Kujtimet e ish-të dënuarit: Hetuesin tim që më torturonte edhe natën e vitit të ri, duke më thënë se do ma bënin si kalit të Petrit Dumes, do të doja ta takoja dhe...

1 Nëntor 2022, 22:25Dossier TEMA

Kujtimet e ish-të dënuarit: Hetuesin tim që më torturonte

Astrit Xhaferi lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1941 dhe ai i përket një familjeje të persekutuar egërsisht prej regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ai është diplomuar si mësues biologjie, por në vitin 1968, është larguar prej arsimit për arsye të biografisë familjare dhe prej asaj kohe, ka punuar punëtor. Në vitin 1977, ai është arrestuar nga Sigurimi i Shtetit dhe u dënua me 9 vjet heqje lirie i akuzuar “për agjitacion e propaganda ndaj pushtetit popullor”. Që në moshë fare të re ai ka nisur të shkruajë poezi dhe ka pasur pasion letërsinë dhe pas shembjes së regjimit komunist ai ka botuar librin: “Shpirtëra të gjelbër” (2002).

Nga Astrit Xhaferi

Natën e vitit të ri, në kohën kur në qytet, njerëzit duhet të ishin grumbulluar rreth tavolinave për të festuar, unë isha i kruspullosur në qelinë e ngushtë, të errët, e të ftohtë. Mendoja. Mundimet më vërtiteshin pa asnjë lloj rregulli, si makinat në një udhëkryq, pa semafor e pa policë. Merrja me mend dëshpërimin në familjen time atë natë! Zërat e trishtuar e të ulët nëpër shtëpi! Sidomos pyetjet e vajzës sime 3-vjeçare, “Po babi”?! e gati po më dilnin lot prej syve…!

Pikërisht këtë mbrëmje, hetuesi gjeti gjysmë ore kohë, të krijonte mundësinë që unë të dëgjoja bisedën telefonike që bëri me familjen e tij, duke lënë derën hapur e duke folur me zë të lartë: “Hë mama, ka dalë mirë pema e vitit të ri? Shiko, vajzës do t’i bie dhe ca lodra të tjera! Mos harro t’i veshësh fustanin e ri, se u bë e rritur ajo tani, vajti 3 vjeçe. (Koincidencë! Sa vajza ime!). Do ta dehim dhe me birrë, do ta nxjerrim dhe në fotografi…!

Pastaj erdhi dhe u ul përballë meje. Ndenji pak pa folur, duke shijuar efektin, siç bënte gjatë goditjeve dhe shtrëngimit të hekurave. Në sytë e turbullt dhe buzët e trasha i lodroi buzëqeshja djallëzore. Buzëqeshje që kishte brenda gërvimën e hekurave dhe të dyerve të panumërta, s’qulljen e lagështirës dhe errësirës; dridhmën e rënkimeve; ankthin e pritjes së të panjohurës mundonjës.

Pa pritur tha: “Sonte nuk kam nge të merrem me ty. Polic hajde merre këtë. Çoje në qeli”.

Atë natë u përpëlita si në jerm, as zgjuar e as në gjumë, duke dëgjuar te veshët qarjen e vazhdueshme të vajzës dhe fjalën “Babi”, “Babi”. Rreth qafës më përvëlonin duart e ngrohta të saja…! Nata qe e gjatë. Hidhërimi qe i mpiksur. Nuk besoj se çmenduria, ka fytyrë tjetër në trurin e njeriut.

(Më vonë, kur do të shkoja në Spaç, do të mësoja, se ky hetues nuk ishte i martuar fare, dhe këto lojëra i kishte bërë dhe me të tjerët).

– “Ti je, – më tha ai – si kali i Petrit Dumes. Ke dëgjuar për atë kalë”?

– Jo, – i thashë, i dërrmuar, por dhe me gëzimin e mjerë, që ai qe takimi i fundit me të dhe unë, këtej e tutje, do të shpëtoja nga ky përbindësh që për pesë muaj me radhë më kishte torturuar fizikisht e psikologjikisht, edhe pse përpara më priste gjyqi formal dhe dënimi i rreptë.

Por atë natë, siç dukej, kishte qejf që ndonjë ligjëratë të dëgjuar nga shefat e tij të ma mbante mua, gjë që e bënte shpesh dhe kuptohej menjëherë.

– “Do të ta shpjegoj unë punën e kalit, i pandehur, por, më parë dua të të them se, edhe pse kjo është seanca e fundit dhe hetuesia mbyllet, ti ke kohë të reflektosh edhe në gjyq (në gjuhën e tyre kjo do të thotë që t’i pranosh fajet edhe kur nuk i ke bërë), përndryshe, ti nuk do të jesh gjë tjetër për njerëzit e ndershëm, për shoqërinë, e për gjithë popullin, veçse simbol i së keqes.

Ti pretendove gjatë gjithë kohës, se nuk ke folur, nuk ke bërë agjitacion e propagandë. Se dëshmitarët gënjejnë, janë të përgatitur. Shumë mirë. Por, të gjithë ata gënjejnë? Ja gënjeu njëri, Remziu! Po i dyti, Luani? Ja gënjeu dhe i dyti, po i treti, piktori, që e ke pasur dhe mik e i veje dhe në studio? Po i katërti…”?!

Gëzimi im i mjerë, se po shpëtoja nga thonjtë e këtij njeriu, më kishte mpirë edhe më shumë, dhe më bënte ta dëgjoja si i topitur, “këngën” e tij, tingujt e së cilës u ngjanin tingujve që lëshonte një qysqi, nga shkatërrimi që po u bënte gurëve të themeleve të jetës sime. Më dukej sikur kjo këngë vinte jo nga goja e tij, por nga zhurma e ullukut që derdhte ujin e shiut diku jashtë dhe dëgjohej mbyturazi në dhomën e hetuesisë.

Më vinte edhe keq edhe inat me veten time që, në ato kushte, e kisha të pamundur për ta pështyrë qoftë dhe një herë në fytyrë këtë njeri. Por, kjo qe një kërkesë e kotë ndaj vetes, sepse më dukej se, në mungesë të barazisë e lirisë, nuk kishte armë tjetër kundër tij, veç urrejtjes, përbuzjes dhe përçmimit. Ndonjëherë dhe e mëshiroja si njeri-mekanizëm të kurdisur nga shefat, sistemi dhe ideologjia e tyre.

“Ja, po e zëmë për një moment, se ti nuk e ke sharë udhëheqësin kryesor, sistemin tonë, letërsinë tonë, po e zëmë se nuk e ke mburrur jetën në perëndim, e gjithë ato poshtërsira të tjera që ke thënë. Por, po pyes, a na do ne ti?

A e do ti këtë pushtet? Kur ne të kemi pushuar nga puna, nga fisi yt kemi dënuar dhe armiq të tjerë, ti megjithëse me arsim të lartë, bën punë krahu? Patjetër që ti na urren. Sa kohë nuk i kishe thënë me njeri ato gjëra, ti ishe njeri si gjithë të tjerët. Ne të prumë këtu, kur ti nise ta shpallësh armiqësinë tënde. Edhe pse nëpërmjet maskës së njeriut të mirë, që punon mirë dhe që kolektivi e do, nuk na e hodhe dot. Ndaj, të thashë qysh në fillim, se ti je si kali i Petrit Dumes”.

Puna e kalit, ma largoi topitjen, zhurmën monotone të shiut në ulluk, më shtoi kureshtjen dhe më bëri që të përqendrohesha.

“Para se të tradhtonte gjenerali, ai kalë u mbajt në stallat më të mira. U ushqye me tagjitë më të rralla që ekzistonin, deri dhe me vezë të freskëta, tamam si kuajt e sheikëve të Arabisë. Kashaisej, lahej e fshihej me peshqirë përditë nga dy ushtarë dhe kur dilte me të zotin nëpër fushime, inspektime, apo dhe për gjah, njerëzit shikonin më shumë kalin se sa gjeneralin. Kalë më të bukur nuk gjeje. Të kujtonte kuajt e kreshnikëve.

Por ja që i zoti tradhtoi dhe njerëzit e morën vesh se kë kishte mbajtur mbi shpinë ai kalë. Menjëherë për ta, ai u kthye në simbol të së keqes, në simbol të armiqësisë, edhe pse të themi të vërtetën, ai një copë kafshë ishte dhe asgjë tjetër. Por populli është i ndjeshëm dhe nuk e duron dot çdo gjë që ka lidhje me armiqësinë…!

E hoqën nga stalla e kuajve të shtabit, e bashkuan me turmën e kuajve të tjerë të samarit. Por edhe atje, ushtarëve dhe oficerëve u kujtonte tradhtinë dhe nuk e duronin dot. E mbrehën nëpër karro. Aty nisi të provojë shkopinjtë dhe kamxhikët, ndoshta me tepricë e pa të drejtë, por ja që kështu është jeta, edhe kafsha paguan, kur i shërben një gjëje të keqe.

Kali kaloi shumë peripeci, derisa një ditë ngordhi dhe e hodhën në një gropë”.

O Zot! Deri ku shtrihej absurdi i luftës së klasave!

Më vonë, kur erdhi demokracia, kjo histori u bë e njohur në filma e gazeta.

“Ty nuk ta uroj fatin e tij, megjithëse je kaq i dobët dhe puna në miniera është e rëndë, por një gjë duhet ta dish, do të jesh simbol i së keqes dhe do të bredhësh kampet e burgjet, përsa kohë ta kesh mendjen dhe sytë nga perëndimi dhe të shash pushtetin tonë”.

* * *

Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë. Unë, bashkë me shokët e mi të të njëjtit fat, e bëmë burgun. Mbas burgut, për shumë vite të tjera, u rropatëm fermave dhe guroreve, derisa një ditë, ashtu siç nuk na e kishte marrë mendja, pamë “godinën” e së keqes që zvarritej.

Shpesh më ka tunduar dëshira dhe kureshtja ta takoja prapë atë hetues, por është e pamundur ta takosh. Ai ka kohë që ka ikur në Amerikë. Doja t’i thoshja:

“Zotëri! Unë e durova diktaturën tuaj, dhe tani në liri ja ku jam këtu, në Shqipëri. Kurse ti nuk e durove dot lirinë tonë, dhe shkove në “perëndimin e ndaluar”, duke i’u larguar turpit. Atij turpi, që siç më thoshje vetë, vjen kur i shërben së keqes…! Por po të ishte vetëm kaq, nuk do të qe gjë.

Është më shumë. Mërgim i detyruar. Dënim. Rrënim i asaj që përfaqësoje.

Ti në çdo metër katrore të atdheut, shikon fantazma “dankoje”. Nga ato që i dërgove në Burrel, Spaç, Qafë-Bar. Fantazmat ta kanë trazuar subkoshiencën. Të kanë bërë ta kthesh shpesh kokën prapa. Të mos kesh qetësi. Ndaj ike.

Por ikja jote i ngjan vetëm kokës së strucit, sepse ti je prapë këtu. Pak Makbeth, pak Judë, pak Jago, pak gjarpër. I qullur kokë e këmbë, akull i ftohtë. Jo nga djersa! Jo nga stërkalat e deteve që kalove! Nga mëkatet që bëre për pesëdhjetë vjet! Nga lotët e atyre që i dënove pa faj.

Ike. Por imazhin dhe shpirtin e zi, nuk e more dot me vete. Atë tani e ke nëpër faqet e librave të Visar Zhitit, të Maks Velos, Fatos Lubonjës, Agim Mustës, Luan Myftiut, e shumë të tjerëve. Atje në Amerikë, një ditë, trupi yt mëkatar do të vdesë. Këtu, në këto libra, shpirti yt, do të mbetet përherë si një gjarpër-fosil i së keqes, si një njollë e errët krimi…”! Memorie.al

23 Komente

  1. k
    k

    Krimet dhe persekutimi ndaj të pafajshmeve padrejtesisht,do lahet si mallkim ndaj popullit servil dhe spiun vullnetar shqiptar.

    1. B
      Beqir Balluku

      Ore po emrin pse nuk ja thote ketij plehres qe e ka çnjerezuar, nga se ka frike sot ky ish i burgosuri ? Mire qe hak s’mori kush se nuk kishin kellqe, por te pakten tu permendin emrin atyre funderrinave te hetuesise qe i kane trajtuar ne menyra çnjerezore. Turp !

      1. R
        Realisti

        Jo turp po shumë turp!!! A ka emër ai kafshë o njeri që ke vuajtur kaq shumë prej tij? Cfarë turpi ka ai kur ti I mban të fshehtë emrin? E pakuptimtë.!

        1. Normal qe sja permend djali i ketij krimineli do jete ndonje minister ne kete qeveri apo dhe ne te shkuarat se nje mut jan te dyja nga komunizmi dolen

          1. V
            Vlora Heroike ku dolen dhe ca Spiune..

            Mbase ish Inxhinieri i Kimise Pellumb Shyti nga Dukati i Vlores dhe Bashkim Sala ne Angli mund te na tregoje me Hollesisht per kete Histori..Si Spiune te degjeneruar qe vazhduan dhe vazhdoje akoma te punojne Si Spiun..Por me nje ndryshimi,sote punojne per Demokracine..

            1. V
              Vlora Heroike ku dolen dhe ca Spiune..

              Mbase ish Inxhinieri i Kimise Pellumb Shyti nga Dukati i Vlores dhe Bashkim Sala ne Angli mund te na tregoje me Hollesisht per kete Histori..Si Spiune te degjeneruar qe vazhduan dhe vazhdoje akoma te punojne Si Spiun..Por me nje ndryshimi,sote punojne per Demokracine..

              1. A
                Agim Alikaj

                Ti qe nxjerr emra, qe nuk kane te bejne me kete histori, pse fshihesh si mi haleje? Dil me emer ta shikojme fytyren.

              2. S
                Shumica e ish Krimineleve ,jetojne kudo Si Sheik .

                Bravo mese e vertete ..Mire qe hak nuk moren,,se e kishin mendjen tek Demshperblimet qe moren nga shteti Taksat pagues .. Cfare haku. ? Shumica vriten se pse i shajne ndonje delire te Partive ose per ndonje fjale goje. ! Hehuuu i haruan keta vuatjet,,tani Ju kane ngelur vetem te tregojne Historite dhe te mbushen faqet e Gazetave..Njerez pa shtylle kurrizore ..

                1. S
                  Shumica e ish Krimineleve ,jetojne kudo Si Sheik .

                  Bravo mese e vertete ..Mire qe hak nuk moren,,se e kishin mendjen tek Demshperblimet qe moren nga shteti Taksat pagues .. Cfare haku. ? Shumica vriten se pse i shajne ndonje delire te Partive ose per ndonje fjale goje. ! Hehuuu i haruan keta vuatjet,,tani Ju kane ngelur vetem te tregojne Historite dhe te mbushen faqet e Gazetave..Njerez pa shtylle kurrizore ..

                2. 1
                  1

                  Aq te frikesuar jane keta sa as emrin nuk i permend dot.Une jam vlonjat dhe njof Meramet Hilen qe rahu dhe qiu ke i desh qefi dhe ne fund iku ne amerike si zotni .Mbas shembjes se regjimit dilte neper vlore dhe asnje nuk guxoi te pakten ta peshtynte publikisht.sindromi stokholmit,ske ci ben

                  1. C
                    Cecua

                    Si the ka shkuar ne amerike si ka mundesi se amerika i urren keta komunidte qe kane torturuar popullin sidomos ne shqiptaret e pika bythes ne kur na ka mbajtur shpresa e amerikes po vazhdon dhe sot ta can trapin spartak ngjela si intelektual dhe ala ska kuptuar qe amerika ne sna ka as te lista e tallashit jo po spagu jo po do na shpetoje ne kemi tridhjete vjet dhe zdime nga shkojme pe komunisteve ata vjedhin vtat ata vodhen gjithe pasurine dhe amerika i di mire po te pyesim spartakun qe na ka care karin Ne amerike gjyqet per azile ju japin vetem komunisteve se e kane fytyren e pa vrare kurse ne te vojturve nuk na shihnin dot me sy shiko dhe llotarite ku bien skam cthem po do jete von kur ta kuptoje populli E zoti na i marrte hakat.

                    1. V
                      Verdha

                      Emrin e hetuesit pse s e ke dekonspiruar. Mos shkruani mē pa dhēnē emra, perndryshe do merren si hartime artikujt tuaj.

                      1. V
                        Verdha

                        Emrin e hetuesit pse s e ke dekonspiruar. Mos shkruani mē pa dhēnē emra, perndryshe do merren si hartime artikujt tuaj.

                        1. I
                          Idioti

                          Shkrim I bukur dhe prekes vetem nje gje duhet plotesuar duhet tu shenojme emrin cdo personazhi te historis(sado e hidhur te tingelloj) ndryshe ndershekuj sic kemi vuajtur do vuajme si komb E vertetat sheron

                          1. P
                            Petrit Dume

                            O Beqir Balluku, paskemi qene ne nje mendje, ore keta te denuarit, shume dhe pa te drejte, po nuk kam lexuar ndonjehere nga keta ti nxjerin me emer e mbiemer, hetuesit apo ata qe i kane torturuar, jo keshtu po ashtu e asnje qe te dihet kush jane e kush kan qene.

                            1. d
                              demo

                              Kaq frike kane,kaq frike kane,,kaq hije u ka lene sa vetem emerin e kalit te Petrit Dumes,thoteee.

                              1. A
                                Adria

                                Kan kaluar mbi 30 vjet dhe ti ke akoma frik te thuash nje Emer mos ndoshta ja ke harruar emrin ashtu si dhe vuajtjet e tua ?!

                                1. u
                                  uskania

                                  Të ka hyrë frika në palcë, aq sa nuk guxon të përmendësh emrin e një krimineli që të ka nxirë jetën.Më turp nuk ka!

                                  1. A
                                    Ad

                                    Nuk ka fis me mbiemrin Shyti në Dukat

                                    1. c
                                      cfare nuk ndodh

                                      I gjori dhe i ngrati Astrit Xhaferi,vazhdon te mbartesh friken e hetuesit tend,sa qe akoma nuk guxon te na thuash emrin e tij. Sindromi i Stokholmit?

                                      1. H
                                        Hasan Spahiu.

                                        Hartim qe te mallengjen, eshte per cmim in nobel. Mire qe EMRIN nuk è jep, sepse nuk ka c'jep, se ndryshe è cojne ne gjyq dhe gjobitet per shpifje, por-a ka bere ndonje kerkese ne ndonje gjukates per te denoncuar arestimin dhe denim in e padrejte nga nje trupe gjukuese? Keshtu fiton te drejte per te merituar titullin "I persekutuar politik" dhe shperblimet perkatese. Jo KY, por as njeri prej Tyre nuk è ka bere. Amnistia e bere nuk iu jep pafajesi, por falje te denimit te mbetur. Pra ndaj, PA nje vendim pafajesi nga nje gjukates, shkrim e te tilla Jane vec Fanta I DHE shpifje.

                                        1. V
                                          Vlonjati

                                          Ndoshta komentuesit nuk e njohin Astrit Xhaferin. Une e njoha ne vitet 90. Ishte i mençur dhe simbol i urtesise. Shpesh thosha:- sa i "rrezikshem" per regjimin mund te kete qenë ky njeri qe lexon libra, llafoset me lulet dhe nuk shan askend as tani qe nuk e kercenon askush? I uroj jete te gjate dhe shendet te mire ne pjesen e jetes qe i ka caktuar Zoti.

                                          1. E
                                            EMIGRANTI

                                            Nuk ka che tregoje se historia eshte e sajuar .

                                            Lini një Përgjigje