Kur Hitleri i dhuroi Mbretit Zog një Mercedes për martesë...

7 Nëntor 2022, 18:37Dossier TEMA

Kur Hitleri i dhuroi Mbretit Zog një Mercedes për martesë...

Martesa e mbretit Zog me Geraldine-n në prill të vitit 1938 ishte një nga ngjarjet më të bujshme në prag të pushtimit italian të Shqipërisë. Dasma nisi më 29 prill, me një pritje që Mbreti Zog dhe bashkëshortja e tij dhanë për trupin diplomatik, të ftuarit dhe gazetarët e huaj që kishin mbërritur në Tiranë. Hotelet e paktë të Tiranës mezin arritën të strehonin të ftuarit e shumtë, të cilët vinin nga gjitha bota. Ngjarja u pasqyrua gjerë e gjatë në shtypin e huaj falë 79 fotografëve e gazetarëve të huaj që kishin ardhur në Tiranë. Vëmendjen kryesore e morën dhuratat që ju bënë çiftit mbretëror të sapo martuar. Hungaria dhuroi një pajton me dy kuaj lipizian, Franca një servis porcelani Sevre, Musolini disa vazo që dikur i përkisnin Napoleonit dhe Mbreti Viktor Emanuel III një statujë antike prej bronzi.

Dhurata që binte më shumë në sy ishte ajo e Kancelarit të Gjermanisë, Hitler-it, një “Mercedes” sportiv kabriole i kuq, Tipi C540 K me kompresor.

Kjo makinë që ishte ndër më të shtrenjtat dhe të veçantat e kohës ishte krenaria e industrisë së automobilave gjermane. Sigurisht që në një rast të tillë duhej të dhurohej diçka e veçantë, më e mira, ajo që e dallonte zhvillimin industrial gjerman. Të njëjtën dhuratë Hitler-i i kishte bërë më parë edhe Mbretit Faruk të Egjiptit.

Më poshtë po botojmë letrën që Hitleri i dërgon Mbretit Zog për dërgimin e automobilit më 19 prill 1939 si edhe letrën falënderuese të Mbretit Zog dërguar Hitlerit më 9 maj 1938. Në fund të letrës Zogu shkruan: “Me gëzim të madh shfrytëzoj rastin që t’ju shpreh edhe unë urimet e mia më të përzemërta për shëndetin tuaj dhe për një të ardhme të bukur dhe madhështore të popullit dhe Rajhut gjerman, të cilin e kam shumë përzemër...”

***

Fyhrer-i dhe kanzelari                         

Berlin, më 19 prill 1938

Madhëria Juaj,

Jam i nderuar që, nëpërmjet Ministrit tim në Tiranë, t’ju dorëzoj dhuratën e martesës - për të cilën ju kam vënë në dijeni -, automobilin më të ri të fabrikës së Daimler-Benz-it, një Mercedes 8-cilindërsh, sportiv, kabriolet, Tipi C540 K me kompresor. I kam dhënë detyrë drejtorit të fabrikës. z. Jakob Werlin, që t’jua dorëzojë personalisht automobilin. Do të isha tepër i lumtur, nëse automobili do t’i pëlqejë Madhërisë suaj.

Shfrytëzoj rastin t’ju përcjell edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta, Madhërisë suaj dhe familjes mbretërore...”.

Ndërsa Mbreti Zog më 9 maj 1938 u përgjigj:

“Ekselenca Juaj,

Ekselenca e tij, ministri gjerman dhe drejtori i fabrikes se Daimler-Benz-it, z. Jakob Werlin, më dorëzuan në emrin Tuaj Mercedesin e bukur sportiv cabriolet, që Ekselenca Juaj pati mirësinë të ma dhuronte me rastin e martesës sime. Është një nder i veçantë për mua Ekselenca Juaj, që t’ju transmetoj falënderimet e mia më të përzemërta për këtë dhuratë të mrekullueshme dhe njëkohësisht t’ju përgëzoj Ju, krijuesin e vërtetë të zhvillimit të ri gjerman, ndërkohë që ky automobil është një provë e qartë e arritjeve të industrisë gjermane të automobilave.

Fjalët dhe urimet e ngrohta që ekselenca Juaj kishte zgjedhur për mua dhe familjen time, më kanë prekur thellësisht.

Me gëzim të madh shfrytëzoj rastin që t’ju shpreh edhe unë urimet e mia më të përzemërta për shëndetin tuaj dhe për një të ardhme të bukur dhe madhështore të popullit dhe Rajhut gjerman, të cilin e kam shumë përzemër...”(Voxnews.al)

7 Komente

  1. S
    Shaqo

    Hic, asgje, dhurata te zakoneshme nga njerez dosido, urime e falenderime.

    1. J
      Jari

      Po Sërbia ça i dhuroi apo e bëri Mbret fshatarin e Burrelit, i cili la dhitë në Pyllin e Mucekut e vuri qylafin e Serbisë, pastaj ja mbathi me floririn, sojin e sorrollopin e tij.

      1. B
        Baliu

        Kurtoazi e rrejshme e "Dajes" ndaj nje "monarku" te botes se trete.

        1. M
          Mohikani

          Zogu pat porosit nji Bugatti Royal Por Etore Bugatti nuk pranoj kerkesen. Benz "malgré tout" c est pas mal Sic thojn Frengut.

          1. S
            Ska

            Kush e ngau Mercedesin sportiv? Gjyshi i Edit?

            1. e
              emigranti

              E megjithate ishte nje mbreteri liberale e respektuar ne bote dhe e njohur nga shume vende te botes. Me pasaporten shqiptare te kohes se monarkise levizje lirshem kudo. Jo vetem te pasurit por edhe mesuesit shkonin lirshem me pushime jashte vendit.

              1. D
                Dukati i Ri, Vlore

                Sa vèllazèrore leterkembimet,na rrenqethet bishtin....! Aa plerat e historis, rotullojini si te doni prape njeri tradhtar ,hajdut e tjeri kriminel mbeteni

                Lini një Përgjigje