan dhe familjet e tyre u damkosen.Ne ate kohë une nuk kishja kurajo të thoshja një fjalë se përfundoja në të sëmës, por në shpirt e kam ndjerë veprimin makabër. Lereni te kaluaren, ajo e beri si e beri punen e vetë, tani duhet ti kthejmë sytë nga demokracija që unë mendoj se nuk eshte ne nivelet qe meriton Shqiperija. Une jetoj në USA,familjarisht jam mbarërregulluar, çdo ditë shikoj TV e lexoj për Shqipërin , aty kam njerzit e afërt dhe dashamirë të cilët po i përjetojnë këto 30 vjetët e fundit me pasiguri dhe në një farë mase me varfëri. E dua Shqiperin të jetë zonjë. Zoti e bekoftë Shqipërine !

                1. r
                  rruga 56

                  Ama aresyen pse e pushkatoi nuk e thoni?

                  1. ?
                    ?./

                    Paranojaku Enver Hoxha nuk la njeri pa vrarë. Miq dhe armiq. E filloi qe gjatë luftës me Anastas Lulon dhe Qemal Stafën dhe e vazhdoi me Koçi Xoxen, Liri Gegën, Abdyl Këllezin, Beqir Ballukun, Hito Çakon, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun dhe qindra tê tjerë. Nja 3 byro politike i kositi. Një kriminel i paparë. Njëlloj si Hitleri dhe Stalini. Mos iu prehtë kurrë shpirti në paqe.

                    1. j
                      john

                      Teneqexhi dhe dinte rreth 6 gjuhe te huaja. Interesante!

                      1. O
                        Osman Gazepi

                        dinte vetem shqip, korcarce dhe rumanisht (ishte vllah) ... ishte kovac me profesion, me 4 klase shkolle, kishte alergji nga intektualet dhe kur ishte minister i brendshem futi ne burg me mijra intelektuale, te cilet pas ekzekutimit te tij, me vendim qeverie u liruan me nje amnisti te posacme.

                        1. R
                          Raimond vlonjati

                          Nuk eshte e vertete fare kjo qe thua ti AI ishte intelektual klasi, shume i pregatitur se kishte mbaruar Gjimnazin Zosimea te Janines ne Greqi dhe ishte nje nga nxenesit me te shkelqyer ne ate gjimnaz Ai nuk ishte vlleh aspak, por edhe po te ishte nuk ka ndonje gje se Vllahet jane shqiptare ne Origjine Koci ishte Ortodoks nga Kolonja , dhe ishte patriot Shqiptar Kjo kuptohet nga emrat qe ju ka vendos femijeve te tij qe jane te gjithe emra puro Shqiptar Natyrisht ai ishte komunist dhe i brymosur me luften e klasave dhe ai nuk bente azgje me shume sesa urdherat qe leshonte Enveri Dhe ai ishte pro Jugosllavise po aq sac ishte Enveri Por qe Xhaxhi ne ate kohe filloi avazin te vriste gjithe shoket e luftes , dhe Koci ishte nga te paret

                          1. R
                            Raimond vlonjati

                            Nuk eshte e vertete fare kjo qe thua ti AI ishte intelektual klasi, shume i pregatitur se kishte mbaruar Gjimnazin Zosimea te Janines ne Greqi dhe ishte nje nga nxenesit me te shkelqyer ne ate gjimnaz Ai nuk ishte vlleh aspak, por edhe po te ishte nuk ka ndonje gje se Vllahet jane shqiptare ne Origjine Koci ishte Ortodoks nga Kolonja , dhe ishte patriot Shqiptar Kjo kuptohet nga emrat qe ju ka vendos femijeve te tij qe jane te gjithe emra puro Shqiptar Natyrisht ai ishte komunist dhe i brymosur me luften e klasave dhe ai nuk bente azgje me shume sesa urdherat qe leshonte Enveri Dhe ai ishte pro Jugosllavise po aq sac ishte Enveri Por qe Xhaxhi ne ate kohe filloi avazin te vriste gjithe shoket e luftes , dhe Koci ishte nga te paret

                            1. R
                              Raimond vlonjati

                              Nuk eshte e vertete fare kjo qe thua ti AI ishte intelektual klasi, shume i pregatitur se kishte mbaruar Gjimnazin Zosimea te Janines ne Greqi dhe ishte nje nga nxenesit me te shkelqyer ne ate gjimnaz Ai nuk ishte vlleh aspak, por edhe po te ishte nuk ka ndonje gje se Vllahet jane shqiptare ne Origjine Koci ishte Ortodoks nga Kolonja , dhe ishte patriot Shqiptar Kjo kuptohet nga emrat qe ju ka vendos femijeve te tij qe jane te gjithe emra puro Shqiptar Natyrisht ai ishte komunist dhe i brymosur me luften e klasave dhe ai nuk bente azgje me shume sesa urdherat qe leshonte Enveri Dhe ai ishte pro Jugosllavise po aq sac ishte Enveri Por qe Xhaxhi ne ate kohe filloi avazin te vriste gjithe shoket e luftes , dhe Koci ishte nga te paret

                              1. b
                                ben

                                Mondi-shume je munduar a derezi per te mbrojtur Kocin. Edhe sikur te kesh te drejte ne aspektin e edukimit te Koci Xoxes, gje qe nuk me rezulton e vertete nga informacionet qe kam, perseri fakti eshte se ky individ, eleminoi te tere intelektualet shqiptare qe i mbijetuan luftes, pasi sipas tij ata ishin borgjeze. Koci Xoxe ka hyre ne historine tone si nje kriminel ordiner, qe u perpoq qe ti merrte Enverit edhe karriken e shefit me ndihmen e jugosllaveve te cileve ju sherbente dhe per kete ai u asgjesua.

                          2. F
                            Fisnik

                            Koçi Xoxe ishte bullgar, nga ata që sot u thonë maqedonas. Edhe në gjyq ka thënë vetë se është bullgar. Prandaj bullgarishtja ishte gjuha e tij amtare dhe jo "gjuhë e huaj" siç thuhet këtu. Si punëtor teneqexhi (llamarinëpërpunues), nuk i ka ditur ato gjuhë që thuhet, është gënjeshtër. Sigurisht që jugosllavët dhe bullgarët e kanë pasur qëllimin ta bëjnë udhëheqës të Shqipërisë. Prishja e Titos me Stalinin e ka shpëtu Shqipërinë nga gëlltitja prej Jugosllavisë.

                            Lini një Përgjigje